Ashtu siç ndryshon bota, ashtu ndryshojnë edhe mënyrat se si ne përdorim telefonin.
Në epokën e re të spontanitetit dhe kreativitetit, kur përmbajtja dërgohet live, ne kemi nevojë për një telefon që të mund ta ndjekë atë: një telefon për të bërë foto spontane, një telefon për transmetimin e videove live, një telefon për t'u lidhur me të tjerët ndërsa ndajmë përvojat tona me ta. Kjo është arsyeja pse jemi munduar ta bëjmë këtë teknologji revolucionare të disponueshme për këdo. Kamerë inovative, ekran i madh dhe bateri e madhe: projektuar dhe prodhuar posaçërisht për gjeneratën që jeton për momentin, dhe e cila ndan të gjitha pasionet, përvojat dhe bashkëveprimet e saj live.

Ju prezantojmë një seri telefonash celularë e cila i lejon brezit të sotëm të bëjë atë që të tjerat nuk munden.

Njihu me serinë e re Galaxy A
E bërë për epokën e jetës LIVE

Brezi i ardhshëm po merr formë.

Kamerë e integruar për foto që duken si në jetën reale. Jo vetëm për selfie.

Tre foto të kapura nga kamera e Galaxy A që tregojnë momentin që një grua kthehet

Kamera rrotulluese Epike nga të dyja anët

Ne e kemi ndryshuar kamerën për t’ju dhënë më shumë kontroll se kurrë. Një kamerë me një lente të trefishtë, ajo rrotullohet në pjesën e përparme dhe të pasme, duke ju mundësuar të bëni regjistrime epike nga të dyja anët - duke bërë video me ndriçimin më të mirë.

Kamera rrotulluese  Epike nga të dyja anët

* Kamera rrotulluese është në dispozicion vetëm në Galaxy A80.

Më shumë lente në kamerën ultra të gjerë për të parë shumë më tepër.

Nuk ka rëndësi nëse fotografoni një panoramë super të gjerë apo diçka nga afër.
Fotografitë janë aq perfekte saqë miku juaj me siguri do t’ju pyesë se si i keni bërë ato.
Kamera ultra e gjerë ofron mundësinë e fotografimit të një fushë të jashtëzakonshme shikimi prej 123 gradë:
Prandaj dhe e kemi bërë - që të vërejë gjithçka si syri i njeriut dhe ta regjistrojë atë live.

Një burrë i ulur që shikon në distancë, në një foto të bërë me një kamera ultra të gjerë Galaxy A.
* Fotografitë janë krijuar për qëllime ilustrimi
* Karakteristikat e disponueshme ndryshojnë në varësi të modelit Galaxy A. Për më shumë detaje shikoni faqen e produktit.

Kamera e thellësisë sistemon dimensionet dhe thellësinë në mënyrë që sfondi të jetë i përsosur.

Funksionet e reja të kamerës së thellësisë dhe turbullirës sjellin vëmendjen në gjërat që kanë vërtet rëndësi. Ana frontale dhe qendrore.

Dy foto të bëra me Galaxy A dhe dy gra duke bërë fytyra qesharake - theksohet diferenca midis fotove sepse njëra është me sfond të mjegulluar me funksionin e kamerës së thellësisë, dhe tjetra jo.
* Fotografitë janë krijuar për qëllime ilustrimi
* Karakteristikat e disponueshme ndryshojnë në varësi të modelit Galaxy A. Për më shumë detaje shikoni faqen e produktit.

Ekran për epokën e jetës LIVE.
Më shumë vend për lojëra.

Imazh i simuluar, i fotografuar me aparat Galaxy A të përkulur në poshtë, dhe përzihet me sfondin e skejt-parkut ndërsa skejtborderi kërcen, dhe pamja e skejtborderit ndërsa "fluturon" në ajër, paraqet mundësinë e fotografimit të momenteve live.

Shijoni përvojën më gjithëpërfshirëse vizuale sikur të ndodheni në kinema.

