Çfarë shërbimi kujdesi për klientin ka për telefonin Galaxy Z Flip?

Galaxy Z Flip ofron shërbime të specializuara të kujdesit për klientin, të quajtura “Shërbimi Premier Galaxy Z“, i cili ka për qëllim të ofrojë përvojën më të mirë të mundshme për klientët tanë të çmuar.

Pamje e pajisjes Galaxy Z Flip

Shërbimi i ngjitjes së mbrojtësit të ekranit të Galaxy Z Flip

Pamje e mbrojtësit të tejdukshëm të ekranit

Galaxy Z Flip ofrohet me garanci standarde, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore të secilit shtet.

Klientëve u ofrohet një shërbim i ngjitjes së njëhershme të mbrojtësit të ekranit, pa pagesë, në një qendër servisi të autorizuar Samsung. Por ky shërbim vlen për 1 vit pas datës së blerjes. 

Nëse ekrani dëmtohet, pajisja mund të riparohet në pikat e autorizuara Samsung. Mund të lindë nevoja për të paguar koston e pjesëve të këmbimit, në varësi të llojit të dëmit. 

Shënim : *Pikat e gatshme për të kryer shërbimin e ngjitjes së mbrojtësit të ekranit mund ndryshojnë në varësi të shtetit dhe filialit. 

Shërbimin Premier Galaxy Z Flip

Zëvendësimi ose riparimi i ekranit kryesor të Galaxy Z Flip brenda 1 viti

Pamje e zëvendësimit të ekranit

Keni të drejtë për një herë zëvendësim ose riparim të ekranit brenda 1 viti nga data e blerjes së pajisjes. 
Zëvendësimi ose riparimi i njëhershëm i ekranit vlen për ekranin kryesor të brendshëm e të palosshëm të Galaxy Z Flip me kosto të ulët.  Klienti duhet të paguajë një shumë të zbritshme për zëvendësimin ose riparimin e ekranit. 
Garancia e mbrojtjes mund të ndryshojë sipas shtetit.  Zbatohen edhe kushte të tjera. 

Shërbimi me ndihmës të dedikuar i Galaxy Z Flip

Pamje kufjesh me tekstin 24-orë

Çdo klient që blen smartfonin Galaxy Z Flip përfiton edhe Shërbimin Premier Galaxy Z.
Ky shërbim ekskluziv i kujdesit për klientin përfshin komunikim të drejtpërdrejtë me ekspertë të Samsung-ut dhe një linjë të dedikuar 24/7 në internet ose në telefon. 

Shënim : *Shërbimi i ofruar mund të ndryshojë sipas shtetit dhe filialit.  

Për më tej hollësi, ju lutemi të vizitoni Shërbimin Premier Galaxy Z Flip.

Faleminderit për komentin tuaj