Entertainment

Si e ndryshon HDR mënyrën si luani

Eliminoni vonesat e figurës dhe armiqtë kur luani në shtëpi.

Një burrë dhe një grua duke luajtur një lojë në Samsung Smart TV. Një burrë dhe një grua duke luajtur një lojë në Samsung Smart TV.

Lojërat janë në krye të listës së argëtimit shtëpiak. Por përfytyroni sikur të jeni në kulmin e pushtimit të një bote virtuale kur papritur figura fillon të ketë vonesa. Dhe ju picërroni sytë për të parë se çfarë bëhet në zonat e errëta të ekranit. Kur luani lojëra, teknologjia bën gjithë dallimin. Televizori i duhur i lojërave mund t'ju transferojë nga divani drejt në një realitet tjetër. Nga pajisjet te programet, je se si televizorët HDR të Samsung ju ofrojnë një përvojë vërtet përfshirëse në lojëra dhe jua mbajnë vëmendjen në lojë.

Një skenë nga një lojë FPS. Një ushtar përgatitet të qëllojë një objektiv. Televizori QLED ju ndihmon të përfshiheni në lojën me armë. Duket reale dhe dinamike. Një skenë nga një lojë FPS. Një ushtar përgatitet të qëllojë një objektiv. Televizori QLED ju ndihmon të përfshiheni në lojën me armë. Duket reale dhe dinamike.

Pamje të qarta e të gjalla, që të mos humbisni as miqtë, as armiqtë

Përhumbuni në grafikën e lojës suaj të preferuar me pamje të ngjashme me realitetin. Televizorët HDR ofrojnë një larmi të gjerë ngjyrash e kontrasti të ngjashëm me realitetin, sa çdo skenë vjen në jetë. Videolojërat janë më emocionuese me detajet e qarta që duken pastër, edhe në hije të errëta. Por nuk është puna vetëm te ngjyrat e arrira. Shihni më shumë aksion njëherësh në ekranin e madh, me bordura të holla, që të mos ju shpëtojë asgjë - apo më saktë, askush.

Një pult videolojërash që shkrep simbole aksioni drejt një televizori QLED të montuar në mur Një pult videolojërash që shkrep simbole aksioni drejt një televizori QLED të montuar në mur

Një televizor që ruan ritmin e lojës

Arrini maksimumin në lojën tuaj me një televizor lojërash që vjen në nivelin tuaj. Pikasni lëvizjet e lehta, të errëta, që të mund të përgjigjeni shpejt me reflekse instinktive. Falë vonesës pabesueshmërisht të ulët dhe shpejtësisë ultra të lartë të lëvizjeve, çdo veprim duket i shtruar dhe natyral, deri në detajet më të imëta. Tani mund të gjeni kohën e saktë për të mundur kundërshtarët.

One Connect Box lidhet me lehtësi me disa pajisje. Pavarësisht numrit të pajisjeve të lidhura me televizorin, mund t'i komandoni thjeshtë me anë të One Remote Control. One Connect Box lidhet me lehtësi me disa pajisje. Pavarësisht numrit të pajisjeve të lidhura me televizorin, mund t'i komandoni thjeshtë me anë të One Remote Control.

Një lidhje e thjeshtë e praktike

Mos e vononi lojën për shkak të lidhjeve të komplikuara. One Connect Box është një mënyrë e pastër e praktike për të lidhur të gjitha konsolat tuaja njëherësh me televizorin tuaj inteligjent. Funksioni Auto Detection i njeh konsolat e lidhura, që të mund t'i komandoni me lehtësi me One Remote Control. Kështu që zgjidhni aventurën e radhës në konsolën tuaj të preferuar dhe përfshihuni në lojë me prekjen e një butoni.

Pllaka të mbivendosura, ku secila pllakë paraqet lojëra të ndryshme të Steam, duke përfshirë Rocket League®, Pro Cycling Manager 2018, Portal 2 dhe Trackmania² Lagoon. Pllaka të mbivendosura, ku secila pllakë paraqet lojëra të ndryshme të Steam, duke përfshirë Rocket League®, Pro Cycling Manager 2018, Portal 2 dhe Trackmania² Lagoon.

Përjetoni lojën ashtu siç ishte menduar

Luani lojërat tuaja të preferuara në internet në ekranin e madh me qartësi pabesueshme. Me televizorët inteligjentë Samsung, mund të shikoni çdo lojë në detaje mahnitëse dhe ngjyra vibrante. Hapni cilësimet sensacionale dhe grafikën mahnitëse të lojërave si Red Dead Redemption 2 përmes një ekrani cilësor.

Plus, funksionet e posaçme të lojërave të bashkëzhvilluara me Xbox ju ofrojnë një performancë të pamposhtur në lojëra për një përjetim të paharrueshëm.*

Për të ilustruar vonesën e ulët në komandim dhe funksionin Freesync të televizorit QLED, shfaqen së bashku dy fragmente nga loja. Lojtari ecën përmes rrënojave të lashta teksa përpiqet të eliminojë objektivat e nevojshëm. Në fragmentin "high input lag", lojtari nuk e kap objektivin për shkak të vonesës në kohën e reagimit. Në fragmentin "low input lag", lojtari e kap objektivin për shkak të kohës më të përpiktë të reagimit dhe cilësisë më të shtruar të figurës. Për të ilustruar vonesën e ulët në komandim dhe funksionin Freesync të televizorit QLED, shfaqen së bashku dy fragmente nga loja. Lojtari ecën përmes rrënojave të lashta teksa përpiqet të eliminojë objektivat e nevojshëm. Në fragmentin "high input lag", lojtari nuk e kap objektivin për shkak të vonesës në kohën e reagimit. Në fragmentin "low input lag", lojtari e kap objektivin për shkak të kohës më të përpiktë të reagimit dhe cilësisë më të shtruar të figurës.

Përfshirja juaj në një botë krejt të re

Duke sjellë së bashku rezolucionet më të larta (4K dhe tani 8K), teknologjinë HDR dhe volumin 100% të ngjyrave, televizorët Samsung ju transferojnë kudo që ndodhet aventura juaj në lojën e radhës. Eksploroni realitete të fshehta, kapni pikë maksimale me topa të shpejtë rrufe dhe mundini kundërshtarët në beteja epike. Kurdo që të jeni gati për ca zbavitje të mirëfilltë në shtëpi, luani në një televizor që është gati t'i bëjë ballë detyrës.

Gati për nivelin tjetër?

Përjetoni kontrast të thellë, detaje të qarta dhe lidhje të njësuara në një nivel krejt tjetër.

Lexoni më pas këto histori

* Funksionet e lojërave të televizorit të bashkëzhvilluara nga Samsung dhe Xbox ofrohen vetëm në modelet e televizorëve Samsung QLED.

** Vetëm pajisjet e përputhshme.

*** Të gjitha pajisjet duhet të jenë në të njëjtin rrjet dhe kërkohet lidhje me internetin.

**** Shërbimi inteligjent dhe menutë në ekran mund të ndryshojnë sipas modelit dhe rajonit.

***** Disponueshmëria e shërbimeve dhe e përmbajtjes së palëve të treta mund të ndryshojë pa njoftim.

****** Pamje të simuluara vetëm për qëllime ilustruese. Paraqitja dhe specifikimet e dizajnit që nuk ndikojnë në rendimentin e produktit mund të ndryshohen pa njoftim.

******* Njohja automatike ndërmjet celularit dhe televizorit mund të ndryshojë në varësi të celularëve. Për celularët që nuk mbështesin njohje automatike, hapni aplikacionin SmartThings në celular për të filluar konfigurimin.