Pse S9+ bën zhurmë kur e tund?
Mos u shqetësoni! Pajisja juaj nuk ka defekt. Zhurma vjen nga cilindri i lentes së kamerës që nevojitet për të kryer funksionin e fokusit automatik.
Këtu është një shpjegim teknik:
Galaxy S9+ mbështet një kamera me 2 lente dhe përbëhet nga një kamera kryesore 12MP me kënd të gjerë dhe një kamera telefoto 12MP. Të dyja kamerat mbështetin veçorinë e fokusit automatik që nevojitet për imazhe me cilësi të lartë dhe rezolucion të lartë. Veçoria e fokusit automatik rregullon fokusin duke lëvizur njësitë e lentes lart e poshtë mbi sensorin e imazhit. Kjo bën të mundur fokusin automatik me shpejtësi dhe saktësi dhe ndihmon në pakësimin e përdorimit të baterisë.
Sidoqoftë, moduli i kamerës është i pajisur me një “Ndalues” për të ndaluar lëvizjet e njësisë së lentes brenda hapësirës për modulin e kamerës. Kur tundni Galaxy S9+, lentja dhe ndaluesi prekin njëri-tjetrin, dhe kështu mund të ketë një zhurmë të vogël. Kjo zhurmë mund të ndryshojë pak në varësi të llojeve dhe modeleve të pajisjeve.
Ju lutemi, klikoni butonin "DERGO" më poshtë për të aplikuar komentet tuaja. Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.