Shkarkimet, karikimi dhe kalimi nga aplikacioni në aplikacion të gjitha kryhen me shpejtësi të jashtëzakonshme. Falë procesorit më të avancuar 10nm: Është i pari në botë dhe është në telefonat Galaxy S8 dhe S8+. Dhe duke qenë se Galaxy S8 dhe S8+ rezistojnë ndaj derdhjeve, spërkatjeve dhe zhytjeve, ju mund të vazhdoni t'i përdorni edhe në shi ose në dush.

*Galaxy S8 dhe S8+ kanë çertifikim IP68, që do të thotë se janë testuar për të qenë rezistent ndaj pluhurit dhe deri në 1.5 metra ujë për 30 minuta.

AP 10nm i parë në botë

Një standard i ri për telefona me performancë më të mirë

Aplikacionet hapen më shpejt, dhe bateria mban më gjatë: Galaxy S8 dhe S8 + janë telefona më të shpejtë dhe me performancë më të mirë, falë inovacionit të procesorit 10nm që funksionon me 20% më pak energji. Është po aq efikas sa edhe ju.

Imazh i dekonstruktuar i Galaxy S8 që ilustron AP 10nm, CPU dhe GPU të shpejtë
Video e shtresave brenda Galaxy S8 që tregojnë CPU-në dhe GPU-në e përmirësuar
10 nm AP për celular
20% CPU më e fuqishme
23% GPU më e aftë

LTE dhe Wi-Fi

Shkarkime më të shpejta

Galaxy S8 dhe S8+ janë të gatshme për Gigabit LTE dhe Gigabit Wi-Fi. Wi-Fi në Galaxy S8 dhe S8+ mbështet 1024-QAM, që do të thotë se ju përfitoni shpejtësi shkarkimi deri në 20% më të shpejta krahasuar me modelin e mëparshëm. Prandaj, nëse po shkarkoni skedarë të mëdhenj apo po ndani të dhënat e internetit, shpejtësia nuk është aspak problem.

*Galaxy S8 dhe S8+ janë deri në 20% më të shpejtë se Galaxy S7 në Wi-Fi (802.11ac). Shpejtësia aktuale mund të variojë sipas shtetit, operatorit dhe faktorëve të tjerë të përdorimit. Nevojitet mbështetja për ruter 1024-QAM.

Galaxy S8 që mbahet në regjim horizontal me videon që luhet në ekran
Cat.16LTE më e shpejtë
1024-QAMWi-Fi më i shpejtë

Lojërat

Lojërat, në nivele të reja

Lojërat tuaja të preferuara çohen në një nivel krejtësisht të ri kur luhen në ekranin pa korniza Galaxy S8 dhe S8+. Dhe me kapacitetet e Vulkan, orët e argëtimit mbresëlënës i keni në majën e gishtave edhe me lojërat me grafikën më intensive.

*Në Galaxy Apps ofrohen lojëra ekskluzive për përdoruesit e Galaxy.

*Aktivizoni regjimin Ekrani i plotë te Cilësimet për të shijuar pamjen më të madhe gjatë lojës.

Imazh i një pamjeje ekrani loje në ekranin e Galaxy S8
Imazh i një pamjeje ekrani loje në ekranin e smartfonit
Imazh i një pamjeje ekrani loje në ekranin e smartfonit
Logoja e Need for Speed No Limits

Audio

Tinguj krejtësisht të qartë

Gëzohuni ju admirues të muzikës: mund ta dëgjoni muzikën ashtu siç duhet dëgjuar sepse Galaxy S8 dhe S8+ kanë PCM 32-bitëshe me cilësi të lartë dhe mbështetje për luajtje DSD64/128. Plus, kufjet e reja të mbështetura jo vetëm që ofrojnë tingull premium nga AKG, por ato puthiten më mirë dhe veshët tuaj qëndrojnë komodë ndërsa ju argëtoheni me muzikën.

*Luajtja DSD64 dhe DSD128 mund të jetë e kufizuar në varësi të formatit të skedarit.

