Mënyra e përdorimit të "HDMI ARC" në televizorin inteligjent "Samsung"

"HDMI" është një fole e zakonshme për audio dhe video. Të gjitha pajisjet dhe projektorët audio përdorin këtë standard. Për audio me cilësi më të mirë, mund të përdorni një kabllo "HDMI" për ta drejtuar audion nga televizori juaj inteligjent te pajisja audio. "ARC" (kanali i kthimit të zërit) është një funksion i veçantë i kabllove të certifikuar "HDMI" të shpejtësisë së lartë përmes së cilit zëri mund të kalojë sërish edhe tek transmetuesi.

Çfarë është "HDMI ARC"?


Shumica e televizorëve "Samsung" mbështesin veçorinë "HDMI" të quajtur kanali i kthimit të zërit. "HDMI ARC" është projektuar për të reduktuar numrin e kabllove në lidhjen e televizorit me sistemin e kinemasë ose shiritin e zërit. Sinjali audio mund të hyjë dhe të dalë nga altoparlantët, gjë që përmirëson cilësinë e zërit dhe ul vonesën e sinjalit.
 

Thënë ndryshe, nuk ju duhet të lidhni një kabllo të dytë optike/audio me altoparlantin e mbështetur "HDMI ARC". Për të lidhur televizorin me një altoparlant ku është aktivizuar "ARC", sigurohuni që të përdorni kabllo "HDMI" të versionit 1.4 e lart. Funksioni "HDMI-ARC" ofrohet vetëm përmes folesë specifike në televizor ose kutisë "One Connect", dhe altoparlantët e jashtëm duhet të jenë të përputhshëm. Për të aktivizuar komandat e "HDMI ARC" mund t'ju duhet të rregulloni edhe cilësimet e altoparlantëve të jashtëm.

Ndryshimi me "HDMI ARC"

Formatet audio të mbështetura nga "HDMI ARC":

  • PCM (2-kanalësh)
  • Dolby Digital (deri në 5,1-kanalësh)
  • DTS Digital Surround (deri në 5.1-kanalësh) 

Shënim: "DTS" disponohet vetëm në modelet që kanë qarkulluar përpara vitit 2018.

Mënyra e lidhjes së kabllos "HDMI"


Ndiqni hapat e mëposhtëm për lidhjen e televizionit inteligjent me altoparlantin:
 

Hapi 1. Përgatitni një kabllo "HDMI".

Hapi 2. Lidhni kabllon me "HDMI IN" (ARC) e televizorit.

Hapi 3. Lidhuni me folenë "HDMI OUT" (TV-ARC) të altoparlantit që dëshironi të lidhni.

Hapi 4. Ndizni altoparlantët që janë lidhur me televizorin.

Hapi 5. Zëri i televizorit do të luhet përmes altoparlantëve të jashtëm.

Lidhja e kabllos "HDMI"

"Anynet +" (HDMI CEC) aktivizohet që në fabrikën e prodhimit të shiritit të zërit dhe të sistemit të kinemasë të "Samsung". Nëse në pajisjen tuaj nuk keni shirit zëri dhe sistem kinemaje i "Samsung", duhet të siguroheni që të jetë i aktivizuar funksioni "Anynet +" (HDMI-CEC) në televizorin inteligjent. 
 

  • Për televizorët inteligjentë të serisë T/Q, R/Q, N/Q dhe M/Q (nga viti 2017)

       Ekrani kryesor > Cilësimet > Të përgjithshme > Menaxhimi i pajisjeve të jashtme > Anynet + (HDMI CEC)

  • Për televizorët inteligjentë të serisë K (2016)

       Home" (Ekrani kryesor) > "Settings" (Cilësimet) > "System" (Sistemi) > "Expert settings" (Cilësimet për ekspertë) > Anynet + (HDMI-CEC)

  • Për televizorët inteligjentë deri në serinë J (2015)

       Menu" (Menyja) > "System" (Sistemi) > Anynet + (HDMI-CEC)

Shënim:

  • Për të përdorur "eARC", në televizorin inteligjent duhet të aktivizohet funksioni "Anynet +" (HDMI-CEC).
  • Nëse përdoret kabllo e paautorizuar, mund të ndodhin probleme.
  • Foleja "HDMI" do të jetë e etiketuar me "ARC" në pjesën e pasme të televizorit ose në kutinë "One Connect".
  • Shumica e kutive "One Connect" kanë një fole "HDMI-ARC" (zakonisht është foleja e tretë "HDMI"

Zgjidhja e problemeve me lidhjen "HDMI"


Nëse ekziston një problem me funksionimin e "ARC/eARC", hiqni fillimisht të gjitha pajisjet e jashtme (pajisjet STB, OTT, etj.) të lidhura me televizorin dhe më pas provoni sërish luajtjen. Disa pajisje të jashtme mund të mos përputhen siç duhet me specifikimet e lidhjes "HDMI", gjë që mund të shkaktojë probleme. Nëse problemi ekziston ende, duhet të kontrolloni mënyrat e mëtejshme në vijim.

Do t'ju duhet të aktivizoni protokollet "HDMI-CEC" te " Settings Menu" (Menyja e cilësimeve) në televizorin tuaj. Për televizorët "Samsung", protokolli "HDMI-CEC" quhet "Anynet+".
 

Vendndodhja e menysë për aktivizimin e "Anynet+" do të jetë diçka e ngjashme me veprimet e mëposhtme:
 

Hapi 1. Shtypni butonin "HOME" (EKRANI KRYESOR) në telekomandën e "Samsung" dhe më pas zgjidhni "Settings" (Cilësimet).

