Si të veproni kur pajisja nuk e njeh kartën SD

Në varësi të modelit të pajisjes, ju jepet mundësia ta zgjeroni kapacitetin arkivues të pajisjes duke vendosur në të një kartë SD. Nëse pajisja nuk e njeh kartën SD ose shfaq njoftimin “Nuk mund të shkruajë në kartën SD”, ndiqni udhëzuesin e mëposhtëm për ta zgjidhur këtë problem.

Përpara se të provoni rekomandimet e mëposhtme, verifikoni nëse softueri i pajisjes dhe të gjitha aplikacionet e lidhura janë përditësuar në versionin më të fundit. Për të përditësuar softuerin e pajisjes celulare, ndiqni këta hapa:

Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësime) > Software update (Përditësim softueri).

Hapi 2. Prekni Download and install (Shkarko dhe instalo).

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran.

Kontrolloni kartën SD

Së pari, nxirrni kartën SD nga pajisja dhe kontrollojeni se mos është dëmtuar.

Futni instrumentin nxjerrës për të nxjerrë folenë e kartës Futni instrumentin nxjerrës për të nxjerrë folenë e kartës

Hapi 1. Fikeni pajisjen dhe futni instrumentin nxjerrës në vrimën e vogël ngjitur me folenë e kartës SD për ta nxjerrë pjatën ku është vendosur karta.

Kontrollojeni kartën SD dhe futeni përsëri brenda Kontrollojeni kartën SD dhe futeni përsëri brenda

Hapi 2. Kontrolloni kartën SD se mos është dëmtuar. Nëse karta SD ka papastërti ose pluhur, përdorni një cohë të butë të pastër për ta fshirë sipërfaqen e saj përpara se futni përsëri në pajisje.

Edhe nëse karta SD nuk ka dëmtime të dukshme, mund të keni gjithsesi probleme. Nëse keni pranë pajisje të tjera, testojeni kartën SD me to, për t’u siguruar që funksionon.

Provoni t’i bëni rindezje të detyruar pajisjes. Rindezja e pajisjes mund ta zgjidhë problemin e mosnjohjes së kartës SD nga pajisja.

Shtypni dhe mbani shtypur Tastin e uljes së volumit dhe Tastin anësor për ta fikur pajisjen Shtypni dhe mbani shtypur Tastin e uljes së volumit dhe Tastin anësor për ta fikur pajisjen

Hapi 1. Fikeni pajisjen duke mbajtur shtypur njëkohësisht tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor, pastaj përzgjidhni “Power off” (Fik).

Shtypni dhe mbani shtypur tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor Shtypni dhe mbani shtypur tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor

Hapi 2. Pasi të jetë fikur ekrani, shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor.

Lëshojeni tastin kur të shfaqet stema Samsung Lëshojeni tastin kur të shfaqet stema Samsung

Hapi 3. Kur të shfaqet në ekran stema Samsung, hiqini dy gishtat nga tastet.

Shënim:

  • Të dhënat dhe skedarët nuk fshihen edhe nëse i bëni restart të detyruar pajisjes.

Karta SD mund të jetë dëmtuar nga ndonjë aplikacion pale të tretë që keni në pajisje. Për të parë se mos ka ndodhur kështu, provoni ta përdorni kartën SD në Modaliteti i sigurisë, ku janë çaktivizuar të gjitha aplikacionet e palëve të tjera. Nëse karta SD nuk njihet as në Regjimin e sigurt, mund të provoni të fshini aplikacionet që keni shkarkuar së fundmi, që nuk njihni apo që duken keqbërës.

Kaloni në Modaliteti i sigurisë duke ndjekur hapat e mëposhtëm.

Shtypni dhe mbani shtypur Tastin e uljes së volumit dhe Tastin anësor për ta fikur pajisjen Shtypni dhe mbani shtypur Tastin e uljes së volumit dhe Tastin anësor për ta fikur pajisjen

Hapi 1. Fikeni pajisjen duke mbajtur shtypur njëkohësisht tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor, pastaj përzgjidhni “Power off” (Fik).

Përzgjidhni Power off (Fik) Përzgjidhni Power off (Fik)

Hapi 2. Përzgjidhni Power off (Fik).

Shtypni dhe mbani shtypur tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor Shtypni dhe mbani shtypur tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor

Hapi 3. Pasi të jetë fikur ekrani, shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor.

