Si të përdorni PowerShare me Valë në Galaxy S10

S10 lejon karikimin pajisje-me-pajisje pa nevojën e një karikuesi. Ju mund të karikoni gjithashtu S10 tuaj dhe një pajisje tjetër njëkohësisht.

Performanca e optimizuar e baterisë

Galaxy S10 përdor inteligjencën artificiale që mëson sjelljen tuaj, në mënyrë që të përshtatet automatikisht me regjimet e kursimit të energjisë dhe të kufizojë aplikacionet që përdoren më pak për të ruajtur më gjatë energjinë.

Zbuloni si të optimizoni baterinë tuaj duke përdorur Rutinat e Bixby-t 

Nëse bateria në pajisjen tuaj po bie, transferoni automatikisht energji nga S10 juaj.
 

Thjesht aktivizoni “PowerShare me Valë” në panelin e njoftimit, pastaj vendosni pajisjen tjetër në mes të S10 tuaj nga pjesa e pasme.
 

Me aktivizimin e Wireless PowerShare, një dritë blu fleshon në anën e pasme të S10-tës tuaj, dhe kjo kthehet në të kuqe gjatë karikimit. Pasi aparati të jetë karikuar plotësisht, drita fiket.

Mbani parasysh: Vendndodhja e bobinës së karikimit mund të ndryshojë sipas modelit të pajisjes. Mund t’ju duhet t’i përshtatni pajisjet derisa të lidhen si duhet me njëra-tjetrën.

GIF, karikimi pajisje-me-pajisje, Galaxy S10 dhe telefon tjetër inteligjent

Ndani pajisjet kur të jetë transferuar energji e mjaftueshme ose prisni derisa pajisja tjetër të jetë karikuar plotësisht.
 

Shikoni videon tonë më poshtë ku tregohet si funksionon.

Mbani parasysh: Kjo disponohet vetëm në telefonat S10 dhe pajisjet e tjera që mbështesin një funksion të karikimit me valë. Nëse niveli i baterisë në S10 tuaj bie nën një nivel të caktuar, PowerShare me Valë do të fiket automatikisht. 

Ndërkohë që S10 juaj është futur në prizë duke përdorur karikimin me fishë, ju mund të karikoni një pajisje tjetër njëkohësisht.

PowerShare me Valë, karikimi i dyfishtë i Galaxy S10 dhe orës inteligjente

Ndiqni hapat e mëposhtme për të aktivizuar karikimin e dyfishtë:

1

Tërhiqni poshtë panelin e njoftimit në S10 tuaj dhe prekni ikonën PowerShare me Valë për ta ndezur. Me aktivizimin e Wireless PowerShare, një dritë blu fleshon në anën e pasme të S10-tës tuaj.

2 Vendosni mesin e S10 nga ana e pasme me një pajisje tjetër.
3 Ekrani do ta konfirmojë këtë sapo pajisjet të lidhen. Prekni “Në rregull”. Drita në anën e pasme të aparatit kthehet në të kuqe gjatë karikimit.
4

Nëse tërhiqni poshtë sërish panelin e njoftimit do t’ju shfaqet një mesazh që tregon se pajisja e lidhur po karikohet. Ikona PowerShare me Valë do të shfaqet gjithashtu në shiritin e statusit ose te paneli juaj Always On Display.

5 Pasi aparati të jetë karikuar plotësisht, drita në anën e pasme të S10-tës fiket.

Eficienca e karikimit pa kabull varet nga distanca ndërmjet spiraleve karikuese që janë montuar në aparate. Juve mund t’ju duhet të përshtatni pozicionin e aparateve derisa ata të lidhen me njeri-tjetrin si duhet.

 

Imazhi i mëposhtëm tregon pozicionin e spiraleve të karikimit pa kabull të montuar në çdo model të Galaxy S10.

Pozicionin e spiraleve të karikimit pa kabull të montuar në çdo model të Galaxy S10.

Në varësi të tipit dhe aksesorëve ose këllëfit të përdorur në aparatin tuaj, tipari Wireless PowerShare mund të mos funksionojë si duhet. Rekomandohet të hiqet çdo aksesor dhe këllëf mbrojtës i telefonit para se të përdoret ky tipar.

 

Gjithashtu sigurohuni që ana e pasme të aparatit të mos jetë e mbuluar nga pluhuri, papastërtitë ose lagështira para se të përdorni Wireless PowerShare.

Mbani parasysh: Në varësi të llojit dhe aksesorëve apo të këllëfëve të telefonit që përdoren, funksioni PowerShare me Valë mund të mos funksionojë si duhet. Rekomandohet heqja e çdo aksesori apo këllëfi telefoni para se të përdorni PowerShare me Valë. Vetëm pajisjet që mbështesin karikimin me valë mund të karikohen duke përdorur këtë funksion. Shpejtësia ose efikasiteti i karikimit mund të ndryshojë në varësi të gjendjes së pajisjes ose ambientit rrethues.

Faleminderit për komentin tuaj