Si përdoret tipari i pasqyrimit të Ekranit në QLED TV

Tipari i Pasqyrimit të Ekranit u jep mundësinë lehtësisht dhe pa vështirësi të pasqyroni përmbajtjen nga një smartphone ose tablet compatibël në QLED TV pa përdorur kabllo. Ky tipar është i rezervuar për pajisjet mobile të Samsungut pasi është një tipar i posaçëm i produkteve të Samsungut.

Jeni të lutur të vini re: Jo të gjithë televizionet dhe smartphonet Samsung e kanë tiparin e pasqyrimit të ekranit. Nëse pajisja juaj nuk i ka artikujt e mëposhtëm të menysë, funksioni nuk është i disponueshëm. Për më shumë informacion për funksionet e posaçme, referojuni manualit të pajisjes.

Në hapa e mëposhtëm, ne do t'ju tregojmë si të aktivizoni funksionin e Pasqyrimit të Ekranit duke përdorur Galaxy S9+ dhe një QLED TV. Ky funksion mund të përdoret edhe për modelet e tjera smartphone.

1 Në pajisjen Galaxy S9+, tërhiqni fashën e njoftimit me dy gishta nga kreu në fund për të hapur panelin e Njoftimeve.
Hapni panelin e njoftimeve
2 Rrëshqitni majtas për të treguar më shumë opsione. Shtypni ‘Smart view’ për të aktivizuar funksionin.
Shtypni Smart View në Galxy S9
3 Galaxy S9+ kërkon për pajisje të mundshme shfaqjeje. Opsionet e shfaqjes që gjenden shfaqen në një listë.
Lista e pajisjeve të shfaqjes
4 Në këtë rast konfirmoni Smart TV “(TV) Samsung Q7 Seria (4..”, duke prekur shkurt tek hyrja. Telefoni do të përpiqet të lidhet me TV-në.
Zgjidhni QLED nga lista

Jeni të lutur të vini re: Nëse TV-ja nuk gjenet, jeni të lutur të verifikoni nëse TV-ja është brena rrezes së rreth 5 metrave dhe përpiquni përsëri.

5

Konfirmoni lidhjen duke zgjedhur “Lejo” në QLED TV. Për ta bërë këtë shtypni butonin Enter në pultin Smart.

Lejoni lidhjen me TV-në

Pas konfirmimit, realizohet lidhja dhe ekrani i Galaxy S9+ pasqyrohet në TV. 

Ikona e smartphonit e pasqyruar në TV-ë

Një ikonë Smart View shfaqet në ekranin e smartphonit. 

Ikona e Smart View në Galaxy S9

Shtypni ikonën për të zgjedhur një veprim p.sh., ‘Pezulloni transmetimin’, ‘Shkëputeni’ ose ndryshoni pajisjen e lidhur. 

Zgjidhni veprimin në Smart Vew

Për shembull, ju mund të përdorni funksionin për sa më poshtë:

 

  • Transmetimi i imazheve nga smartphoni/tableti juaj.
  • Transmetimi i videove nga smartphoni/tableti juaj.
  • Transmeto muzikën që gjendet në smartphone/tablet.
  • Transmeto video/lojëra.

Faleminderit për komentin tuaj

Nuk po e gjeni atë që po kërkoni? Jemi këtu për t'ju ndihmuar.

Telefono

045 620 202

Nga e Hëna deri te Premten : Nga 09:00 deri 17:00

* Për çdo pyetje në lidhje me printerin vizitoni faqen e internetit të "HP" .

Mbështetja në person

Vendodhja e Serviseve

Kërkoni Servisin më të afërt Samsung pranë jush

Na Kontaktoni