Fshesë me korrent me teknologjinë Jet Cyclone

VS15R8544S1/GE
Ngjyra BluBlu

The item is in the cart.

E fuqishme, por e lehtë

Pastrim i përparuar, por me peshë të lehtë

Fuqi e fortë thithjeje

Digital Inverter Motor

Thithje e jashtëzakonshme

Jet Cyclone

E mban ajrin më të pastër

Sistemi i filtrimit HEPA me 5 shtresa*

E fuqishme, por e lehtë

Performancë e përparuar në pastrim, por me peshë të lehtë

Pastroni lloje të ndryshme dyshemesh me lehtësi me një fshesë me korrent të gjatë me bateri, me peshë të lehtë, por të fuqishme. Digital Inverter Motor gjeneron fuqi thithjeje deri në 150W*. Dizajni aerodinamik i sistemit të ajrit gjithashtu optimizon qarkullimin e ajrit, ndërkohë që filtrimi i ajrit multi-ciklon kap grimcat e imëta të pluhurit.

E fuqishme, por e lehtë

* Thithja e testuar bazuar në IEC62885-2 Cl. 5.8, në hyrje të mjetit pa aksesor, duke përdorur regjimin Max. Bazuar në testimet e brendshme.

Fuqi e fortë thithjeje

Digital Inverter Motor

Pastron me më shumë efikasitet me fuqi thithjeje deri në 150W*. Digital Inverter Motor optimizon qarkullimin e ajrit me fletët e tij ultrasonike të salduara. Prandaj, ofron një fuqi të fortë në hyrje prej deri në 410W**, ruan një nivel të lartë efikasiteti energjie dhe gjeneron deri në 150W* thithje.

Fuqi e fortë thithjeje

* Thithja e testuar bazuar në IEC62885-2 Cl. 5.8, në hyrje të mjetit të pamotoriziuar, duke përdorur regjimin Max. Bazuar në testimet e brendshme.** Testimet bazuar në IEC60335-1 Cl. 10. Bazuar në testimet e brendshme.

Thithje e jashtëzakonshme

Jet Cyclone

Do të keni ajër më të pastër dhe fuqi të jashtëzakonshme thithjeje me strukturën multi-ciklon dhe me efikasitet të lartë të sistemit Jet Cyclone. Një shteg optimal ajri redukton rezistencën e ajrit dhe 9 ciklonet dhe 27 hyrjet e ajrit minimizojnë humbjen e thithjes. Gjithashtu ndan në mënyrë higjienike grimcat e imëta të pluhurit nga ajri.

Thithje e jashtëzakonshme

* Bazuar në testimet e brendshme duke përdorur IEC62885-2. cl.5.9. krahasuar me Samsung VS80N8014KR/EN.

E fuqishme me tapetet

Furça Turbo Action

Kapni grimcat e imëta të pluhurit në tapete si edhe dyshemetë e forta me furçën Turbo Action. Ajo rrotullohet rreth 3750 herë në minutë*. Një kokë rrotulluese 180 gradë ju lejon të ndryshoni me lehtësi drejtimin dhe të pastroni çdo qoshe. Dhe mund ta kryeni me lehtësi mirëmbajtjen e kazanit rrotullues duke e shkëputur me një klikim.

E fuqishme me tapetet

* Bazuar në testimet e brendshme duke përdorur regjimet Min, Mid dhe Max. Rezultatet mund të variojnë sipas përdorimit individual.

E mban ajrin më të pastër

Sistemi i filtrimit HEPA me 5 shtresa*

Thithni ajër më të pastër me sistemin e filtrimit HEPA me 5 shtresa*. Fillimisht një filtër kryesor me rrjetë metalike dhe rrotullim ciklon ndan dhe kap grimcat e mëdha të pluhurit. Një mikro-filtër me rrotullim ciklon Jet kap pluhurin e imët. Në fund një filtër pluhuri ultra i imët kap 99,999%** të pluhurit dhe substancave alergjike.

E mban ajrin më të pastër

* Sistem filtrimi HEPA: Sistem filtrimi me efikasitet të lartë për grimcat në ajër.** Testuar bazuar në IEC62885-2, Cl. 5.11, regjimi Max. Bazuar në testimet e brendshme.*** Madhësia 0,3~10µm është madhësia e grimcave që janë zakonisht të padukshme për syrin e njeriut, siç është poleni dhe myku.

Deri në 40 minuta* pastrim

Bateri që hiqet dhe që zgjat

Pastroni për një kohë të gjatë pa e rikarikuar. Një bateri me efikasitet të lartë (1800mA) vazhdon të thithë për deri në 40 minuta*. Ajo ruan 70% të performancës së vet origjinale deri në 500 cikle**. Dhe mund ta hiqni dhe ta zëvendësoni gjithashtu me lehtësi me një bateri rezervë*** për të pastruar për deri në 80 minuta.

