FDR RF24 Teknologjia Twin Cooling Plus™ 5210 L

RF24FSEDBSR/EO
Ngjyra ArgjëndArgjënd

The item is in the cart.

Gjërat e duhura në lartësinë e duhur

Sirtari i mesëm në lartësinë e bangos ju lejon t’i arrini lehtë gjërat që përdorni më shumë. Ka gjithashtu edhe një CoolSelect Zone™, që ju të mund të përdorni temperaturën për nevojat tuaja.

Gjërat e duhura në lartësinë e duhur

Përkujdesje individuale për ftohje më të mirë

Teknologjia Twin Cooling Plus™ i ftoh në mënyrë të ndarë ndarjet e frigoriferit dhe ngrirësit. Kontrolli preciz i temperaturës dhe ventilatorët e pavarur sigurojnë lagështirë të një shkalle pothuajse komerciale, prandaj edhe ushqimet që prishen ruhen në kushtet optimale dhe qëndrojnë të freskëta për më shumë kohë.

Përkujdesje individuale për ftohje më të mirë

Dizajn dhe finiturë harmonike e cilësisë premium

Një dizajn në thellësinë e bangos gërshetohet në mënyrë harmonike me kuzhinën tuaj dhe nuk ka nevojë për instalim të veçantë. Finitura e vet elegante përmban gjithashtu sipërfaqe metali solid, duke shtuar një prekje reale sofistikimi.

Dizajn dhe finiturë harmonike e cilësisë premium

Shikoni gjithçka me një vështrim

Përmban dyer të dyfishta që hapen deri në fund, që ju të shikoni me lehtësi gjithçka që ndodhet brenda frigoriferit dhe që ruhet në dyert me kapacitet të madh. Ose mund të keni akses tek artikujt nga secila anë.

Shikoni gjithçka me një vështrim

E përshtatur për nevojat tuaja për hapësirë

Një raft që rrëshqet dhe paloset i shton fleksibilitet shtesë hapësirës së ruajtjes. Ju mund ta rregulloni që t’u përshtatet shisheve të gjata ose enëve të mëdha dhe siguron që hapësira të mos harxhohet kot.

E përshtatur për nevojat tuaja për hapësirë

Hapni me lehtësi me një tërheqje të butë

Dorezat e reja dhe të lehta hapin edhe sirtarët më të mëdhenj me një tërheqje delikate – dhe mbyllen në mënyrë të sigurt kur nuk janë në përdorim. Dhe dizajni i thjeshtë dhe diskret i dorezave përshtatet në mënyrë të përkryer me dekorin tuaj.

Hapni me lehtësi me një tërheqje të butë

Kompakt, por më shumë akull

Ice Master i ri liron deri në 8,5 litra hapësirë më shumë për ushqimet tuaja. Por prodhuesi i fuqishëm i akullit sërish prodhon deri në 2,7 kg akull në ditë.

Kompakt, por më shumë akull

I lehtë për t’u organizuar dhe gjetur

Smart Divider ju lejon të ndani përmbajtjen e sirtarit të mesëm në ndarje praktike të hapësirës ruajtëse. Prandaj, mund të organizoni çdo gjë nga të preferuarat e familjes, llojet e ushqimeve apo në çdo mënyrë tjetër që ju përshtatet.

I lehtë për t’u organizuar dhe gjetur

Shikoni më shumë, gjeni më mirë

Ndriçimi LED me efikasitet të lartë është më i hollë, më i ftohtë dhe më efikas në energji se ndriçimi tradicional, dhe ndriçon mirë çdo qoshe të hapësirës së madhe të brendshme me ndriçim më të madh dhe më të butë.

Shikoni më shumë, gjeni më mirë

Rafti me buzë inoksi

Kur bëhet fjalë për bukurinë, është ana e brendshme që ka rëndësi. Për të plotësuar dizajnin e pastër të brendshëm të ri RF24 të Samsung dhe finiturën e jashtme prej inoksi, janë raftet me buzë metalike të argjendtë. Qoftë kur frigoriferi është i mbushur plot apo jo, ju do të shikoni dizajnin e ri të raftit që shkëlqen me sofistikim.

Rafti me buzë inoksi

Ndërtuar për artikuj më të mëdhenj

Hapësira ruajtëse e thellë dhe e gjerë e dyerve mund të mbajë më shumë artikuj se ato tradicionalet, duke përfshirë enë të mëdha si kartonët e qumështit. Prandaj, lironi hapësirë të çmuar në rafte dhe bëjeni më të lehtë futjen e ushqimeve.

Ndërtuar për artikuj më të mëdhenj

Si mund të stivoset

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.