Cilat janë veçoritë e ekranit të Galaxy S9/S9+?

Ekrani i Galaxy S9 është përmirësuar për të rritur eksperiencën e mirë me Samsung.

Cilat jane vecorite e ekranit te galaxy s9 plus

Madhësia e bazuar në drejtkëndësh

Cilat jane vecorite e ekranit te galaxy s9 plus

Madhësia e bazuar në cepa të rrumbullakët

Sipas kësaj matjeje, ekrani i Galaxy S9 është 5.8” inç si drejtkëndësh i plotë dhe 5.6” duke përfshirë cepat e rrumbullakët, ndërsa Galaxy S9+ është 6.2” inç (drejtkëndësh i plotë) dhe 6.1” inç (bazuar në cepa të rrumbullakët).


Xhami përpara dhe mbrapa i Galaxy S9 është ndërtuar me Gorilla Glass 5 i cili është më i fortë dhe ka rezistencë më të lartë ndaj gërvishtjeve për të parandaluar përhapjen e dëmtimeve.


Është aplikuar një veshje kundër shenjave të gishtave përpara dhe mbrapa pajisjes për të ndihmuar në pastrimin me lehtësi të papastërtive dhe shenjave të gishtave.


Për të hequr shenjat e gishtave ose pluhurat, fshijeni xhamin e dritares me butësi me leckë të pastër e të butë. 

Ju lutemi, klikoni butonin "DERGO" më poshtë për të aplikuar komentet tuaja. Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj.

Faleminderit për komentin tuaj