Pyetje për ONE UI 4.0

ONE UI 4.0 sjell një larmi ndryshimesh novatore në telefonin Samsung Galaxy. Keni pyetje lidhur me ndërfaqen e përditësuar? Ndiqni udhëzuesin e mëposhtëm për të përfituar një përvojë më të lehtë dhe më të këndshme.

Përpara se të provoni rekomandimet e mëposhtme, verifikoni nëse softueri i pajisjes dhe të gjitha aplikacionet e lidhura janë përditësuar në versionin më të fundit. Për të përditësuar softuerin e pajisjes celulare, ndiqni këta hapa:

Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësime) > Software update (Përditësim softueri).

Hapi 2. Prekni Download and install (Shkarko dhe instalo).

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran.

Funksionet e reja të privatësisë në ONE UI 4.0
UI i përditësuar në ONE UI 4.0

Pyetje të shpeshta për ONE UI 4.0

Përgjigje: Disa prej menyve të njoftimit të mesazheve janë ndryshuar për t’i bërë më të lehta për përdoruesin. Nxjerrja e sinkronizimeve përpara, Njoftimet e përgjithshme dhe Mesazhet e reja mund të vendosen nga Kategoritë e njoftimeve.

Cilësimet e njoftimeve Cilësimet e njoftimeve

Hapi 1. Shkoni në “Settings” (Cilësimet) dhe përzgjidhni “Notifications” (Njoftimet).

Nga Mesazhet, prekni Kategoritë e njoftimeve Nga Mesazhet, prekni Kategoritë e njoftimeve

Hapi 2. Shkoni në “Messages” (Mesazhet) dhe prekni “Notification categories” (Kategoritë e njoftimeve).

Caktoni cilësimet e dëshiruara në Kategoritë e njoftimeve Caktoni cilësimet e dëshiruara në Kategoritë e njoftimeve

Hapi 3. Caktoni cilësimet e dëshiruara.

Përgjigje: Kjo ikonë shfaqet gjatë një telefonate kur aplikacionit Telefoni i jepet e drejta ta përdorë Mikrofonin. Ikona e gjelbër nuk është një funksion me të cilin mund të ndërveproni.

Ikona e gjelbër shfaqet gjatë një telefonate kur lejohet përdorimi i Mikrofonit

Për ta hequr të drejtën e përdorimit, shkoni në “Settings” (Cilësimet), shkoni në “Privacy” (Privatësia) dhe caktoni lejet sipas nevojës.

Nga cilësimet e Privatësisë, caktoni lejet sipas nevojës
Aktivizoni dritare komunikimi për të lejuar Mikrofonin gjatë bërjes së thirrjes

Përgjigje: Duke filluar nga sistemi operativ Android 12, përdoruesit mund t’i aktivizojnë ose çaktivizojnë këto funksione, për të mbrojtur privatësinë. Nga “Settings” (Cilësimet), shkoni në “Privacy” (Privatësia) dhe caktoni lejet sipas nevojës.

Nga cilësimet e Privatësisë, caktoni lejet sipas nevojës

Përgjigje: Nëse çaktivizoni “Always On Display” (Ekrani gjithmonë ndezur) në cilësimet “Notifications” (Njoftimet) në menynë e “Lock screen” (Kyç ekranin) ose çaktivizoni funksionin “Show on Always On Display” (Trego në Always On Display), njoftimet në Ekranin gjithmonë ndezur nuk shfaqen. Për ta aktivizuar këtë funksionalitet, ndiqni udhëzuesin e mëposhtëm.

Cilësimet e Kyçjes së ekranit Cilësimet e Kyçjes së ekranit

Hapi 1. Shkoni në “Settings” (Cilësimet) dhe përzgjidhni “Lock screen” (Kyç ekranin).

Përzgjidhni cilësimet e njoftimeve të kyçjes së ekranit Përzgjidhni cilësimet e njoftimeve të kyçjes së ekranit

Hapi 2. Përzgjidhni “Notifications” (Njoftimet).

Aktivizoni njoftimet në cilësimet Ekrani gjithmonë ndezur Aktivizoni njoftimet në cilësimet Ekrani gjithmonë ndezur

Hapi 3. Aktivizoni “Notifications” (Njoftimet) në cilësimet “Always On Display” (Ekrani gjithmonë ndezur).

Përgjigje: Duke filluar me sistemin operativ Android 12, lejet janë ndarë në Vendndodhje dhe Vendndodhje e saktë. Për të lejuar Vendndodhjen ose Vendndodhjen e saktë, ndiqni udhëzimet e mëposhtme.

Cilësimet e aplikacioneve Cilësimet e aplikacioneve

Hapi 1. Shkoni në “Settings” (Cilësimet) dhe përzgjidhni “Apps” (App-et).

Përzgjidhni lejet e aplikacionit Përzgjidhni lejet e aplikacionit

Hapi 2. Përzgjidhni aplikacionin që dëshironi të ndryshoni dhe prekni “Permissions” (Lejet).

Aktivizoni Përdor vendndodhjen e saktë Aktivizoni Përdor vendndodhjen e saktë

Hapi 3. Aktivizoni “Use precise location” (Përdor vendndodhjen e saktë).

Shënim: Pamjet e ekranit dhe menytë e pajisjes mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit.

Si ta përdorni aplikacionin Samsung Members

Nëse hasni në vështirësi me celularin, tabletin apo pajisje wearable Samsung, mund të na dërgoni pyetje në aplikacionin Samsung Members. Mësoni më shumë si të bëni një raportim problemi.

Faleminderit për komentin tuaj