FOTOGRAFIA

Gëzojuni natyrës
me light painting

Duke përdorur ekspozime të gjata dhe fotografi të vijave me dritë,
mund të shndërroni një elektrik dore
në një furçë të pikturimit.

Një burrë në agim pikturon me drita një feniks në ajër. Master it. Creator classes. Një burrë në agim pikturon me drita një feniks në ajër. Master it. Creator classes.

Besimi i çdo ambientalisti është “mos lër asnjë gjurmë pas.” Prandaj të pikturuarit me dritë është një mënyrë aq e shkëlqyer për të qënë artistik në natyrë. Të pikturuarit me dritë ju jep justifikimin e përsosur për të eksploruar biomat e bukura rreth jush, ndërsa nuk lini asnjë gjurmë mjedisore më të madhe sesa smartfoni tashmë në xhepin tuaj. Mund të pikturoni vija me dritë si grafite në vetë Tokën Nënë pa lënë një gjurmë të përhershme pas.

Për të na mësuar sesi të bëjmë piktura me dritë, u bashkuam me fotografin profesionist të vijave me dritë Darren Pearson (@dariustwin). I frymëzuar nga plazhet, pyjet, fushat dhe shkretëtirat e California së origjinës së tij, Pearson shfrytëzoi Samsung Galaxy S22 Ultra Nightography për të krijuar fotografi me vija drite të kafshëve që përfaqësojnë elementë të natyrës: një feniks për zjarrin, një orka për oqeanin, një çita për erën dhe një dre për pyllin.

Ju kurseni, mjedisi fiton
Ç’është më mirë për të festuar Ditën Botërore të Mjedisit sesa të riciklosh një pajisje të vjetër?

Light painting është për të gjithë

Të pikturuarit me dritë është po aq e vjetër sa fotografia. Vetë Pearson u frymëzua të fillojë të pikturuarin me dritë pasi pa një fotografi të 1949-tës të Pablo Picasso-s duke pikturuar një centaur prej drite. ""Gjithshka që ju nevojitet për të bërë një pikturë me dritë është një kamera e vendosur në një trekëmbësh në errësirë dhe pastaj të lëvizni një dritë përpara lenteve ndërsa shkrepësi është i hapur,"" shpjegon Pearson. Vishni rroba të errëta ndërsa regjistroni dhe praktikisht do të zhdukeni nga poza përfundimtare me ekspozim të gjatë.

Për të bërë një pikturë me dritë, ju nevojitet një kamera ose smartfon që ju lejon të ndryshoni me dorë shpejtësinë e shkrepësit të kamerës, fokusin dhe ISO-n (ose ndjeshmërinë ndaj dritës). Madje mund të ripërdorni elektrikun e dorës të një smartfoni të vjetër për të funksionuar si 'furça e pikturimit' tuaj, megjithëse vetë Pearson preferon LED me shumë ngjyra. ""Gjëja më e rëndësishme është që mjetet tuaja të dritës të jenë pajisje të cilat mund t’i përdorni me rehati,"" thotë ai.

Mendoni fillimisht për vizatimin

Meqënëse një pikturë me dritë duhet të bëhet brenda 30 sekondash, është e rëndësishme që të thjeshtoni dizajnin tuaj sa më shumë që të jetë e mundur. Praktikoni lëvizjet tuaja në mënyrë që të krijoni kujtesën e muskujve për ta riprodhuar pa të meta kur është koha për të bërë pozën. Për këtë, Pearson praktikon në aplikacionin Notes duke përdorur S Pen e tij.

Pasi një dizajn të ketë përfunduar, është koha për të gjetur sfondin e përshtatshëm. Mjediset më të mira për piktura me dritë janë mjediset më të largëta pa shumë dritë ambienti. Moti është gjithashtu i rëndësishëm për t’u mbajtur parasysh. Shmangni regjistrimin në mot me shi ose kushte me erë, pasi shkulmet e erës mund të lëvizin trekëmbëshin tuaj, duke prishur pozën tuaj.

4

Gjithshka varet nga cilësimet

"Nuk mund të keni një fotografi të shkëlqyer pa një ide të shkëlqyer, dhe gjithashtu, nuk mund të keni një fotografi të shkëlqyer pa cilësimet e duhura të ekspozimit," thotë Pearson. Prandaj, pasi të gjeni idenë tuaj, sfondin dhe smartfonin tuaj në trekëmbëshin e tij, është koha për të aktivizuar aplikacionin Kamera dhe të kaloni në Pro mode.

Në varësi sesa dritë ambienti ka në mjedisin tuaj, Pearson rekomandon që të cilësoni me dorë ISO-n ndërmjet 400 dhe 800 për pikturën tuaj të parë me dritë. Tani cilësoni me dorë fokusin tuaj: Pearson thotë 0.8 është zakonisht një cilësim i mirë. Por cilësimi më i rëndësishëm është shpejtësia, e cila përcakton sesa kohë qëndron i hapur shkrepësi. Regjistroni sesa kohë ju duhet për të skicuar dizajnin tuaj, pastaj cilësoni vlerën e Shpejtësisë sa më pranë atij numri sekondash që është e mundur.

Tre gjëra kryesore

Pasi të keni vendosur cilësimet e duhura, është koha për të bërë pozën tuaj. Veç po patët një ndihmës, ju do të jeni përpara kamerës kur bëhet fotografia, ndaj ose vendosni {1} ose përdorni Galaxy S22 Ultra S Pen tuaj për të shkrepur nga larg pozën tuaj. Pastaj ekzekutoni dizajnin me burimin tuaj të dritës të drejtuar ndaj kamerës.

Mund të duhen disa përpjekje për ta bërë siç duhet, por pasi ta keni mësuar, pikturimi me dritë kërkon shumë pak përpunim më pas për të marrë rezultate mbresëlënëse. Eksperimentoni, thotë Pearson dhe mbani mend tre gjërat kryesore—koncepti, krijimi dhe cilësimet e kamerës. Do të përfundoni me një pikturim me dritë që është një vepër arti.

Filloni të pikturoni me fotonë

Gjithshka që ju duhet është kamera e duhur dhe një dritë e shndritshme.

Darren Pearson Darren Pearson

JU PREZANTOJMË

Darren Pearson

Fotograf i vijave me dritë

Samsung Galaxy icon Samsung Galaxy icon

NDANI DHE EKSPLORONI

Është radha juaj

Ndiqni @SamsungwithGalaxy në Instagram për të gjetur frymëzim nga komuniteti ynë i krijuesve, pastaj shpërndani fotografitë tuaja krijuese #withGalaxy

Lexoni këta artikujt në vijim