Deri në 40 minuta* pastrim

* Koha e deklaruar e funksionimit aplikohet për nivelin minimal të fuqisë me një mjet të pamotorizuar të vendosur.** Ruan 70% të kapacitetit pas 5 viteve përdorimi prej 100 ciklesh/vit. 1 cikël: përdorimi total i baterisë nga një karikim i plotë. Rezultatet mund të variojnë sipas përdorimit. Bazuar në testimet e brendshme. *** Bateritë shtesë shiten veç si aksesorë.

Karikues ergonomik

Z Station

Vendoseni dhe karikojeni fshesën tuaj me korrent më lehtë duke përdorur platformën e karikimit Z Station. Një pjerrësi 7 gradë e bën më të lehtë parkimin dhe shkëputjen e fshesës me korrent. Me dizajnin e saj të hollë dhe të pavarur mund ta vendosni atë kudo. Ajo gjithashtu ka përshtatës të dyfishtë karikimi, që ju të mund të karikoni dy bateri* në vetëm 3.5 orë**

* Bateritë shtesë shiten veçmas si aksesorë.** Bazuar në testimet e brendshme, duke karikuar nivelin e baterisë nga 0% në 100%. Rezultatet mund të variojnë sipas përdorimit individual.

Karikues ergonomik

* Bateritë shtesë shiten veçmas si aksesorë.** Bazuar në testimet e brendshme, duke karikuar nivelin e baterisë nga 0% në 100%. Rezultatet mund të variojnë sipas përdorimit individual.

Kontrollojeni me një shikim

Ekrani dixhital

Sigurohuni që fshesa juaj me korrent është gjithmonë në gjendje optimale pune me një ekran të integruar dixhital. Ju mund ta kontrolloni në mënyrë intuitive statusin e pajisjes, si p.sh. nivelin e fuqisë dhe llojin e furçës. Dhe ju sinjalizon nëse ka probleme ose bllokime me tubin e furçës. Kështu mund ta kontrolloni dhe mirëmbani atë me efikasitet.

Kontrollojeni me një shikim

Kosh që mund të lahet plotësisht

Kosh pluhuri që mund të lahet

Mbajeni koshin e pluhurit të pastër nga ana higjienike dhe zbrazeni me lehtësi fshesën tuaj me korrent. I gjithë koshi i pluhurit, duke përfshirë sistemin multi-ciklon, mund të lahet plotësisht, prandaj mund të mbahet i pastër dhe i freskët. Ai mund të hiqet gjithashtu pa e shkëputur tubin nga trupi

  

Pastrim i lehtë

  

Mund të lahet

Komoditet ergonomik

Tubi teleskopik

Pastrojeni shtëpinë tuaj me lehtësi me kontrollin dhe lëvizjen e lehtë. Një dizajn me peshë të lehtë siguron lehtësi maksimale në përdorim dhe redukton lodhjen e kyçeve. Ju mund ta përshtatni gjatësinë e tubit teleskopik në 4 nivele për të gjetur atë që është më komod për ju. Kështu, mund të pastroni me lehtësi nëpër të gjithë shtëpinë.

Komoditet ergonomik

Pastroni dyshemetë e forta

Furça Soft Action

Kapni pluhurin e imët në dyshemetë e forta dhe në pjesët e ngushta duke përdorur furçën Soft Action të thurur me fije antistatike argjendi. Një kokë rrotulluese 180 gradë ju lejon të pastroni çdo qoshe. Ajo nuk lejon që qimet e kafshëve të ngecin brenda furçës. Dhe mund ta kryeni me lehtësi mirëmbajtjen e furçës me një klikim butoni.

Pastroni dyshemetë e forta

* Bazuar në testimet e brendshme duke përdorur regjimet Min, Mid dhe Max. Rezultatet mund të variojnë sipas përdorimit individual.

Fshini dyshemetë e forta

Fshesë rrotulluese

Mbajini dyshemetë e forta të pastra më lehtë me një fshesë opsionale rrotulluese. Shtupat e saj të njoma me rrotullim të dyfishtë mundësojnë pastrim efikas me më pak mundim. Ju mund të përdorni gjithashtu shtupa prej mikrofibre të ripërdorshme ose lecka të lagura njëpërdorimëshe. Ajo funksionon për deri në 75 minuta*, që ju të fshini në mënyrë të përkryer dyshemetë e forta.

Fshini dyshemetë e forta

* Koha e deklaruar e funksionimit aplikohet për regjimin "Wet" kur është e vendosur fshesa rrotulluese.

  • 0.5 ℓ Kapaciteti i pluhurit
  • 410 W Fuqia maks. e konsumit
  • 2.6 kg Pesha

Si mund të stivoset

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.