VC2500M Fshesë me korrent kanistër me më shumë fuqi thithëse, 2.5l

VC2500M Fshesë me korrent kanistër me më shumë fuqi thithëse, 2.5l

VC07M25E0WR/GE

Zgjidhni ngjyrën tuaj

Ngjyra :
  • E fuqishme, por e lehtë
    Më shumë fuqi thithjeje*
  • Heq pluhurin e madh
    EZClean Cyclone*
  • Më shumë kursime ekologjike
    Efikasitet në energji
  • Gjeni dhe ruani me shpejtësi
    Aksesor 2-në-1

Projektuar për pastruar shtëpitë që kanë më pak qime të ngecura kafshësh shtëpiake*

Mini Pet Care Tool

Mini Pet Care Tool i jep fund bezdisjes së heqjes së qimeve të padëshiruara të kafshëve shtëpiake nga divanet, krevatet dhe dyshekët. Furça rrotulluese e projektuar me materiale gome redukton sasinë e qimeve të kafshëve shtëpiake të ngecura në furçën e tamburit*. Gjithashtu, dizajni i saj kompakt është i lehtë për t'u manovruar dhe futet në hapësira të vogla.

* Testuar brenda kompanisë krahasuar me furçën tradicionale të Samsung 'TB-480'.

Projektuar për pastruar plotësisht shtëpitë me kafshë shtëpiake

Furça Kujdesi për kafshët shtëpiake

Pet Care Brush ka një turbinë të fuqishme që rrotullon furçën e tamburit, prandaj është shumë më efikase për kapjen e qimeve të kafshëve*. Gjithashtu i fut fijet e furçës më thellë në pëlhurën e tapetit tuaj, duke hequr papastërtitë e zhytura thellë dhe substancat alergjike**. Gjithashtu, kapaku i sipërm i heqshëm e bën të lehtë mirëmbajtjen.

* Testuar brenda kompanisë krahasuar me furçën tradicionale të Samsung 'NB945'.** Performanca në pastrim mund të variojë sipas llojit të dyshemesë.*** Imazhi i mësipërm mund të duket pak më ndryshe nga produkti aktual.

Projektuar për adhuruesit e kafshëve

Gama e produkteve Pet Care për t'iu përshtatur stilit tuaj të jetesës

E rekomanduar për të gjitha llojet e dyshemeve, Samsung Pet Care Edition përmban shtatë modele që i përshtaten stilit tuaj të jetesës – dy kuti me qese dhe pesë kuti pa qese. Ofron gjithashtu një Pet Care Brush ose Mini Pet Care Tool me ajër, si edhe tre aksesorë standardë pastrimi.

* Imazhi i mësipërm mund të duket pak më ndryshe nga produkti aktual.

E fuqishme, por e lehtë

Më shumë fuqi thithjeje*

Ju pëlqen fuqia e një fshese me korrent heavy-duty, por pa vështirësitë e lëvizjes së saj? Dizajni i lehtë i kutisë me qese të Samsung VC2500 e bën të lehtë për ta manovruar. Dhe thithja e vet e fuqishme siguron gjithashtu pastrim të thellë dhe intensiv mbi tapete, rrugica dhe dysheme të forta.

*Krahasuar me SC54** series të llojit tradicional me qese të Samsung. Bazuar në testimet e brendshme.

Heq pluhurin e madh

EZClean Cyclone*

Filtri unik EZClean Cyclone ndan grimcat e mëdha të pluhurit duke përdorur forcat centrifugale. Duke qenë se qesja e pluhurit grumbullon vetëm pluhurin e imët, thithja zgjat më shumë se 4 herë se fshesat tradicionale me korrent Samsung* përpara se të ketë nevojë për pastrim dhe kursen në kostot e ndërrimit të qeseve të pluhurit.