Vufer 11Φ Alto 8Φ
Imazh i dekonstruktuar i kufjeve AKG të Samsung
Video e kufjeve të reja Galaxy S8 të sintonizuara nga AKG që dekonstruktohen për të treguar pjesët e brendshme dhe cilësinë e përmirësuar të zërit
Logoja e Google Music

Muzikë për çdo rast

Shijoni 3 muaj Google Play Music ofertë nga ne. Hyni në 40 milionë këngë dhe mijëra lista këngësh të përshtatura për çdo atmosferë dhe për çdo rast. Shkarkoni dhe ruani deri në 100 000 këngë dhe ruani këngët jashtë linje, në mënyrë që ta keni muzikën gjithmonë me vete.

*Me blerjen. Vetëm konsumatorët e rinj. Shpërblimi në aplikacionin Google Play Music në pajisjet e përshtatshme midis datës 21 prill 2017 dhe 29 prill 2018. Përjashtohen operatorë të caktuar. $9.99/muaj pas periudhës së provës, përveç se nëse e anulloni para përfundimit të provës. Termat e plota: g.co/play/fullterms.

Rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit

Qoftë në shi apo në diell, funksionon siç duhet

Mund të ngecni në shi pa çadër dhe sërish mund ta gjeni rrugën për në shtëpi. Dhe nuk keni pse trembeni kur ju derdhet ujë mbi telefon. Sepse Galaxy S8 dhe S8+ kanë të njëjtën rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit me vlerësim IP68 që ju do të prisnit nga telefonat Galaxy.

*Rezistencë ndaj ujit deri në 1,5 metra ujë për 30 minuta.

Galaxy S8 që përdoret në shi të dendur

Memorie e zgjerueshme

Memorie që mund të zgjerohet

Bëjeni fshirjen një opsion, jo nevojë. Ruajini të gjithë skedarët, fotografitë dhe videot tuaja të rëndësishme me një memorie që zgjerohet deri në 256 GB.

Mbajtësja e kartës SIM e dalë nga Galaxy S8
Karta MicroSD në mbajtësen e kartës SIM

Bateria

Energji që zgjat

Ju mund ta përdorni telefonin Galaxy S8 ose S8+ për më gjatë me çdo karikim, sepse procesori me performancë më të mirë do të thotë më shumë përdorim efikas të jetëgjatësisë së baterisë. Dhe me kapacitetet e karikimit me valë dhe karikimit të shpejtë, karikimi i baterisë është gjithashtu i lehtë dhe praktik.

Pamje e përparme horizontale e Galaxy S8 që karikohet
Video e Galaxy S8 që karikohet
Video që tregon Galaxy S8 që karikohet

Karikimi i shpejtë

Sërish në punë sa hap e mbyll sytë

Edhe nëse ju shkarkohet bateria, Galaxy S8 dhe S8+ nuk do të jetë jashtë funksionimi për shumë kohë falë kapaciteteve për karikim të shpejtë.

Pamje anësore e Galaxy S8 që karikohet me valë me Karikuesin e konvertueshëm me valë
Video e Karikuesit të konvertueshëm me valë në këmbë dhe një Galaxy S8 që rrëshqet brenda stacionit të karikimit

Karikim me valë

Lamtumirë tela

Karikimi me valë është po aq i lehtë sa të ulni telefonin mbi tavolinë. Nëse më parë shikonit një film në telefon, ju bënit gati karikuesin. Me fuqinë e karikimit të shpejtë të Galaxy S8 dhe S8+, ju mund ta keni atë menjëherë sërish në duar.

*Karikuesi Wireless shitet veç.

USB Type-C

Në çdo anë është lart

Fjala Type-C me pamjen e poshtme të Galaxy S8 që përdoret në vend të vizës

Futeni në prizë dhe karikoni pa u menduar dy herë. Me kabllon e karikuesit të Galaxy S8 dhe S8+, mund të kryeni: USB Type-C do të thotë se nuk ka më lart ose poshtë.