Pse nuk përgjigjet mirë ekrani me prekje i Galaxy S9/S9+ tim?

Ekrani me prekje nuk përgjigjet mirë

Për të parandaluar veprimet padashur kur mbani pajisjen, ekrani është ndërtuar qëllimisht që të mos përgjigjet kur preket anash. Si rezultat, pajisja mund të mos i njohë komandat jashtë pjesës kryesore të ekranit me prekje.

 

Nëse vendosni një mbrojtëse ose aksesorë opsionalë në ekranin me prekje, ai mund të mos funksionojë mirë. Disa xhama ose qese mbrojtëse të aprovuara nga Samsung kanë ngjitës në pjesët anësore, prandaj, kur vendosni këto produkte, ato mund të mos jenë në kontakt perfekt me pajisjen dhe mund të lirohen. Kjo bën që disa pjesë të ekranit me prekje të mos përgjigjen pasi nuk njihen komandat e prekjeve.

 

Rekomandojmë që të përdorni vetëm aksesorë të aprovuar nga Samsung pasi përdorimi i aksesorëve të paaprovuar mund të shkaktojë probleme me performancën dhe defekte që nuk mbulohen nga garancia.

 

Sigurohuni që softueri i pajisjes të përditësohen në versionin më të fundit dhe rindizeni pajisjen për të fshirë çdo problem të përkohshëm softueri.

 

Nëse problemi vazhdon, shkoni në një qendër shërbimi të Samsung.

Rindezja e S9 nëse është bllokuar

Nëse pajisja juaj është bllokuar dhe nuk përgjigjet, shtypni dhe mbani shtypur butonin e energjisë dhe butonin e uljes së volumit njëkohësisht për më shumë se 7 sekonda për ta rindezur.  

Pse nuk përgjigjet mirë ekrani me prekje i Galaxy S9 plus tim
  1. Butoni i uljes së volumit
  2. Butoni i energjisë

Nëse pasi keni rindezur pajisjen përsëri shihni që ajo bllokohet me raste, këtu janë disa veprime që mund të provoni për të ndihmuar me korrigjimin e këtij problemi:    

1 Përdorni menunë e mirëmbajtjes së pajisjes Galaxy S9 për të ndihmuar me optimizimin e pajisjes dhe për të kontrolluar për ‘Malware’.
2 Krijoni hapësirë në memorie.
3 Kontrolloni për përditësime softueri për pajisjen tuaj.
4 Kontrolloni pajisjen në ‘Modaliteti i sigurt’.
5 Bëni një rivendosje të të dhënave të fabrikës në pajisje.

Ju lutem vini re: Para se të bëni rivendosjen e të dhënave të fabrikës, mos harroni të bëni kopje arkivimi të të gjitha të dhënave të rëndësishme në pajisje.

Faleminderit për komentin tuaj

Nuk po e gjeni atë që po kërkoni? Jemi këtu për t'ju ndihmuar.

Telefono

045 620 202

Nga e Hëna deri te Premten : Nga 09:00 deri 17:00

* Për çdo pyetje në lidhje me printerin vizitoni faqen e internetit të "HP" .

Mbështetja në person

Vendodhja e Serviseve

Kërkoni Servisin më të afërt Samsung pranë jush

Na Kontaktoni