Si përdoret Android Message në pajisjen time Galaxy

Android Message është një sistem alternativ për shkëmbimin dhe menaxhimin e mesazheve. Mund ta përdorni për të dërguar SMS dhe MMS. Mund ta përdorni atë gjithashtu për të biseduar përmes RCS, për të dërguar mesazhe, imazhe, video dhe audio. 

Pamja e një ekrani Galaxy me ikonën e aplikacionit Android Message të theksuar.

Sistemi i shkëmbimit të mesazheve Android TM është i disponueshëm në të gjitha pajisjet me sistem operativ Android.

Kriteret për Android Message janë si më poshtë:

  • Android TM 5.0 Lollipop ose më shumë.
  • Një lidhje Wi-Fi ose një rrjet të dhënash.

Ju lutemi, vini re: Android Message nuk është i disponueshëm brenda gjithë tarifave celulare dhe ndonjëherë mund të ketë kosto shtesë nga tarifa juaj e zakonshme. Gjithashtu, Android Message mund të mos mundësohet nga disa shtete për momentin.

Nëse doni të shkarkoni Android Message, ndiqni këta hapa:

1 Hapni Play Store dhe në fushën e kërkimit në pjesën e sipërme të ekranit, kërkoni Android Message.
2 Prekni butonin “Instalo”.
3 Kur procesi i shkarkimi të ketë përfunduar, aplikacioni është gati për përdorim. Për të lokalizuar aplikacionin, shkoni tek ekrani i aplikacioneve dhe prekni opsionin “Google”. Këtu mund të gjeni aplikacionin tuaj Android Message.

Nëse doni të përditësoni Android Message, ndiqni këta hapa:

1 Hapni Play Store dhe në fushën e kërkimit në pjesën e sipërme të ekranit, kërkoni Android Message.
2 Prekni butonin “Përditëso”.
3 Kur procesi i përditësimit të ketë përfunduar, aplikacioni është gati për përdorim në versionin më të fundit.

Android Message mund ta konfiguroni si opsioni standard kur dërgoni një mesazh apo filloni një bisedë. Ndiqni këta hapa:

1 Hapni aplikacionin “Mesazhet”. Në ekranin kryesor do të shihni një mesazh që ju kërkon ta bëni Android Message si aplikacionin standard për SMS-të. Nëse doni ta bëni këtë, prekni “Cakto aplikacionin standard për SMS”.
2 Në panelin pop-up, zgjidhni opsionin “Mesazhet” dhe prekni butonin “Cakto si standard”.

Nëse doni të dërgoni një mesazh dhe të filloni një bisedë, ndiqni këta hapa:

Hapi 1. Pamja e ekranit kryesor të Android Message. Hapi 1. Pamja e ekranit kryesor të Android Message.

Hapi 1. Hapni Android Message dhe prekni ikonën e mesazhit të ri në skajin e poshtëm djathtas në ekran.

Hapi 2. Fotografi ekrani e një bisede të re me opsionet “Për” dhe “Krijo grup” të theksuar. Hapi 2. Fotografi ekrani e një bisede të re me opsionet “Për” dhe “Krijo grup” të theksuar.

Hapi 2. Në ekranin e ri shkruani emrin, numrin e telefonit ose emailin që doni të vendosni. Gjithashtu, mund të krijoni një grup për të dërguar mesazhe duke shtypur opsionin “Krijo grup”.

Hapi 3. Ekrani me butonin Dërgo të theksuar. Hapi 3. Ekrani me butonin Dërgo të theksuar.

Hapi 3. Kur vendosni kontaktin, prekni “Dërgoja [kontaktit që ke vendosur]”. Shkruani tekstin dhe prekni butonin Dërgo në anën e djathtë të kutisë së tekstit.

Nëse doni të programoni një mesazh, duhet të ndiqni hapat e mësipërm, por në vend që të prekni Dërgo, mbajeni shtypur gjatë këtë buton. Kur shfaqet paneli pop-up, zgjidhni opsionin që doni të bëni. Më pas, prekni ikonën dërgo dhe mesazhi juaj do të dërgohet në datën që keni zgjedhur. 

Mesazhet tuaja mund t’i menaxhoni dhe t’i ndani në kategori, në varësi të përmbajtjes ose nëse dëshironi t’i shënoni me yll apo t’i arkivoni.

Për të parë kategoritë e ndryshme, prekni ikonën më shumë opsione në pjesën e sipërme djathtas të ekranit. Këtu mund të shihni kategoritë e mesazheve “Me yll”, “Të arkivuara” dhe “Mesazhe të padëshiruara dhe të kyçura”. 

Opsionet e ndryshme janë si më poshtë:

  • Me yll: Mesazhet e shënuara me yll shfaqen në këtë kategori.
  • Të arkivuara: Mesazhet e shënuara si të arkivuara shfaqen në këtë kategori.
  • Mesazhe të padëshiruara dhe të kyçura: Mesazhet e shënuara si të padëshiruara ose të kyçura, shfaqen në këtë kategori.
  • Imazhet: Mesazhet që përmbajnë mesazhe shfaqen në këtë kategori.
  • Video: Mesazhet që përmbajnë video shfaqen në këtë kategori.
  • Vendet: Mesazhet që përmbajnë vende shfaqen në këtë kategori.
  • Lidhje: Mesazhet që përmbajnë lidhje shfaqen në këtë kategori.

