Argëtim / Lojëra

Llava Kalon Përmes Qytetit të Nju Jorkut në Veprimtarinë e Nivelit Tjetër të Fortnite

Jetoni përsëri momentet më të mira nga Ninja dhe seanca e lojërave e Galaxy eFortnite të iKON.

Turmat duke parë Turneun e Fortnite në Samsung 837 në Qytetin e Nju Jorkut

Tamam pas lëshimit të Galaxy S10 dhe prezantimit të veshjes së mahnitshme iKONIK dhe emote së Scenario, Samsung zhvilloi një seancë të lojërave Fortnite në Qytetin e Nju Jorkut ku paraqitëm ishullin ku nuk është luajtur kurrë ndonjëherë (brenda Fortnite Creative). Qindra lojtarë erdhën tek veprimtaria për një shans që vjen një herë gjatë jetës për të provuar lojën e tyre Fortnite në celular me streamer-in më të ndjekur në Twitch, Tyler “Ninja” Blevins dhe sensacionin e K-Pop iKON. Këtu janë disa nga momentet tona të preferuara nga veprimtaria ekskluzive e lojërave.

Admiruesit qëndruan gjatë gjithë natës në Samsung 837 për të parë Ninja, iKON dhe një vështrim të parë të ishullit Creative, të vendosur në NYC pas apokalipsit.

Zbulimi i ishullit tepër sekret Creative

Samsung paraqiti ishullin e tij Fortnite Creative, të skicuar nga dizajneri mjaft i suksesshëm i hartave BluDrive pikërisht për veprimtarinë. Tani i disponueshëm për publikun, ishulli pas apokalipsit është i mbushur me veçori ngazëllyese. BluDrive përfshiu pika referimi të famshme të Qytetit të Nju Jorkut si Parku Qendror dhe e shtoi kaosin me lumenj të llavës, ura të rrëzuara dhe stacione të metrosë të frikshme të braktisura. Ishulli madje përfshin ndërtesën Samsung 837, një veçori që BluDrive është sidomos krenar që e ka skicuar.

Pozë nga loja e lojtarëve të Fortnite duke vrapuar drejt Samsung 837 në ishullin e ri Creative
Pozë nga loja e lojtarëve duke kaluar përmes një lumi të llavës në ishullin e ri Fortnite Creative
Pozë nga loja e një lojtari duke kaluar metronë e NYC në ishullin e ri Fortnite Creative
Njerëz duke luajtur Fortnite në regjimin e Battle Royale dhe disa smartfonë Samsung Galaxy S10+ që po përgatiten për raundin final

Një largim nga formati tipik i Battle Royale

Pas raundit kualifikues në formatin standard të Battle Royale, 12 finalistë u vendosën në grupe me katër persona. Lojtarët u ndeshën në një format sulmi kundër mbrojtjes për raundin final. Lojtarët luajtën në një Galaxy S10+ për gjithsej tre raunde dhe secili grup luajti një raund duke mbrojtur dy pajisje me Ninja dhe pastaj dy raunde duke sulmuar pajisjet me një anëtar të iKON.

“Ninja është një nga lojtarët më të mirë në botë, por ndjehem se kam një avantazh sepse luaj posaçërisht në celular, katër orë në ditë.”

– Aidan Fay, 13 vjeç, një fitues në raundin kualifikues

Një nga lojtarët më të rinj në nivelin final, 13 vjeçar Aidan Fay, u desh të përballet me Ninja-n bashkë me ekipin e tij, por nuk ishte i frikësuar duke luajtur kundër një superylli. “Ninja është një nga lojtarët më të mirë në botë, por ndjehem se kam një avantazh sepse luaj posaçërisht në celular, katër orë në ditë.”

Fituesit e Turneut të Fortnite janë duke qëndruar në skenë duke buzëqeshur. Tre prej tyre janë duke mbajtur produkte Galaxy S10 në duar. Emrat e tyre nga e majta në të djathtë janë: Samuel Hatch, Cyril Porter, Bradley Sykes, Ninja, Jhonn Lopez.
Ninja në skenë me Chanwoo dhe anëtarë të iKON për diskutimin e panelit të lojërave

Kombinimi i mahnitshëm i lojërave dhe i K-Pop

Ngazëllimi dhe bërtitjet nga turma ishin shurdhuese ndërsa iKON u ngjit në skenë për diskutimin e panelit — aq të forta saqë moderatori pati vështirësi të bënte pyetjet mbi gjëmimin. Kur u pyetën nëse u kishte lënë përshtypje veshja e frymëzuar nga iKON dhe emote e re e Scenario (bazuar në këngën e tyre që arriti majat e listave “Skenari i dashurisë”), Chanwoo tha, “Më pëlqeu shumë sesi i dhanë jetë kërcimit dhe jemi kaq të ngazëllyer sesi u përfundua.” Ninja gjithashtu dha mendimet e tij mbi evolucionin e lojërave, duke thënë: “Më pëlqen shumë sesi lojërat janë bërë më praktike. Nuk keni nevojë për një pajisje…çdokush mund të luajë Fortnite falas.”

“Më pëlqeu shumë sesi i dhanë jetë kërcimit dhe jemi kaq të ngazëllyer sesi u përfundua.”

– Chanwoo, anëtar i iKON

Bobby nga iKON këndon disa vargje përpara sesa anëtarët e tjerë të iKON bashkohen me të në skenë

Koha kur iKON interpretoi përpara një turme të admiruesve që bërtisnin

Pas panelit, punëtorët e skenës shpejt e çmontuan atë përpara sesa një turme shumë me fat pati një shikim të shpejtë të herës së parë që iKON bën turne në Shtetet e Bashkuara. Të shtatë anëtarët dolën në skenë me një krekosje që zakonisht rezervohet për interpretimet në arena të shitura plotësisht. Ata interpretuan disa këngë, përshirë këngën më të suksesshme #1 të tyre “Skenari i dashurisë”, ndërsa admiruesit e ngazëllyer kënduan së bashku për çdo…fjalë…të vetme.

The winner of the dance competition shows off his version of the Fortnite iKONIK emote
Një film që tregon fituesin e konkursit të kërcimit duke kërcyer versionin e tij të emote Fortnite iKONIK

Admiruesit kërcyen me plot kuptimin e fjalës

Gjatë gjithë veprimtarisë, lojtarët dhe spektatorët patën një rast të krijonin emote e tyre IRL duke treguar lëvizjet më të mira të tyre të kërcimit. Ninja dhe Chanwoo i iKON panë shume paraqitje, nga "flossing" tek "freestyling" dhe zgjodhën të preferuarin e tyre. Tenzin Jhangchub, fituesi i kërcimit, pati rastin të takohet me Ninja dhe iKON, dhe gjithashtu mori një Galaxy S10+ të ri.

Tani është radha juaj që të kaloni në nivelin tjetër

Mos lejoni që performanca e keqe e CPU-së të shkaktojë rënien e papritur të kuadrove në betejën tuaj të ardhshme. Galaxy S10+ është një nga telefonat më të fuqishëm të lojërave të Samsung deri tani, me një procesor 855 Snapdragon të shpejtë si vetëtima, një ekran përfshirës Quad HD 2K dhe një Bateri inteligjente gjatë gjithë ditës* që automatikisht optimizon energjinë bazuar tek ajo sesi luani.

Pjesa e pasme e një telefoni Galaxy S10+ me prizëm të bardhë, me pjesën e përparme të një telefoni të zi Galaxy S10+ që vendoset pak sipër tij

Galaxy S10e | S10 | S10+

Lexoni këto histori më pas