Si instalohet, hiqet dhe formatohet karta e memories në smartphonin tuaj Galaxy

Bëni sa foto të doni dhe ruani sa informacion të doni duke instaluar një kartë memorieje Në vetëm disa hapa të thjeshtë, ju nuk keni pse të shqetësoheni në lidhje me problemet me hapësirën e smartphonin tuaj Galaxy.

Juve u duhet gjilpëra e nxjerrjes që vjen së bashku me smartphonin tuaj për të hapur folenë.

Gjilpërë nxjerrëse
Vendosni kartën e memories

Disa karta memorieje mund të mos jenë tërësisht të përputhshme me aparatin tuaj, sigurohuni që ju të përdorni një kartë memorieje që shmang dëmtimin.

1 Futeni gjilpërën e nxjerrjes vertikalisht në vrimë për të liruar mbajtësen.
2 Nxirrni mbajtësen lehtë nga foleja.
3 Vendosni një kartë memorieje në mbajtëse, me kontaktet ngjyrë ari me drejtim poshtë, që të përputhet me formën e mbajtëses.
4 Shtypeni lehtë kartën e memories në mbajtëse për ta siguruar.
5 Futeni mbajtësin prapë në fole.
Fut mbajtësen

Pasi të keni vendosur kartën e memories në aparat, shfaqet drejtoria e skedarëve në My Files, SD card folder.

Jeni të lutur të vini re: Pozicioni i mbajtëses së kartës ndryshon në modele të ndryshëm të smartphonëve Galaxy.

Hiqni kartën e memories

Para heqjes së kartës së memories, liroheni atë.

1 Tek Settings, klikoni "Device maintenance" ose “Device Care”.
Tek Settings, kliko Mirëmbajtja e aparatit
2 Klikoni "Storage".
Klikoni Storage
3 Klikoni "More" dhe zgjidhni "Storage Settings".
Klikoni More dhe zgjidhni Storage Settings
4 Klikoni "SD card" dhe pastaj "Unmount".
Klikoni SD card dhe pastaj Unmount

Pastaj:

5 Futeni gjilpërën e nxjerrjes vertikalisht në vrimën e mbajtëses për të liruar mbajtësen.
6 Nxirrni mbajtësen lehtë nga foleja.
7 Hiqni kartën e memories.
8 Futeni mbajtësin prapë në folenë e mbajtëses.

Jeni të lutur të vini re: Mos e hiqni kartën e memories kur aparati është duke transmetuar.

Formatoni kartën e memories

Para formatimit të kartës së memories, mos harroni të bëni kopje rezervë për të gjitha të dhënat e rëndësishme të ruajtura në kartën e memories.

1 Tek Settings, klikoni "Device maintenance" ose “Device Care”.
Tek Settings kliko Mirëmbajtja e aparatit
2 Klikoni "Storage".
Klikoni Storage
3 Klikoni "More" dhe zgjidhni "Storage Settings".
Klikoni More dhe zgjidhni Storage Settings
4 Klikoni "SD card" dhe pastaj "Format".
Klikoni SD card dhe pastaj Format

Jeni të lutur të vini re: Një kartë memorieje e formatuar në një kompjuter mund të mos jetë e përputhshme me aparatin.

Ju lutemi, klikoni butonin "DERGO" më poshtë për të aplikuar komentet tuaja. Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj.

Faleminderit për komentin tuaj