Marka

Përjetoni një perspektivë të re
me televizorin Neo QLED

Një udhëtim transformues në bregdetin shkëmbor adriatik të Kroacisë me artistin perceptual Michael Murphy.

Herë pas here një artist krijon diçka që nuk e ka parë kush më parë dhe na jep të gjithëve shansin të përjetojmë perspektiva të reja. Me fuqinë e Neo QLED 8K dhe bukurinë sublime të bregdetit adriatik të Kroacisë – artisti vizionar perceptual, Michael Murphy ka bërë pikërisht këtë.

Në bashkëpunim me mjeshtrat kineastë, Cercle, dhe duetin e muzikës elektronike, Gorgon City, Murphy ka krijuar një instalim që përmban dymbëdhjetë televizorë të teknologjisë së fundit Neo QLED 8K —një spirale transformuese ekranesh mahnitës Infinity që ju transferojnë në një performancë panoramike në Skywalk Biokovo emblematik. Duke kombinuar ngjyrat perfekte deri në nivel pikseli me zërin rrethues 3D, ky instalacion dinamik kulminon në një përjetim vërtet kinematografik, që mund të arrihet vetëm përmes teknologjisë Neo QLED.

1

Bregdeti shkëmbor adriatik i Kroacisë në një imazh të
ngjashëm me realitetin

Filmimi i vendeve më të bukura në botë është specialitet i Cercle Music—që njihen për pamjet në fluturim nga droni, pamjet atmosferike të peizazheve dhe vizualet e definicionit të lartë—dhe këto kanë funksionuar më së miri me Biokovo Skywalk, duke transformuar një destinacion mahnitës turistik në një skenë që sfidon gravitetin. Por filmimet e arrira meritojnë dhe një paraqitje të veçantë, ku del në pah teknologjia e veçantë e ekranit pas Neo QLED. Falë dritave ultra të fokusuara, të zezave ekstreme dhe kontrastit mahnitës, Neo QLED paraqet ngjyrat më të pasura të arritura ndonjëherë jashtë kinemasë, duke ju transferuar drejtpërdrejt në bregdetin adriatik të Kroacisë me detaje shumë pranë realitetit.

2

Përjetoni Gorgon City
në zë rrethues 3D

Duke ndjekur publikimin e albumit të tyre të hitlistave të kërcimit, Olympia, dueti i muzikës elektronike Gorgon City ka interpretuar një këngë ekskluzive, ‘Skywalk’, të frymëzuar nga Skywalk emblematik në parkun natyror të Biokovës. Me një ritëm të zgjatur lo-fi, bas konstant dhe shabllone atmosferike, Gorgon City i dha Neo QLED shansin ideal për të treguar teknologjinë e zërit rrethues 3D, duke krijuar një gosti shqisore për sytë dhe veshët.

3

Një vepër arti konceptual, prezantuar për ju në 8K

Përjetoni vetë perspektiva të reja. Eksploroni bregdetin shkëmbor adriatik të Kroacisë përmes ekranit mahnitës të kryemodelit Samsung Neo QLED 8K TV dhe shikoni artin perceptual të Michael Murphy me sytë tuaj. Zbuloni dimensione të reja përmes instalacionit marramendës të Murphy—punimi i tij parë me pamje lëvizëse—ndërsa përjetoni qartësinë dhe bukurinë fantastike të filmimeve të Cercle, siç luhen përmes Neo QLED 8K. Mund ta shikoni instalacionin vizionar, tek shpaloset në Saatchi Gallery në Londër, më poshtë.

Përjetoni perspektiva të reja në shtëpi

Zbuloni nivele të reja të bukurisë me Neo QLED 8K

Lexoni më pas këto histori