Rindizeni rregullisht telefonin Galaxy për të parandaluar ngadalësimin apo bllokimin

Nëse ju është ngadalësuar reagimi i telefonit ose nëse telefoni ju bllokohet vazhdimisht, mund të drejtoheni për ndihmë pranë një qendre shërbimi Samsung, por në fillim i bëni rindezje telefonit për të parë se mos e zgjidhni në këtë mënyrë problemin. Për më shumë hollësi, lexoni udhëzuesin e mëposhtëm.

Përpara se të provoni rekomandimet e mëposhtme, verifikoni nëse softueri i pajisjes dhe të gjitha aplikacionet e lidhura janë përditësuar në versionin më të fundit. Për të përditësuar softuerin e pajisjes celulare, ndiqni këta hapa:

Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësime) > Software update (Përditësim softueri).

Hapi 2. Prekni Download and install (Shkarko dhe instalo).

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran.

Bëjeni zakon të përditshëm rindezjen e telefonit Galaxy

Rindezja periodike mund të parandalojë rastet kur telefoni Galaxy paraqet probleme. Nëse telefoni befas bllokohet apo nëse është shumë i ngadaltë, në fillim provoni ta rindizni.  Ndonjëherë, mjafton një rindezje e telefonit që të zgjidhet problemi. Rekomandohet rindezje periodike për të parë se mos kjo e zgjidh problemin, pa pasur nevojë t’i drejtoheni një qendre shërbimi Samsung.

Si të automatizoni rindezjet automatike

Telefonat Galaxy mund të konfigurohen në atë mënyrë që të bëjnë rindezje automatike në mënyrë periodike. Ndiqni hapat e mëposhtëm për të aktivizuar funksionin Rinis auto në orë të caktuara.

Hapi 1. Hapni Settings (Cilësime) dhe përzgjidhni “Battery and device care” (Kujdesi për baterinë & pajisjen).

Hapi 2. Prekni Opsione të tjera (tri pikat vertikale).

cakto rinisje auto hapi1

Hapi 3. Përzgjidhni Automation (Automatizimi).

Hapi 4. Prekni “Auto restart at set times” (Rinis auto në orë të caktuara).

cakto rinisje auto hapi2

Hapi 5. Caktoni Orari Telefoni do të bëjë rindezje automatike brenda 1 ore nga orari që do të caktoni.

cakto rinisje auto hapi3

Telefoni do të rindizet vetëm kur:

  • Është i fikur ekrani.
  • Nuk është duke u përdorur telefoni.
  • Bateria është mbi 30%.
  • Është e çaktizivzuar kyçja e kartës SIM.

Shënim: Pamjet e ekranit dhe menytë e pajisjes mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit.

Si ta përdorni aplikacionin Samsung Members

Nëse hasni në vështirësi me celularin, tabletin apo pajisje wearable Samsung, mund të na dërgoni pyetje në aplikacionin Samsung Members. Mësoni më shumë si të bëni një raportim problemi.

Faleminderit për komentin tuaj