Si të përdorni funksionin “AR Doodle” në Note10

Mund të regjistroni video argëtuese me shkrim dore ose vizatime virtuale mbi fytyra dhe kudo gjetkë. Kur kamera njeh praninë e një fytyre ose hapësire, vizatimet e bëra mbi atë fytyrë e ndjekin fytyrën nëse i ndryshon vendndodhja në video, ndërsa vizatimet brenda hapësirës do të jenë të fiksuara në të njëjtin vend edhe atëherë kur lëviz kamera.

1 Hapni aplikacionin “Camera” dhe prekni “Video” në listën e modaliteteve.
2 Prekni Ikona 'AR Doodle' për të përzgjedhur modalitetin që dëshironi. Kur kamera e njeh personin, në ekran shfaqet hapësira e njohjes.

  • Face: Shkruan ose vizaton mbi një fytyrë. 
  • Everywhere: Shkruan ose vizaton kudo gjetkë. 
Kamera e telefonit Note10 njeh fytyrën e një djali në kolovajzë

* Ky imazh është thjesht një shembull në gjuhën angleze, por ofrohet edhe në gjuhën e vendit tuaj. 

3 Shkruani ose vizatoni në hapësirën e njohjes. Nëse prekni Ikona 'Record' dhe pastaj filloni të shkruani ose vizatoni, mund ta regjistroni edhe vizatimin progresiv.
Vizatim mbi fytyrën e një djali duke përdorur telefonin Note10

* Ky imazh është thjesht një shembull në gjuhën angleze, por ofrohet edhe në gjuhën e vendit tuaj. 

4 Prekni Ikona 'Record' për të regjistruar videon.
5 Prekni Ikona 'Stop' për të ndaluar regjistrimin e videos. Mund ta shihni dhe ta ndani me të tjerë videon në Galeri.

Ju lutemi, klikoni butonin "DERGO" më poshtë për të aplikuar komentet tuaja. Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj.

Faleminderit për komentin tuaj