E lehtë për t'u zbrazur

EZClean Cyclone*

E vendosur në dorezë, është e lehtë të kontrollohet se sa pluhur është grumbulluar dhe sa plot është filtri EZClean Cyclone Filter. Për ta zbrazur, mjafton të tërhiqni shkopin qendror dhe thjesht të derdhni përmbajtjen, prandaj duart nuk do t'ju ndoten.

  • * Krahasuar me llojin me qese të Samsung pa EZClean Cyclone. Bazuar në testimet e brendshme.

Më shumë kursime ekologjike

Efikasitet në energji

A doni që të jeni miqësorë me ambientin? Samsung VC2500 është e certifikuar si efikase në energji, prandaj konsumon më pak energji. Ka nivelin më të lartë të efikasitetit në energji të Klasit A kur përdoret në dysheme të forta. Përfitoni performancë të shkëlqyer në pastrim dhe efikasitet më të madh.

*Krahasuar me SC54Q* series të llojit tradicional me qese të Samsung.

Gjeni dhe ruani me shpejtësi

Aksesor 2-në-1

Një aksesor me akses të lehtë 2-në-1 ndodhet poshtë dorezës, prandaj është gjithmonë lehtësisht i aksesueshëm kur doni të pastroni mobiliet ose vendet e vogla që arrihen me vështirësi.

Merrni frymë lehtë

Filtrimi i substancave alergjike

Merrni frymë ajër më të pastër me filtrimin e avancuar të substancave alergjike që është i vërtetuar se minimizon sasinë e pluhurit të imët dhe substancave alergjike që dalin sërish në shtëpi.

Mos i harroni qeset e pluhurit

Kapaku i sigurisë

Çfarë ka më keq se të pastroni pa vendosur qesen e pluhurit? Kapaku i sigurisë garanton që të mos e harroni asnjëherë qesen e pluhurit, sepse ai nuk mund të mbyllet pa futur qesen brenda. Kur është bosh, mbajtësja e qeses së pluhurit e pengon kapakun që të mbyllet.

Pa ngatërrim tubash

Tubi 360º

Tubi 360º mund të rrotullohet në bazë në një rreth të plotë, gjë që i jep mundësinë të lëvizë lirshëm në çdo drejtim pa u përdredhur ose ngatërruar. Prandaj, mund ta lëvizni dhe ndryshoni drejtimin në mënyrë komode dhe efikase.

Më pak dëmtim për dyshemenë

Rrota më të mëdha gome

Rrotat më të mëdha të gomës e ndihmojnë të lëvizë me lehtësi dhe pa ndalesa nëpër shtëpi pa gërvishtur dyshemenë.

Specifikimet

  • Kapaciteti i pluhurit 2.5 ℓ
  • Fuqia maks. e konsumit 750 W
  • Përmasat e setit (GjxLxTh) 280x246x390 mm
  • Pesha e setit 4.1 kg

Suporti

Gjeni përgjigje për pyetjen që keni në lidhje me produktin

Mbёshtetje pёr produktin Shih më shumë përmbajtje
Manuali i përdorimit dhe shkarkimet
  • Manuali i përdorimit (Vacuum Cleaner )
    SHQIP
  • Manuali i përdorimit (Vacuum Cleaner )
    ANGLISHT
Shih më shumë përmbajtje

{{family.currentModel.displayName}}

{{family.currentModel.modelCode}}

Ngjyra : {{chip.displayName}}
{{model.prices.currentPriceDisplay}}
Nga {{model.prices.monthlyPrice}} / muaj për {{model.prices.months}} muaj
ose {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price without VAT: {{model.prices.vatFreePriceFormatted}}

Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}

Price before: {{model.prices.priceDisplay}}

{{model.prices.priceDisplay}} {{model.prices.savePrice}}
  • {{summary.title}}

    {{summary.value}}{{summary.unit}}

  • {{summary.title}}

Krahasoni modelet

Krahasoni me sende të ngjashme

Shikuar së fundmi

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.