See nothing else
Shikoni vetëm atë që ju pëlqen

Ju prezantojmë QLED TV për 2018

2018 samsung qled tv Shikoni vetëm atë që ju pëlqen
Televizori që i bën të gjitha!
Tri fjalë të thjeshta: Përvojë shikimi e pashoqe. Kjo është gjithçka që nevojitet për të përmbledhur idetë tona pas QLED TV. Jo më tërheqje vëmendjeje. Thjesht argëtim i pastër për sytë tuaj.
 

modelet e televizoreve qled

Asgjë më nuk qëndron
midis jush dhe televizorit tuaj

Kanë marrë fund ditët kur të gjithë grumbulloheshin për të parë TV në një ekran të vogël të errët të rrethuar nga telat. Samsung ka arritur t’i evoluojë televizorët për të lejuar shikim komod edhe nga një distancë me ekranin e madh dhe një miliard ngjyra si t’i shikonit në jetën reale. Gjithashtu, tani mund të menaxhoni të gjitha pajisjet tuaja në mënyrë më praktike me një telekomandë dhe të bashkëveproni me TV tuaj vetëm me zë. Edhe me të gjitha këto arritje, televizori i ri 2018 QLED TV do të gërshetohet menjëherë me brendësinë e shtëpisë suaj falë përpjekjeve të pafundme të Samsung me mjeshtërinë e dizajnit. Nr.1 për 12 vjet rresht në TV global, ⓒFuturesource Consulting

qled video dizajn video sličica
QLED TV Q Picture video sličica
QLED TV Q Style video sličica
QLED TV Q Smart video sličica
Zgjidhja jonë: përdorni vetëm më të mirët
Çfarë e bën një TV të përkryer? Të gjitha veçoritë e mbetura që duan konsumatorët, të kombinuara me teknologjitë më të përparuara të figurës. Përgjigjja jonë është televizori i ri QLED TV. Televizori i ri Samsung 2018 QLED TV do t’ju japë përvoja të mahnitshme në jetën e përditshme, nga cilësia më e mirë e figurës deri te veçoritë intuitive inteligjente dhe dizajni i bukur për të cilin mund të jeni krenar.
 

Mbi një miliard nuanca ngjyrash

Q Color

Nga një proces të thjeshtë të kthimit të dritës në ngjyrë krijuam diçka vërtet speciale me teknologjinë tonë inovative Quantum dot. Kemi shtuar dritën ndaj ekuacionit dhe kemi mundësuar shfaqjen e një miliardë ngjyrave me një vëllim prej njëqind për qind."

qled tv 2018 q color

Në çdo kohë, në çdo dritë

Q Contrast

Mendoni gjithë ato raste kur nuk mund të shikonit ekranin e TV. Ndonjëherë në dhomë ka shumë diell. Ndonjëherë, nuk ka diell të mjaftueshëm. Me televizorët e rinj 2018 QLED TV këto bezdisje i përkasin të kaluarës, me të zezë më të thellë dhe më të errët që theksojnë çdo detaj të vetëm. Tani nuk ka rëndësi se sa dritë ka në dhomë.

qled tv q contrast

Shikoni përtej hijeve

Q HDR 2000/1500/1000

Ndonjëherë nuk mund të shikoni se çfarë ka në ekranin e TV tuaj. Veçanërisht kur është një skenë e errët me hije. Q HDR është krijuar nga kombinimi ynë i ekspertizës dhe teknologjisë HDR10+ për t’ju dhënë një gamë më të gjerë drite dhe kontrastesh për të sjellë në jetë të gjitha nuancat e figurës.

qled tv q contrast

Shikoni figurën, jo televizorin

Filozofia e dizajnit tonë është të mbani të fshehura ato që tërheqin vëmendjen për të parë vetëm figurën. Prandaj, hoqëm gjërat e zakonshme që na tërheqin vëmendjen më shumë, siç janë kabllot e ngatërruara dhe madje edhe ekrani i zi nuk do t’ju tërheqë më vëmendjen në shtëpi. Liri hapësire, liri kënaqësie e pastër.

Image
qled tv Shikoni figurën, jo televizorin

Nuk ka më ekran të zi

Ambient Mode

Me Ambient Mode, në dhomën tuaj të ndenjes tani mund të keni përmbajtje zbukuruese, informacion të dobishëm dhe me fotot tuaja. Ju nuk do ta vini re TV në mur sepse gërshetohet në mënyrë të përkryer me dekorin tuaj dhe madje mund të luani pak muzikë të lehtë në sfond.

Image
qled tv Nuk ka më ekran të zi

Ju nevojitet vetëm një telekomandë

Një telekomandë e vetme

Një telekomandë e vetme elegante për të kontrolluar pajisjet tuaja të lidhura. Mjaft kërkuat telekomandën e duhur dhe kalojeni kohën duke parë më shumë dhe duke bërë më pak. Dhe ju do të shikoni automatikisht emrin e pajisjes në ekran. Gjetja e pajisjes së lidhur tani është bërë shumë më e lehtë.

qled tv Një telekomandë e vetme

* Produkti aktual dhe telekomanda mund të ndryshojnë nga imazhi i treguar.
* Vetëm pajisjet e përputhshme.

SmartThings, mundësi pa fund

SmartThings

SmartThings do t'ju ndihmojë të lidheni pa ndërprerje me një gamë të gjerë shërbimesh dhe pajisjesh intelegjente, nga frigoriferi deri te celulari, duke ju dhënë një mënyrë intuitive për të marrë kontroll të plotë mbi shtëpinë tuaj më tej. Përjetoni jetën vërtet i lidhur në rrjet.

qled tv smartthings

* Shërbimet intelegjente dhe GUI (ndërfaqja grafike e përdoruesit) mund të ndryshojnë në varësi të modelit dhe rajonit.
* Pajisjet e përputhshme me SmartThings mund të ndryshojnë në varësi të rajonit.

* Televizorët QLED kanë marrë verifikim nga shoqata gjermane e klasit botëror për testim dhe certifikim, Verband Deutscher Elektrotechniker (VDE), për aftësitë e tyre për të prodhuar volum ngjyrash 100 për qind.
QLED TV Samsung QLED është televizor i bazuar në teknologjinë Quantum Dot.
* Ndriçimi maksimal mund të variojë sipas modelit dhe madhësisë së televizorit.
* Ju lutemi referojuni faqes së produktit për secilin model.
*Imazhet janë të simuluara dhe vetëm për qëllim ilustrimi. Pamja dhe specifikimet e dizajnit që nuk e prekin performancën e produktit u nënshtrohen ndryshimeve pa dhënë njoftim