Nëse doni të aktivizoni RCS-në për ta përdorur, ndiqni këta hapa:

1 Hapni aplikacionin Android Message dhe prekni ikonën më shumë opsione.
2 Prekni “Cilësime” dhe në ekranin e ri, zgjidhni opsionin “Veçoritë e bisedës”.
3 Prekni “Aktivizo veçoritë e bisedës” dhe zgjidhni opsionin “RCS”.

Mund të konfiguroni Android Message për të ndryshuar temat, vendin, sugjerimet ose gjithë pamjet paraprake automatike. Lexoni më poshtë për të ditur se si të personalizoni opsionet: 

  • Zgjidh temën: mund të zgjidhni temën që doni të përdorni në Android Message. Prekni ikonën më shumë opsione dhe zgjidhni opsionin “Zgjidh temën”. Këtu mund të zgjidhni midis “E çelët”, “E errët” ose “Standarde e sistemit”. Kur zgjidhni një, prekni butonin “OK”.
  • Kapeni me dy gishta për të zmadhuar tekstin e bisedës: Prekni ikonën më shumë opsione në ekranin kryesor të aplikacionit. Shkoni te “Cilësimet” dhe aktivizoni butonin për të përdorur këtë veçori.
  • Dëgjo tingujt e mesazheve dalëse: Prekni ikonën më shumë opsione në ekranin kryesor të aplikacionit. Shkoni te “Cilësimet” dhe aktivizoni butonin për të përdorur këtë veçori.
  • Flluskat: Prekni ikonën më shumë opsione në ekranin kryesor të aplikacionit. Zgjidhni opsionin “Cilësimet” dhe shkoni tek “Flluskat”. Këtu mund të zgjidhni midis “Të gjitha”, “Vetëm të zgjedhurat” dhe “Asnjë”.
  • Zgjidh shtetin: Ju mund ta personalizoni shtetin tuaj. Shkoni tek ikona më shumë opsione, shkoni te “Cilësimet” dhe zgjidhni “Shteti aktual”. Në këtë menu mund të zgjidhni shtetin që preferoni.
  • Sugjerime: Mund të zgjidhni sugjerimet që preferoni për të personalizuar përvojën tuaj me Android Message. Prekni ikonën më shumë opsione dhe shkoni te “Cilësimet”. Në këtë ekran, prekni “Sugjerime”. Këtu mund të personalizoni opsione si “përgjigje inteligjente” ose “ngjitës të sugjeruar”.
  • Pamje paraprake automatike: Një nga opsionet për personalizimin e aplikacionit Android Message është duke aktivizuar dhe çaktivizuar pamjet paraprake automatike. Në këtë ekran mund të zgjidhni “shfaq gjithë pamjet paraprake”, “vetëm pamjen paraprake të lidhjes së uebit” ose “shkarko të dhëna vetëm me Wi-Fi”. Mjafton të aktivizoni butonin “ndezur” ose “fikur”. 

Android Message ju mundëson të konfiguroni njoftime në mënyrën më të dobishme dhe më të leverdishme për ju.

Nëse doni të konfiguroni njoftimet, ndiqni këta hapa:

1 Hapni Android Message.
2 Prekni ikonën më shumë opsione në shiritin “Kërko lidhje”.
3 Zgjidhni “Cilësimet”.
4 Prekni opsionin e dytë: “Njoftimet”.
5 Zgjidhni dhe personalizoni opsionin që preferoni, për të shfaqur njoftime në pajisjen tuaj.

Një nga veçoritë më të dobishme të Android Message është mbrojtja nga mesazhet e padëshiruara. Këtë veçori mund ta përdorni duke ndjekur këta hapa vijues.

1 Hapni Android Message.
2 Prekni ikonën më shumë opsione në shiritin “Kërko lidhje”.
3 Zgjidhni “Cilësimet”.
4 Prekni “Mbrojtja nga mesazhet e padëshiruara”.
5 Aktivizoni butonin përzgjedhës “Aktivizo mbrojtjen nga mesazhet e padëshiruara”.

Pasi të keni aktivizuar veçorinë e mbrojtjes nga mesazhet e padëshiruara, mund të zgjidhni gjithë mesazhet e bllokuara duke prekur ikonën më shumë opsione në pjesën e sipërme djathtas të ekranit kryesor të Android Message dhe duke zgjedhur “Mesazhe të padëshiruara dhe të bllokuara”.

Ju mund të çiftoni një pajisje për të sinkronizuar mesazhet duke ndjekur hapat vijues.

1 Hapni Android Message.
2 Prekni ikonën më shumë opsione në pjesën e sipërme djathtas.
3 Klikoni “Çiftimi i pajisjeve”.
4 Shkoni në faqen e internetit të Google messages dhe skanoni kodin QR. Këtë mund ta bëni edhe me tabletën ose versionin e uebit në kompjuter, pasi procesi është i njëjtë. Në tabletën tuaj, skanoni kodin QR dhe në versionin e uebit në kompjuter, shkoni te Android Messages web.

Ndërkohë që përdorni Android Message, mund të ndeshni disa gabime që nuk ju mundësojnë ta përdorni aplikacionin si duhet. Nëse doni të merrni më shumë informacione për këtë gabim ose të gjeni një zgjidhje, hapni Android Message, prekni ikonën më shumë opsione në pjesën e sipërme djathtas dhe zgjidhni “Ndihmë dhe përshtypje”.

Atje mund të gjeni “Burimet më të përdorura të ndihmës” që mund të zgjidhë problemin tuaj, ose mund të dërgoni përshtypjet tuaja duke prekur opsionin “Dërgo përshtypje”.

Faleminderit për komentin tuaj