Llava Kalon Përmes Qytetit të Nju Jorkut në Veprimtarinë e Nivelit Tjetër të Fortnite
Jetoni përsëri momentet më të mira nga Ninja dhe seanca e lojërave e Galaxy eFortnite të iKON.
Turmat shohin veprimin në Turneun e Fortnite në Samsung 837 të shitur plotësisht
Tamam pas lëshimit të Galaxy S10 dhe prezantimit të veshjes së mahnitshme iKONIK dhe emote së Scenario, Samsung zhvilloi një seancë të lojërave Fortnite në Qytetin e Nju Jorkut ku paraqitëm ishullin ku nuk është luajtur kurrë ndonjëherë (brenda Fortnite Creative). Qindra lojtarë erdhën tek veprimtaria për një shans që vjen një herë gjatë jetës për të provuar lojën e tyre Fortnite në celular me streamer-in më të ndjekur në Twitch, Tyler “Ninja” Blevins dhe sensacionin e K-Pop iKON. Këtu janë disa nga momentet tona të preferuara nga veprimtaria ekskluzive e lojërave.
Admiruesit qëndruan gjatë gjithë natës në Samsung 837 për të parë Ninja, iKON dhe një vështrim të parë të ishullit Creative, të vendosur në NYC pas apokalipsit.
Zbulimi i ishullit tepër sekret Creative
Samsung paraqiti ishullin e tij Fortnite Creative, të skicuar nga dizajneri mjaft i suksesshëm i hartave BluDrive pikërisht për veprimtarinë. Tani i disponueshëm për publikun, ishulli pas apokalipsit është i mbushur me veçori ngazëllyese. BluDrive përfshiu pika referimi të famshme të Qytetit të Nju Jorkut si Parku Qendror dhe e shtoi kaosin me lumenj të llavës, ura të rrëzuara dhe stacione të metrosë të frikshme të braktisura. Ishulli madje përfshin ndërtesën Samsung 837, një veçori që BluDrive është sidomos krenar që e ka skicuar.
Vetë Samsung 837 paraqitet në ishullin e ri Fortnite Creative
Ishulli i ri pas apokalipsit Fortnite Creative ka veçori mahnitëse si lumenj të llavës dhe kamionë të mëdhenj që lëkunden
Lojtarët gjetën surpriza në lojë, si stacioni i metrosë në Rrugën e 23-të, një nga stacionet më të afërt të trenit në turneun e vërtetë
I pari: Lojtarët luajtën në formatin e Battle Royale në raundin kualifikues
I dyti: Smartfonë Galaxy S10+ përgatiten për raundin final
Një largim nga formati tipik i Battle Royale
Pas raundit kualifikues në formatin standard të Battle Royale, 12 finalistë u vendosën në grupe me katër persona. Lojtarët u ndeshën në një format sulmi kundër mbrojtjes për raundin final. Lojtarët luajtën në një Galaxy S10+ për gjithsej tre raunde dhe secili grup luajti një raund duke mbrojtur dy pajisje me Ninja dhe pastaj dy raunde duke sulmuar pajisjet me një anëtar të iKON.
“Ninja është një nga lojtarët më të mirë në botë, por ndjehem se kam një avantazh sepse luaj posaçërisht në celular, katër orë në ditë.”
– Aidan Fay, 13 vjeç, një fitues në raundin kualifikues
Një nga lojtarët më të rinj në nivelin final, 13 vjeçar Aidan Fay, u desh të përballet me Ninja-n bashkë me ekipin e tij, por nuk ishte i frikësuar duke luajtur kundër një superylli. “Ninja është një nga lojtarët më të mirë në botë, por ndjehem se kam një avantazh sepse luaj posaçërisht në celular, katër orë në ditë.”
Fituesit e Turneut të Fortnite nga e majta në të djathtë: Samuel Hatch, Cyril Porter, Bradley Sykes, Ninja, Jhonn Lopez
iKON iu bashkua Ninja-s në skenë për panelin për të diskutuar të ardhmen e lojërave së bashku me veshjen dhe emote iKONIK
Kombinimi i mahnitshëm i lojërave dhe i K-Pop
Ngazëllimi dhe bërtitjet nga turma ishin shurdhuese ndërsa iKON u ngjit në skenë për diskutimin e panelit — aq të forta saqë moderatori pati vështirësi të bënte pyetjet mbi gjëmimin. Kur u pyetën nëse u kishte lënë përshtypje veshja e frymëzuar nga iKON dhe emote e re e Scenario (bazuar në këngën e tyre që arriti majat e listave “Skenari i dashurisë”), Chanwoo tha, “Më pëlqeu shumë sesi i dhanë jetë kërcimit dhe jemi kaq të ngazëllyer sesi u përfundua.” Ninja gjithashtu dha mendimet e tij mbi evolucionin e lojërave, duke thënë: “Më pëlqen shumë sesi lojërat janë bërë më praktike. Nuk keni nevojë për një pajisje…çdokush mund të luajë Fortnite falas.”
“Më pëlqeu shumë sesi i dhanë jetë kërcimit dhe jemi kaq të ngazëllyer sesi u përfundua.”
– Chanwoo, anëtar i iKON
iKON doli në skenë për të interpretuar disa këngë, përfshirë “Skenari i dashurisë” përpara admiruesve të ngazëllyer