Performanca | Samsung Galaxy S9 dhe S9+

Performanca

Imazh që tregon pamje ekstreme nga afër të harduerit brenda Galaxy S9+

Altoparlantët stereo të sintonizuar nga AKG

Përjetoni një audio të shkëlqyer.

Dëgjoni tingull të pastër si kristal në altoparlantët stereo të sintonizuar nga AKG. Ato ofrojnë tingull të pastër që është 1,4x më i fuqishëm se në telefonat e mëparshëm Galaxy.

Logoja e AKG

Dolby Atmos

Zhytuni brenda tingullit.

Një dimension i ri i audios ka mbërritur. Dolby Atmos ju rrethon me tingull tredimensional, duke ju vënë juve në qendrën e një përvoje si në kinema.

Foto e një personi që shikon përmbajtje në Galaxy S9+

Samsung Knox


Bllokojini të këqinjtë në çdo shtresë.

Mbroni të dhënat tuaja delikate nga sytë spiunë me sigurinë e Samsung Knox. Ai është i integruar në telefon nga niveli i çipit për ta bërë Galaxy S9 dhe S9+ të sigurt që në bazë.

Hardware Root of Trust

Secure Boot & Trusted Boot

TIMA

SE for Android

Ilustrim që tregon pesë shtresa të Samsung Knox: Hardware Boot of Trust, Secure Boot & Trusted Boot, TIMA, SE for Android, Knox Container

Knox Container

Skanim inteligjent

Bllokojini të këqinjtë në çdo shtresë.

Aksesojeni telefonin me lehtësi me teknologjinë praktike që kombinon njohjen e fytyrës dhe skanimin e syrit. Kur njohja e fytyrës ka nevojë për ndihmë, skanimi i syrit aktivizohet për t’ju verifikuar - dhe anasjelltas. Prandaj, telefoni mund t’ju identifikojë edhe në ndriçim të ulët.

*Saktësia e Skanimit inteligjent mund të variojë sipas kushteve të mjedisit.

Person’s face with illustrated overlays depicting face recognition and iris scan
Person’s face with illustrated overlays depicting face recognition and iris scan
Person’s face with illustrated overlays depicting face recognition and iris scan

Fytyra

Syri

Hapeni me një shikim, një trokitje, motiv ose PIN. Ka një gamë opsionesh të tjera që mund ta përdorni për ta mbajtur telefonin të kyçur derisa ta kërkoni.

 

Syri

 

Fytyra

 

Shenja e gishtit

 

Motivi

 

Fjalëkalimi

 

PIN

Niveli inxhinierik që pritet nga Galaxy.

Ajo që është inovative për të tjerët është tashmë pjesë bazë e Galaxy. Veçoritë praktike të tilla si rezistenca ndaj ujit dhe karikimi me valë janë gjëra të vogla që sjellin ndryshim të madh në jetën e përditshme.

Rezistenca ndaj ujit dhe pluhurit

Spërkatuni me telefonin mbresëlënës rezistent ndaj ujit.

Mos kini frikë të dilni jashtë dhe të lageni. Galaxy S9 dhe S9+ kanë vlerësim IP68, që do të thotë se nuk keni pse të ndaloni shkrimin e mesazheve apo shkrepjen e fotografive për shkak të shiut.

*Vlerësim IP68. Bazuar në kushte testimi në zhytje deri në 1,5 metra në ujë të ëmbël për deri 30 minuta. Pastroni mbetjet/thajeni nëse është e lagur.

Galaxy S9+ rrethuar me ujë të spërkatur
water and dust resistance on samsung galaxy s9 or s9+

Karikim me valë

Karikimi nuk do t’ju lërë në baltë.

Mos kërkoni kabllot e karikimit kur t’ju nevojitet të karikoni telefonin. Vendoseni telefonin në karikuesin me valë për ta ndezur me lehtësi. Dhe duke qenë se e ngre telefonin tuaj në një kënd komod, ju mund të vazhdoni të transmetoni dhe të shkruani mesazhe.

*Karikuesi me valë, kordoni i energjisë dhe përshtatësi shiten veç.  

*Karikuesi me valë ka nevojë për lidhje me energjinë elektrike.

Galaxy S9+ që karikohet në Karikuesin pozicionues me valë në të zezë

AP dhe RAM

Ndërroni aplikacionet në çast.

Vazhdoni lojën, shikoni një tutorial, ose shkruani mesazh ndërsa shikoni transmetimin e ndeshjeve. Çfarëdo që të bëni, ajo bëhet pa ndërprerje dhe shpejt me procesorin e fuqishëm celular dhe kombinimin e RAM.

Pamje ekstreme nga afër e harduerit të Galaxy S9+

Memoria e zgjerueshme

Harroni se çfarë do të thotë të mos keni më hapësirë të lirë.

Kur t’ju nevojitet më shumë hapësirë për të gjitha fotot dhe skedarët, thjesht futni një kartë microSD për deri në 512 GB hapësirë ekstra.

*Karta MicroSD shitet veç.

Pamje nga afër e Galaxy S9+ me mbajtësen e kartës SIM dhe kartën e microSD të Samsung 256 GB të futur
 

Është si dy telefona në një.

Futni një kartë SIM lokale kur jeni me pushime dhe mbajeni numrin tuaj kryesor të lidhur me opsionin me SIM të dyfishtë. Ose përdorni numra të veçantë për punën dhe jetën personale në të njëjtin telefon.

*Karta SIM shitet veç. 

*Disponueshmëria e Dual SIM mund të variojë sipas vendit ose operatorit celular.

Mbajtës karte SIM e nxjerrë me dy karta SIM

Wi-Fi dhe LTE

Kur shpejtësia ka më shumë rëndësi se gjithçka.

I thoni mirupafshim mbushjes së memories. Falë shpejtësive LTE deri në 1,2 Gbps, ju do të shkarkoni shpejt dhe do të shikoni me lehtësi transmetime live.

*Shpejtësia reale mund të variojë sipas shtetit ose operatorit celular.

Imazh që përshkruan shpejtësinë e Wi-Fi dhe LTE

Samsung DeX

Kthejeni botën në zyrën tuaj.

Për një përvojë si në desktop, kthejeni Galaxy S9 ose S9+ në një fushë me prekje duke e lidhur me DeX Pad dhe një monitor. Aksesoni fotot dhe skedarët në telefon si edhe kontrolloni emailin, lundroni në internet dhe më shumë në një ekran me madhësi të plotë.

*Rekomandohet përdorimi i kabllos origjinale HDMI dhe karikuesit të përfshirë me DeX Pad. 

*DeX Pad, aksesorët dhe monitori shiten veç.

*E disponueshme në smartfonët e përzgjedhur Samsung që punojnë me Android 8.0+.

 
Pamje nga lart e një tavoline me Galaxy S9+ të lidhur me DeX Pad dhe monitorin Samsung