Çfarë është "eARC" dhe si ta vendosni në televizorin inteligjent "Samsung"

"eARC" mundëson dërgimin e audios në televizor që buron nga pajisjet kabllore, satelitore, transmetuese ose të burimit dhe që duhet të dërgohet në një "AVR" ose shirit zëri përmes një kablloje të vetme "HDMI". Kjo siguron thjeshtësinë në lidhje dhe ju mund të shijoni audion origjinale.

Ndryshimet mes "HDMI ARC" dhe "eARC"


Shumica e televizorëve i kompresojnë sinjalet audio përpara se të kalojnë në kabllot "HDMI". "eARC" (kanali i avancuar i kthimit të zërit) mundëson transmetimin e sinjalit origjinal audio me rezolucion të plotë përmes një kablloje "HDMI" si dhe nxjerr audion më të mirë pa bërë kompromise. "eARC" është një veçori e zbatuar në specifikimet e fundit të "HDMI 2.1" dhe avantazhi më i mirë i tij është se përmirëson jashtëzakonisht gjerësinë e brezit dhe shpejtësinë. Ai ju mundëson të transmetoni audio të cilësisë së lartë nga televizori te shiriti i zërit ose marrësi AV dhe është i përputhshëm me "Dolby Atmos" dhe "DTS" të formateve me shpejtësi të lartë të biteve.


"eARC" përmendet gjerësisht edhe si "ARC" i brezit të ardhshëm. Ai siguron mbështetje për gjerësi bande më të madhe dhe mbështet shpejtësi më të larta. Si rrjedhojë, mund të nxirret audio me cilësi më të lartë nga "HDTV" në shiritin e zërit ose marrësin audio.
 

Formati audio

ARC

eARC

Dolby Digital

Po

Po

Dolby Digital+

Po

Po

Dolby TrueHD

Jo

Po

Dolby ATMOS

Po (1)

Po

DTS, DTS Master, DTS-X

Jo

Jo

Shumëkanalësh PCM (LPCM) *

Jo

Po (2)

(1) Dolby ATMOS mundësohet vetëm për ARC Dolby Digital+ bazuar në ATMOS.
(2) LPCM mundësohet nga modelet e 2021 (AU7000 ose më lart).
* PCM shumëkanalësh me maks 5.1 ch.

Modelet e mbështetura për "eARC"  

  • Televizori: UHD TU7000 dhe modelet më të reja.
  • Shiriti i zërit: Q70T dhe modelet më të reja.
  • Formati audio: Formatet më të fundit audio me shpejtësi të lartë të biteve mbështeten duke përfshirë Dolby TrueHD, Dolby Atmos e më shumë.

Shënim: 

  • Duhet të përdorni një kabllo "HDMI" të mbështetur nga "eARC". (HEAC ose HEC)
  • Funksioni "Anynet +" (HDMI-CEC) duhet të jetë i aktivizuar në televizorin inteligjent.
  • Nëse përdoret kabllo e paautorizuar, mund të ndodhin probleme.

Cilësimet për modalitetin "HDMI-eARC"


Për pajisjet që mbështesin "eARC", mund të shqyrtoni modalitetin "HDMI eARC". Gjatë lidhjes së pajisjes ndodh përkohësisht çaktivizimi i zërit.

Ndiqni hapat më poshtë për të konfiguruar audion hyrëse të televizorit. 


Hapi 1. Shtypni butonin "Ekrani kryesor" në telekomandën e "Samsung" dhe më pas zgjidhni "Cilësimet".

Menyja "Home Settings" (Cilësimet e faqes kryesore)

Hapi 2. Zgjidhni "Sound Menu" (Menyja e zërit) dhe më pas "Expert Settings" (Cilësimet për ekspertë).

"Sound Expert Settings" (Cilësimet e zërit për ekspertë)

Hapi 3. Navigoni te modaliteti "HDMI-eARC" dhe shtypni butonin "Enter" (Hyr) në telekomandë për ta ndezur.

Modaliteti "HDMI eARC"

Shënim:

  • Cilësimi i paracaktuar i modalitetit "eARC" është joaktiv. (Lidhuni automatikisht me "ARC")
  • "eARC" aktivizohet vetëm kur ndizet modaliteti "HDMI-eARC".

Do t'ju duhet të aktivizoni protokollet "HDMI-CEC" te menyja "Cilësimet" në televizorin tuaj. Për televizorët "Samsung", protokolli "HDMI-CEC" quhet "Anynet+". 
 

Hapi 1. Shtypni butonin "HOME" (EKRANI KRYESOR) në telekomandën e "Samsung" dhe më pas zgjidhni "Settings" (Cilësimet).


Hapi 2. Në ekranin "Settings" (Cilësimet), zgjidhni "General Menu" (Menyja e përgjithshme) dhe "External Device Manager" (Menaxheri i pajisjeve të jashtme).

 

"General External Device Management" (Menaxhimi i përgjithshëm i pajisjeve të jashtme)

Hapi 3. Navigoni te "Anynet+" (HDMI-CEC) në menynë "External Device Manager" (Menaxheri i pajisjeve të jashtme) dhe shtypni "Enter" (Hyr) në telekomandë për të ndezur "Anynet+".

Anynet HDMI CEC

Shënim:

  • Foleja "HDMI" do të jetë e etiketuar me "ARC" në pjesën e pasme të televizorit ose në kutinë "One Connect".
  • Shumica e kutive "One Connect" kanë një fole "HDMI-ARC" (zakonisht është foleja e tretë "HDMI").

Nëse ekziston një problem me funksionimin e "ARC/eARC", hiqni fillimisht të gjitha pajisjet e jashtme (pajisjet STB, OTT, etj.) të lidhura me televizorin dhe më pas provoni sërish luajtjen. Disa pajisje të jashtme mund të mos përputhen siç duhet me specifikimet e lidhjes "HDMI", gjë që mund të shkaktojë probleme.


Duhet të kontrolloni çështjet e mëposhtme për të lidhur "eARC" me një televizor. 
 

  • Kontrolloni që foleja "eARC" (e njëjta fole si ARC) të jetë e lidhur.
  • Kontrolloni që pajisja e lidhur "AV" të jetë një pajisje me "eARC" të aktivizuar.
  • Kontrolloni që kablloja "HDMI" të jetë e mbështetur nga HEAC ose HEC.
  • Rilidhni kabllon "HDMI" dhe më pas rivendosni modalitetin e "HDMI-eARC" në "Modalitet automatik".

Nëse keni problem me daljen e dobët të zërit, edhe kur "eARC" është e lidhur siç duhet, do t'ju duhet të kontrolloni "Digital Output Audio Format" (Formati i daljes së zërit digjital).

("Menu" (Menyja)> "Sound" (Zëri) > "Expert Settings" (Cilësimet e ekspertit) > "Digital Output Audio Format" (Formati i daljes së zërit digjital)
 

Për të kontrolluar nëse pajisja "AV" nuk mbështet formatin e daljes së zërit, testoni daljen e zërit duke ndryshuar "Digital Output Audio Format" (Formati i daljes së zërit digjital) në "PCM" / "Auto" (Modalitet automatik)/ "Pass-Through" (Kalim midis), nga një herë në secila.

"Digital Output Audio Format" (Formati i daljes së zërit digjital)

Shënim: Pamjet e ekranit dhe menyja e pajisjes janë vetëm në anglisht - ato ofrohen edhe në gjuhën e shtetit tuaj.

Faleminderit për komentin tuaj