Dizajni dhe ekrani | Samsung Galaxy S9 and S9+

Dizajni

Imazh që tregon pamje ekstreme nga afër të një këndi me Galaxy S9+  

Infinity Display

Shikoni më shumë. Mbani më pak.

Hapni pamjen tuaj me këtë ekran të mrekullueshëm nga cepi në cep që përputhet në mënyrë komode në dorën tuaj. Ai harkohet në anë për një pamje që duket pa korniza me tërheqje minimale vëmendjeje.

*Infinity Display: një xham pothuajse pa kornizë, plotësisht frontal, nga cepi në cep.
*Ekrani i matur diagonalisht si drejtkëndësh i plotë pa llogaritur këndet e rrumbullakosura.
*I matur diagonalisht, madhësia e ekranit të Galaxy S9 është 5,8” si drejtkëndësh i plotë dhe 5,6" kur llogariten këndet e rrumbullakosura, madhësia e ekranit të Galaxy S9+ është 6,2" si drejtkëndësh i plotë dhe 6,1" kur llogariten këndet e rrumbullakosura.
*I matur diagonalisht, madhësia e ekranit të Galaxy S9 është 146,5 mm (5,8”) si drejtkëndësh i plotë dhe 143,3 mm (5,6") kur llogariten këndet e rrumbullakosura, madhësia e ekranit të Galaxy S9+ është 158,1 mm (6,2") si drejtkëndësh i plotë dhe 154,5 mm (6,1") kur llogariten këndet e rrumbullakosura.

Ikonë e ilustruar e Galaxy S9

0.0

Galaxy S9 570ppi

Ikonë e ilustruar e Galaxy S9+

0.0

Galaxy S9+ 529ppi

Ikonë e ilustruar e Galaxy S9 Pamje nga afër e Galaxy S9+ që tregon pjesën e sipërme të telefonit dhe ekranin me farat e lule radhiqeve në ekran

Pamje imersive

Përqafoni përvojën e ekranit të madh.

Raporti i ekranit 18.5:9 ju jep një pamje kinematike. Ndërkohë që altoparlantët stereo të sintonizuar nga AKG dhe të përmirësuar me Dolby Atmos ofrojnë tingull të pastër rrethues.

Pamje nga afër e Galaxy S9+ që shihet në kënd që tregon Infinity Display imersiv
Drag

Përmirësimi i përparuar i kontrastit

Shikoni fotot siç duhet të shikohen.

Shikoni fotot dhe videot tuaja me gjallëri në këtë ekran me dritë. Rrit gjithashtu kontrastin kur ndodheni jashtë - prandaj edhe në dritë të plotë dielli ju dhe miqtë tuaj do të shikoni detaje mahnitëse në ekran.

*Ndriçimi automatik duhet të jetë i aktivizuar në menunë e Cilësimeve.

Imazh i shkrepur në Galaxy S9+ në ndriçim të ulët me një gjysmë të qartë dhe një gjysmë më të errët për të treguar veçorinë e përparuar të përmirësimit të kontrastit

Plotësimi i gjithçkaje

Detajet e padukshme bëjnë ndryshimin.

Elegant dhe i mahnitshëm. Ekrani dhe korniza gërshetohen së bashku për të krijuar një dizajn të pandërprerë. Ndërkohë, skaneri i syrit është i fshehur në kornizën e sipërme për të theksuar Infinity Display.

Pamje me rreze X e Galaxy S9+ që tregon harduerin brenda
Pamje e përparme e Galaxy S9+

Dizajni i pasmë

Projektuar për t’u mbajtur në dorë.

Galaxy S9 dhe S9+ kanë një dizajn të bukur që është krijuar për t’u përshtatur mirë në dorë. Kamera qëndron rrafsh me pjesën e pasme për një sipërfaqe të lëmuar. Ndërsa sensori i gjurmës së gishtit është i vendosur ergonomikisht për t’ju lejuar ta shkyçni me një lëvizje të lehtë.

Fotoja e një personi që mban Galaxy S9+ për të treguar vendosjen e skanerit të gishtave

Çfarë ka në kuti.

*Artikujt në kuti mund të variojnë sipas shtetit ose operatorit celular.

Imazhi i kutive të Galaxy S9 dhe Galaxy S9+ me aksesorët e përfshirë