 

Menyja "Home Settings" (Cilësimet e faqes kryesore)

Hapi 2. Në ekranin "Settings" (Cilësimet), zgjidhni "General Menu" (Menyja e përgjithshme) dhe "External Device Manager" (Menaxheri i pajisjeve të jashtme).

"General External Device Manager" (Menaxheri i përgjithshëm i pajisjeve të jashtme)

Hapi 3. Navigoni te "Anynet+" (HDMI-CEC) në menynë "External Device Manager" (Menaxheri i pajisjeve të jashtme) dhe shtypni "Enter" (Hyr) në telekomandë për të ndezur "Anynet+".

Anynet HDMA-CEC

Nëse po përdorni një shirit zëri ose sistem kinemaje nga një palë e tretë, kontrolloni nëse është aktivizuar "HDMI CEC" dhe funksioni "ARC". Më pas, te altoparlanti ndryshoni burimin hyrës në "HDMI ARC".
 

Në varësi të serisë, rregulloni cilësimet e mëposhtme në televizorin inteligjent në mënyrë që zëri të dalë më pas nga altoparlanti:

  • Televizor inteligjent nga viti 2017 (seria T / Q, R / Q, N / Q dhe M / Q)

       Hapni "Home" (Faqja kryesore)> "Settings" (Cilësimet)> "Sound" (Zëri)> "Sound Output" (Dalja e zërit). Zgjidhni "Receiver (HDMI)

       (Marrësi HDMI) nga lista.
 

  • Televizor inteligjent nga viti 2016 (seria K)

       Hapni "Home" (Faqja kryesore)> "Settings" (Cilësimet)> "Sound" (Zëri)> "Speaker Settings" (Cilësimet e altoparlantit). Zgjidhni

       "Receiver (HDMI) (Marrësi HDMI) nga lista. 
 

  • Televizor inteligjent nga viti 2015 (seria J)

       Hapni "Menu" (Menyja)> "Sound" (Zëri)> "Speaker List" (Lista e altoparlantëve). Zgjidhni "Receiver (HDMI) (Marrësi HDMI) nga lista.
 

  • Televizor inteligjent nga viti 2013 deri në 2014 (seria F / H)

       Hapni "Menu" (Menyja)> "Sound" (Zëri)> "Speaker Settings" (Cilësimet e altoparlantëve). Caktoni në marrës daljen e zërit të

       televizorit.
 

  • Televizor inteligjent nga viti 2011 deri në 2012 (seria D / E)

       Hapni "Menu" (Menyja)> "System" (Sistemi)> Anynet + (HDMI-CEC). Aktivizoni funksionin "Receiver" (Marrësi). 

Kur televizori nuk ka zë, ose ka ndërprerje të zërit, dhe jeni duke dëgjuar diçka nga një pajisje e lidhur me një kabllo "HDMI", një nga shkaqet më të thjeshta të mundshme të problemit është cilësia e dobët e kabllos. Duke qenë se ndërrimi i kabllos me cilësi më të lartë nuk është gjithmonë i lehtë ose praktik, modelet e televizorëve inteligjentë "Samsung" kanë një cilësim që mund të përdoret për të rregulluar mënyrën se si televizori e konverton sinjalin "HDMI" dhe përmirëson përputhshmërinë me kabllon.

Navigoni te "Menu" (Menyja) > "Support" (Mbështetja)> "Self Diagnosis" (Vetëdiagnostikimi) > Signal Information (Informacioni i sinjalit) > "Signal History" (Historiku i sinjalit) > "HDMI Delay Level" (Niveli i vonesës së "HDMI) dhe zgjidhni një nga opsionet:

(Nga modeli i 2020: Menyja > Mbështetj > Kujdesi për pajisjen > Vetëdiagnostikimi > Informacioni i sinjalit > Historiku i sinjalit > Niveli i vonesës së HDMI)
 

  • "Basic" (Bazë): Ky është cilësimi i paracaktuar për funksionim normal.
  • "Slow 1" (I ngadaltë 1): Kjo shton një vonesë të vogël përpara se të përcaktohet se kablloja "HDMI" nuk po dërgon sinjal.
  • "Slow 2" (I ngadaltë 2): Kjo shton një vonesë të konsiderueshme.
     

Caktimi i këtij opsioni në "Slow 1" (I ngadaltë 1) ose "Slow 2" (I ngadaltë 2) do të përmirësojë cilësinë e sinjalit nga një kabllo "HDMI" e dobët, por ana negative është se kjo vonesë do të ndodhë edhe kur ndryshoni burimin.

Nëse e lidhni kabllon "HDMI ARC" me shiritin e zërit dhe të gjitha cilësimet janë të sakta, por lidhja nuk funksionon, ju mund të rivendosni edhe pajisjen e shiritit të zërit duke ndjekur hapat e renditur më poshtë.
 

Hapi 1. Fikni televizorin dhe shiritin e zërit. (Modaliteti "Standby" (Në pritje)

Hapi 2. Shtypni dhe mbani butonat "Volume Up" (Volumi lart) (+) dhe "Down" (Volumi poshtë) (-) në telekomandë për më shumë se 5 sekonda derisa të shfaqet "INIT".

Hapi 3. Ndizni televizorin dhe shiritin e zërit.

Hapi 4. Shtypni butonin "Home" (Faqja kryesore) në telekomandë. Zgjidhni "Settings" (Cilësimet) dhe ndryshoni daljen e zërit në shiritin e zërit.

Hapi 5. Në ekranin e përparmë shfaqet njoftimi "TV ARC" dhe më pas luhet zëri i televizorit.

Shënim: Pamjet e ekranit dhe menyja e pajisjes janë vetëm në anglisht - ato ofrohen edhe në gjuhën e shtetit tuaj.

Faleminderit për komentin tuaj