Çfarë të bëj kur e kam të pasaktë informacionin për vendndodhjen në smartfonin Samsung?

Për smartfonat Samsung të cilët punojnë me sistemin operativ Android 10 OS, informacioni për vendndodhjen mund të dalë i pasaktë nëse pengohet sinjali GPS, nëse është çaktivizuar identifikimi i vendndodhjes ose nëse nuk po përdorni metodën më të mirë të vendndodhjes.
 

Për ta zgjidhur këtë problem, ju rekomandojmë të kontrolloni së pari cilësimet për sinjalin e GPS-së dhe pastaj të kontrolloni cilësimet e tjera të përshkruara më poshtë. 

Kontrolloni cilësimet për sinjalin e GPS-së në celular

Kur GPS është aktivizuar siç duhet në celular, ai funksionon edhe brenda shtëpive apo ndërtesave të ndryshme, mirëpo, për shkak të pengesave të mundshme të cilat e bllokojnë lidhjen me satelitët, nuk rekomandohet përdorimi i këtij funksioni kur ndodheni në brendësi të ndërtesave.
 

Sinjali GPS në celular funksionon më së miri në zonat ku ka sinjal. Për të komunikuar mirë me satelitët, nevojitet një pamje e hapur e drejtpërdrejtë e qiellit. Ju lutemi, vini re rastet e mëposhtme në të cilat mund të ketë humbje të sinjalit GPS. 
 

  • Është i fikur funksioni i sinjalit GPS. 
  • Është i fikur ekrani i pajisjes. 
  • Celulari mbahet në atë mënyrë që e bllokon antenën. Kjo ndodh sidomos për smartfonin Galaxy Z Flip kur është i palosur. 
  • Celulari ndodhet në një zonë me ndërtesa të larta të cilat e zënë pamjen e hapur të qiellit. 
  • Satelitët nuk mund të shihen drejtpërdrejt për shkak të një stuhie të afërt. 
     

Nëse ndodheni në ambient të hapur nën një qiell të kthjellët, por përsëri celulari nuk arrin të sigurojë informacion të saktë të vendndodhjes, atëherë kontrolloni dhe ndryshoni cilësimet e lejeve të aplikacioneve të cilat përdorin sinjalin GPS, ndryshoni modalitetin e përdorimit të energjisë në celular dhe kontrolloni se mos aplikacionet të cilat përdorin GPS janë vendosur në fjetje. 

Ndryshoni cilësimet e lejeve për aplikacionet të cilat përdorin gjurmimin me GPS

Shkoni në Cilësime > Aplikacione dhe ndiqni hapat e përshkruar më poshtë dhe shihni pamjet për më shumë ndihmë.

1 Nga lista e aplikacioneve, përzgjidhni një aplikacion i cili përdor sinjalin GPS, siç është Google Maps.
Shfaqet Simboli i Hartave Google
2 Prekni Lejet.
Lejet përzgjidhen në Informacionin e Aplikacionit në  smartphonin Galaxy
3 Prekni Vendndodhja.
Vendndodhja zgjidhet në lejet e Aplikacionit në  smartphonin Galaxy
4 Nga lista, përzgjidhni Lejo gjatë gjithë kohës.
Lejoni që gjithë koha të zgjidhet në lejen e Vendndodhjes në smartphonin Galaxy

Shënim:

  • Sipas politikës së re të shoqërisë Google lidhur me vendndodhjen e piketuar në sistemin operativ Android 10 Q OS, çdo aplikacion i cili përdor informacionin GPS është i detyruar të ketë lejim të përdorimit të vendndodhjes. 
  • Kontrolloni nëse çdo aplikacion është i instaluar me versionin më të fundit. Nëse jo, ju lutemi, përditësojeni në versionin më të fundit. 
  • Rekomandojmë të kontrolloni nëse del i njëjti problem edhe me aplikacione të tjera që përdorin GPS. 
Ndryshoni modalitetin e kursimit të energjisë në pajisjen celulare

Nëse celulari është në regjimin e kursimit të energjisë apo nëse ekrani është i fikur, aplikacionet të cilat përdorin sinjalin GPS mund të mos i sigurojnë të dhënat në kohë reale. Ju lutemi, ndryshoni cilësimet e regjimit të energjisë për t’i vendosur në modalitetin “performancë e lartë” ose “i optimizuar”.

1 Shkoni në Cilësime > Kujdesi për pajisjen.
2 Prekni ikonën e baterisë.
3 Prekni Modalitetin e energjisë.
4

Përzgjidhni modalitetin performancë e lartë ose i optimizuar, që dëshironi të përdorni për pajisjen.

Kontrolloni se mos aplikacioni i cili përdor sinjalin GPS është shtuar në listën e aplikacioneve të fjetura

Nëse keni shtuar aplikacionin e kërkuar i cili përdor sinjal GPS në listën e aplikacioneve të fjetura, nuk mund të merrni përditësime apo njoftime në lidhje me këtë aplikacion duke qenë se nuk është aktiv në prapaskenë. Për ta përjashtuar këtë aplikacion nga lista e aplikacioneve të fjetura, ju lutemi, ndiqni hapat e mëposhtëm. 

1 Shkoni te Cilësime > Kujdesi për pajisjen.
2 Prekni ikonën e baterisë.
3 Prekni Menaxhimi i energjisë së aplikacioneve.
4

Prekni Aplikacionet e fjetura.

5

Prekni ikonën e Koshit e cila ndodhet djathtas lart.

6 Përzgjidhni aplikacionin e synuar i cili ka nevojë për informacion për vendndodhjen dhe prekni Hiq.

Nëse hasni të njëjtin problem në mënyrë të vazhdueshme edhe pas përditësimit të pajisjes me versionin e softuerit më të fundit dhe nëse i keni provuar mënyrat e përmendura më lart, ju lutemi, kontaktoni dhe vizitoni Qendrën më të afërt të servisit të autorizuar Samsung, së bashku me pajisjen në fjalë.

Shënim: Imazhet e pajisjeve dhe të menyve mund të ndryshojnë në varësi të modelit dhe të versionit të softuerit të pajisjes.

Faleminderit për komentin tuaj