Si ta përdor telekomandën S Pen në Galaxy Note9?

Në këtë video Ne do t'ju tregojmë se si ta përdorni S Pen si një telekomandë në Galaxy tuaj Note9.


Zbuloni se çfarë përmban S Pen dhe perfitoni maksimumin nga Note9 Juaj.

Mirë se vini!
 

S Pen i ri është i pajisur me Bluetooth, kështu që mund ta përdorni si telekomandë.
 

Për të aktivizuar telekomandën S Pen, nis aplikacionin Cilësimet, trokitni Funksionalitete të avancuara, pastaj S Pen dhe telekomandën S Pen.
 

Ta provojmë njëherë!
 

Kur jeni tek aplikacioni Kamera, mund të bëni lehtësisht foto pa vendosur një kohëmatës.
 

Shtypni butonin S Pen një herë për të bërë foto, dhe shtypeni dy herë për të kaluar nga kamera e përparme në të pasmen.
 

Nëse jeni tek aplikacioni Media Player, mund të luani një video ose bëni pauzë me një shtypje të vetme në butonin S Pen.
 

Shtypja dy herë e S Pen ju çon tek incizimi ose videoja e radhës.
 

Në aplikacionin Regjistrues zëri, mund të luani një regjistrim ose t’i bëni pauzë duke shtypur një herë S Pen.
 

Nëse jeni në një prezantim thjesht kaloni te rrëshqitësja tjetër me një shtypje, ose shkoni te rrëshqitësja përpara duke shtypur dy herë mbi S Pen.
 

Kur jeni në Galeri, një shtypje mbi S Pen ju çon te figura tjetër dhe dy shtypje ju kthente figura përpara.
 

Mund edhe ta mbani shtypur butonin S Pen për të nisur shpejt një aplikacion të para-përcaktuar si kamera ose galeria.
 

Gjithashtu mundësohet zbërthimi i ekranit me S Pen.
 

Për ta aktivizuar këtë funksion duhet që së pari të vendosni një kyç të sigurt ekrani, si për shembull një model, pin ose fjalëkalim.
 

Kjo do të çaktivizojë çdo funksion tjetër sigurie si shenja gishtash ose njohje të fytyrës.
 

Pastaj, lëshoni aplikacionin Cilësimet dhe trokitni Funksionalitete të avancuara.
 

Trokitni S Pen, pastaj trokitni dhe zgjidhni Zbërthe me telekomandën S Pen. dhe pastaj OK.
 

Duke shtypur butonin S Pen ekrani juaj tani do të zbërthehet dhe do të shihni ekranin kryesor.
 

Shpresoj të jeni kënaqur duke parë videon rreth përdorimit të Samsung Galaxy Note9 tuaj.
 

Shikoni videot tona të tjera ose vizitoni Samsung Community për të mësuar më shumë rreth të gjitha produkteve tuaja Samsung.

Faleminderit për komentin tuaj