Si të përdorësh veçorinë “Diagnostikimi” të Samsung Members

Me veçorinë “Diagnostikimi” të aplikacionit Samsung Members mund të kontrollosh disa aspekte të smartfonit, për t’u siguruar që gjithçka funksionon siç duhet. “Diagnostikimi” të lejon të përdorësh një gamë të gjerë testesh për të përmirësuar performancën e smartfonit tënd. Gjithashtu, mund të ndash informacione me përdorues të Samsung, të lexosh lajme, këshilla dhe të tjera falë aplikacionit Samsung Members.

Pamje e ikonës Samsung Members.

Përpara se të përdorësh veçorinë “Diagnostikimi”, sigurohu që të verifikosh se softueri i pajisjes dhe aplikacionet që lidhen me atë të jenë të përditësuara në versionin më të fundit. Për të përditësuar softuerin e pajisjes celulare, ndiq këta hapa: Cilësimet e pajisjes > Përditësimi i softuerit.

Si të diagnostikosh telefonin duke përdorur Samsung Members

Pamje e ekranit kryesor të aplikacionit Samsung Members me opsionin “Mbështetja” të theksuar. Pamje e ekranit kryesor të aplikacionit Samsung Members me opsionin “Mbështetja” të theksuar.

Hapi 1. Hap aplikacionin Samsung Members dhe trokit “Mbështetja”.

Pamje e ekranit “Mbështetja” e Samsung Members me opsionin “Afisho testet” të theksuar. Pamje e ekranit “Mbështetja” e Samsung Members me opsionin “Afisho testet” të theksuar.

Hapi 2. Trokit “Afisho testet”.

Pamje e të gjitha testeve që mund të bësh me veçorinë “Diagnostikimi” me opsionin “Testo të gjitha” të theksuar. Pamje e të gjitha testeve që mund të bësh me veçorinë “Diagnostikimi” me opsionin “Testo të gjitha” të theksuar.

Hapi 3. Trokit “Testo të gjitha” për të nisur veçorinë “Diagnostikimi”.

Ndiq të gjitha udhëzimet në ekran për të testuar performancën e smartfonit. Mund të anashkalosh disa pjesë të procesit dhe të rikthehesh tek to kurdo që dëshiron. Nëse dëshiron të shqyrtosh një funksion specifik të smartfonit tënd, thjesht torkit tek ikona për të nisur testimin.

Shiko elkranin “Diagnostikimi” me ikonat individuale të testimit dhe butonin “Rinis” në pjesën e poshtme.

Ki parasysh: Duhet të verifikosh llogarinë tënde Samsung për të përdorur veçorinë “Diagnostikimi”.

Si të raportosh një gabim nga aplikacioni Samsung Members

Nëse ke probleme me performancën e smartfonit pas testimit, mund t’i raportosh ato nga aplikacioni Samsung Members duke ndjekur hapat në vijim:

1 Hap aplikacionin Samunng Members.
2 Trokit “Mbështetja”.
3 Trokit te “Raportet e gabimeve” për të dërguar raportin tënd. Duhet ta dërgosh me të dhënat e evidencave të sistemit. (Nëse problemi ka ndodhur në 5 minutat e fundit).

Faleminderit për komentin tuaj