Si mund të shmang pikat e ndriçimit nga pas në fotot e mia me Galaxy S9/S9+?
Mund të bëni foto të bukura me Galaxy S9/S9+ edhe kur shkrepni nën dritën e fortë të diellit.
Këtu do të zbuloni si të shmangni tre problemet më të zakonshme me dritën dhe si të nxirrni më të mirën nga kamera e S9.
Drita lineare ose aureolat rrotull një burimi drite
Ky fenomen mund të ndodhë kur shkrepni nën dritën e fortë nga pas, duke shkaktuar drita lineare rrotull burimit të dritës.
Ndodh ndërsa burimi i dritës është shumë afër kuadros së ekranit ose kur gjëra të huaja, si për shembull shenjat e gishtave, hyjnë në lenten e kamerës.
Mund ta zgjidhni me lehtësi këtë problem duke e larguar kamerën nga drita direkte nga pas ose duke e fshirë sipërfaqen e lentes me lëvizje të lehta rrethore.
Reflektim ose pika drite shfaqen anash burimeve të dritës
Ndërsa bëni fotografi, mund të hasni gjithashtu një dyfishim të burimit të dritës në imazhet tuaja.
Kjo është shumë e zakonshme ndërsa përdorni një kamera smartfoni, dhe ndodh kur drita pasqyrohet në një sipërfaqe xhami ose kur shkrepni një objekt të pozicionuar afër dritave të shndritshme.
Përpiquni të mos i shkrepni direkt burimet e dritës dhe do të reduktoni ndjeshëm reflektimet.
Shfaqen njolla të zeza në burimin e dritës kur bëj foto
Fenomeni ‘Dielli i zi’ është një problem shumë i zakonshëm në fotografi dhe mund të shfaqet kur një grup pikselash marrin tepër dritë direkte.
Mund t’i shmangni me lehtësi këto shenja në fotografinë tuaj duke e lëvizur mjedisin (duke mos drejtuar direkt te burimi i dritës), ose duke ndryshuar cilësimet e kamerës dhe duke përdorur një vlerë ekspozimi më të ulët.
Ju lutemi, klikoni butonin "DERGO" më poshtë për të aplikuar komentet tuaja. Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.