Lëshojeni tasti anësor por gjithë duke e mbajtur të shtypur tastin e uljes së volumit Lëshojeni tasti anësor por gjithë duke e mbajtur të shtypur tastin e uljes së volumit

Hapi 4. Kur të shfaqet në ekran stema Samsung, lëshojeni tastin anësor, gjithë duke e mbajtur tastin e uljes së volumit.

Provoni ta përditësoni softuerin në Regjimin e sigurt Provoni ta përditësoni softuerin në Regjimin e sigurt

Hapi 5. Kur të shfaqet Safe mode (Modaliteti i sigurisë) në cepin e poshtëm majtas të ekranit, lëshojeni tastin.

Ndiqni hapat e mëposhtëm për ta fshirë aplikacionin në Modaliteti i sigurisë.

Cilësimet e aplikacionit Cilësimet e aplikacionit

Hapi 1. Shkoni në “Settings” (Cilësimet) dhe përzgjidhni “Apps” (App-et).

Identifikoni aplikacionet e panjohura ose keqbërëse Identifikoni aplikacionet e panjohura ose keqbërëse

Hapi 2. Identifikoni aplikacionet që nuk i njihni ose që duken keqbërëse.

Çinstaloni aplikacionin Çinstaloni aplikacionin

Hapi 3. Përzgjidhni “Uninstall” (Çinstalo).

Prekni OK Prekni OK

Hapi 4. Prekni OK.

Nga Modaliteti i sigurisë kaloni në regjimin normal të punës, duke ndjekur hapat e mëposhtëm.

Hapi 1. Shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor.
Hapi 2. Përzgjidhni Restart (Rinis).

Kaloni nga regjimi i sigurt në regjimin normal

Mund të provoni ta zgjidhni problemin me njohjen e kartës SD përmes riformatimit të kartës SD. Për të mos i humbur të dhënat, bëni kujdes t’i arkivoni përpara formatimit. Për ta formatuar kartën SD, ndiqni hapat e mëposhtëm.

Shënim:

  • Formatimi ia fshin të gjitha të dhënat kartës SD, të cilat nuk mund të rimerren më.
Kujdesi për baterinë dhe pajisjen Cilësimet Kujdesi për baterinë dhe pajisjen Cilësimet

Hapi 1. Shkoni në “Settings” (Cilësimet) dhe përzgjidhni “Battery and device care” (Kujdesi për baterinë & pajisjen).

Përzgjidhni Arkivimi Përzgjidhni Arkivimi

Hapi 2. Përzgjidhni “Storage” (Arkivimi).

Prekni Më shumë dhe përzgjidhni Cilësime të avancuara Prekni Më shumë dhe përzgjidhni Cilësime të avancuara

Hapi 3. Prekni “More” (Më shumë) dhe përzgjidhni “Advanced” (Cilësime të avancuara).

Përzgjidhni cilësimin e kartës SD Përzgjidhni cilësimin e kartës SD

Hapi 4. Përzgjidhni “SD card” (Kartë SD).

Prekni Formato Prekni Formato

Hapi 5. Prekni “Format” (Formato) dhe ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran për ta formatuar kartën SD.

Mund ta optimizoni dhe mbroni pajisjen me Mbrojtja e pajisjes. Kjo mund të parandalojë në të ardhmen mosnjohjen e kartës SD për shkak të maluerit.

 Kujdesi për baterinë dhe pajisjen  Kujdesi për baterinë dhe pajisjen

Hapi 1. Shkoni në “Settings” (Cilësimet) dhe përzgjidhni “Battery and device care” (Kujdesi për baterinë & pajisjen).

Mbrojtja e pajisjes Mbrojtja e pajisjes

Hapi 2. Përzgjidhni “Device protection” (Mbrojtja e pajisjes).

Skano telefonin Skano telefonin

Hapi 3. Prekni “Scan phone” (Skano telefonin).

Shënim:

  • Vendi ku ndodhet tasti i volumit dhe tasti anësor mund të ndryshojë në varësi të modelit të pajisjes.
  • Jo të gjitha modelet e telefonave e mbështetin përdorimin e kartave SD.
  • Nëse ndiqni hapat e përmendur më lart por problemi vazhdon, pajisja mund të ketë pësuar dëmtim fizik. Ju lutemi drejtojuni Qëndra e Suportit, për informacione përkatëse.
  • Pamjet e ekranit të pajisjes dhe menytë mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit.

Si ta përdorni aplikacionin Samsung Members

Nëse hasni në vështirësi me celularin, tabletin apo pajisje wearable Samsung, mund të na dërgoni pyetje në aplikacionin Samsung Members. Mësoni më shumë si të bëni një raportim problemi.

Faleminderit për komentin tuaj