Ekrani i madh Infinity ofron detaje kristal të qarta, thellësi dhe ngjyra të gjalla për një përvojë vizuale më intensive në një ekran më të madh dhe më të ndritshëm.
Pavarësisht nëse jeni duke transmetuar, luajtur lojëra ose duke shikuar filma, ekrani Super AMOLED i jep jetë çdo skene.

Galaxy A në pozicion horizontal tregon një femër që lëshon zogjtë, ata fluturojnë dhe zhduken nga ekrani, duke treguar kështu mundësinë e thellësimit të ekranit Infinity.

Bateri për epokën e jetës LIVE
Për lidhje më të mirë.

Fotografi e një gruaje që përdor jashtë një telefon në mes të natës. Ikona e baterisë në këndin e poshtëm të djathtë tregon se bateria është pothuajse e mbushur.

Bateri e madhe për lidhje më të mirë.

Relaksohuni me performancat më të mira të një baterie të fuqishme. Bateria e pajisjes Galaxy A nuk është vetëm jetëgjatë.
Ajo ju mban gjallë dhe me performancat më të mira që nevojiten, nuk do t’ju zhgënjejë kurrë.
Përveç kësaj, ka edhe mundësinë e karikimit super të shpejtë që e mbush telefonin deri në 100% më shpejt.

* Kapaciteti i baterisë varet nga modeli i Galaxy A. Kohëzgjatja e baterisë varet nga mjedisi i rrjetit, funksionet dhe aplikacionet e përdorura, frekuenca e thirrjeve dhe e mesazheve, numri i karikimeve dhe shumë faktorë të tjerë.
*Karikimi i shpejtë është i disponueshëm vetëm në modelet Galaxy A70 dhe Galaxy A80. Shpejtësia reale e karikimit mund të ndryshojë në varësi të mënyrës së përdorimit, kushteve të karikimit dhe faktorëve të tjerë.

Galaxy A në karikues me bateri gati 100% të mbushur.

* Kapaciteti i baterisë varet nga modeli i Galaxy A. Kohëzgjatja e baterisë varet nga mjedisi i rrjetit, funksionet dhe aplikacionet e përdorura, frekuenca e thirrjeve dhe e mesazheve, numri i karikimeve dhe shumë faktorë të tjerë.
*Karikimi i shpejtë është i disponueshëm vetëm në modelet Galaxy A70 dhe Galaxy A80. Shpejtësia reale e karikimit mund të ndryshojë në varësi të mënyrës së përdorimit, kushteve të karikimit dhe faktorëve të tjerë.

Telefon celular për epokën e jetës LIVE
Për një jetë komode.

Fotografi e një gruaje të shtrirë jashtë në një batanije dhe duke përdorur një Galaxy A.

Prodhuar për aventura live, si një vepër artizanale që zgjat.

Xhami Gorilla Glass është rezistent ndaj dëmtimit, që do të thotë që keni një telefon mjaft të fortë për aventurat tuaja live. E kemi testuar atë për rënie, ujë dhe temperatura ekstreme për të krijuar një telefon të prodhuar që të zgjasë.

Një vështrim në Galaxy A në një kënd që zbulon pesë shtresa të sigurisë të Samsung Knox të integruar në harduer dhe softuer

Pajisja dhe të dhënat personale janë të mbrojtura në çdo hap.

Me kriptimin e integruar thellë në harduer dhe me Samsung Knox të integruar në ADN-në e modelit Galaxy A, telefoni dhe të dhënat tuaja janë të mbrojtura me një shkallë të lartë mbrojtjeje. Vetëm ju mund të zhbllokoni atë që telefoni juaj ruan, me ndihmën e teknologjisë së sensorit të gjurmës së gishtit në ekran.

*Sensori i gjurmës së gishtit është i disponueshëm vetëm në modelet Galaxy A50, Galaxy A70 dhe Galaxy A80.

Një vështrim në Galaxy A në një kënd që zbulon pesë shtresa të sigurisë të Samsung Knox të integruar në harduer dhe softuer

*Sensori i gjurmës së gishtit është i disponueshëm vetëm në modelet Galaxy A50, Galaxy A70 dhe Galaxy A80.

Galaxy A është vetëm fillimi.

Seria e re Samsung Galaxy A është në dispozicion tek partnerët e autorizuar Samsung