Galaxy Buds+

SM-R175NZWAEUC
Ngjyra E bardhëE bardhë

The item is in the cart.

Një palë kufje të zeza Galaxy të zmadhuara me një pamje profili të kufjes së majtë pranë pamjes së sipërfaqes së jashtme të kufjes së djathtë. Një shenjë e madhe plus në anën e djathtë lart dhe një logo 'Sound by AKG' poshtë.

Kufjet ndryshojnë
mënyrën se si
e përjetoni tingullin.

Prezantojmë Galaxy Buds+.
Kufjet tona të para me valë me altoparlantë me 2 drejtime që ofrojnë
tingull nga AKG me alto të pasur dhe bas të thellë, një sistem me
3 mikrofona për telefonata të qarta si kristal dhe jetëgjatësi të lartë
baterie - gjithçka për një përvojë premium në dëgjim.

Një kuti karikimi e zezë Galaxy Buds+ hapet dhe pala e kufjeve del duke pluskuar jashtë kutisë.
AUDIO

Zhytuni në muzikën tuaj

Tingulli i pasur dhe natyral tani zgjerohet me sistemin e ri dinamik me 2 drejtime të Galaxy Buds+ dhe drajverin e përforcimit. Basi i fuqishëm dhe notat e larta të qarta do t'ju bëjnë që të lëvizni sipas muzikës kudo që shkoni.

Një burrë që mban kufje të bardha kthehet në të majtë ndërsa qesh me pjesën e poshtme të fytyrës të futur brenda jakës së golfit.
Një burrë që mban kufje të bardha kthehet në të majtë ndërsa qesh me pjesën e poshtme të fytyrës të futur brenda jakës së golfit.
Një kufje e zmadhuar çmontohet për të treguar alton dhe vuferin. Një tjetër kufje çmontohet për të treguar dy mikrofonat e jashtëm dhe një mikrofon të brendshëm.
2 mikrofona të jashtëm
1 mikrofon i brendshëm
Altoparlant dinamik
me 2 drejtime
Nota të larta dhe të qarta altoje Vufer i pasur dhe bas i fuqishëm

Flisni pa qenë
nevoja të bërtisni

Bëni telefonata të qarta si kristal me cilësi zëri të pakrahasueshme me 2 mikrofonat inovativë të jashtëm që kapin zërin tuaj dhe e ruajnë nga zhurmat e sfondit.

Një burrë që mban Galaxy Buds+ të zeza buzëqesh ndërsa shikon një grua pranë tij që mban Galaxy Buds plus të bardha. Gruaja buzëqesh me duart në ajër prapa kokës.
Një burrë që mban Galaxy Buds+ të zeza buzëqesh ndërsa shikon një grua pranë tij që mban Galaxy Buds plus të bardha. Gruaja buzëqesh me duart në ajër prapa kokës.

Përshtatet me zhurmën,
që të mos ju duhet juve që ta bëni këtë

Sistemi adaptiv Galaxy Buds+ me 3 mikrofona
sigurohet që të dëgjoheni përtej zhurmave shpërqendruese.
2 mikrofonat e jashtëm punojnë bashkë me mikrofonin e brendshëm
për të bllokuar tingujt rrethues kur jeni
në mes të një telefonate.

Sipërfaqja e zmadhuar e jashtme e një kufjeje të majtë me dy mikrofonat e jashtëm të etiketuar. Sipërfaqja e zmadhuar e jashtme e një kufjeje të djathtë bëhet transparente për të shfaqur pozicionin e mikrofonit të brendshëm.
2 mikrofona të jashtëm
1 mikrofon i brendshëm

Cilësi tingulli që
mund ta dëgjoni

Kapni detajet e muzikës dhe videove tuaja në audion e balancuar dhe spacioze të krijuar nga AKG. Tingulli me cilësi të kënaqshme studioje është i pastër dhe natyral, dhe përmirëson dëgjimin e podkasteve, audiolibrave dhe telefonatave.

Një set pluskues Galaxy Buds plus blu të zmadhuara rrëshqasin larg njëra-tjetrës horizontalisht ndërsa shfaqet “Sound by AKG” në sfondin qendror dhe shfaqen valë tingulli të animuara nga altoparlantët me pamje nga brenda.
BATERIA

Energjia që ju
mban në lëvizje/h2>

Luani muzikë pa u shqetësuar për jetëgjatësinë e baterisë. Përfitoni deri në 11 orë kohë dëgjimi të pandërprerë me një karikim të vetëm që zgjaten në 22 orë me kutinë e karikimit Galaxy Buds+.

  • Vetëm kufjet 11 orë Me kutinë e karikimit 22 orë
Pamja e një burri që mban në vesh Galaxy Buds plus me një buzëqeshje të madhe, me kokën të anuar në të djathtë.
Pamja e një burri që mban në vesh Galaxy Buds plus me një buzëqeshje të madhe, me kokën të anuar në të djathtë.
  • * Jetëgjatësia aktuale e baterisë, koha e karikimit dhe koha e luajtjes së audios mund të variojnë dhe varen nga kushtet e përdorimit, si p.sh. komponentët e pajisjes, cilësimet e funksioneve, forca e sinjalit, ekzistenca e zhurmave, lloji i skedarit që luhet, koha e përdorimit të pajisjes dhe faktorë të tjerë.
  • * Koha e luajtjes së audios bazohet në testet ku Galaxy Buds+ janë çiftuar me një pajisje që luan muzikë të ruajtur në pajisje.
  • * Koha e përdorimit të baterisë është llogaritur duke përdorur teste të kryera me Galaxy Buds+ të çiftuara me një pajisje që luan një listë këngësh me skedarë Mp3 (192Kbps), duke matur shkarkimin e baterisë së Galaxy Buds+ kundrejt jetëgjatësisë totale të baterisë.
  • * Skedarët Mp3 të përdorur në teste janë skedarë standardë luajtjeje të krijuar nga Samsung.
  • * Testet janë kryer sipas standardeve të brendshme nga Samsung.

Karikim i shpejtë
për pauza të shkurtra

  • Karikimi 3 min Koha e luajtjes rreth1 orë
Një palë e zmadhuar kufjesh të zeza Galaxy Buds plus të stacionuara shfaqet në një kuti të hapur karikimi. Tre minuta karikim është e barabartë me rreth një orë kohë luajtjeje.
  • * Jetëgjatësia aktuale e baterisë, koha e karikimit dhe koha e luajtjes së audios mund të variojnë dhe varen nga kushtet e përdorimit, si p.sh. komponentët e pajisjes, cilësimet e funksioneve, forca e sinjalit, ekzistenca e zhurmave, lloji i skedarit që luhet, koha e përdorimit të pajisjes dhe faktorë të tjerë.
  • * 3 orët e përdorimit me një karikim 10 minuta disponohen vetëm me karikimin me kabllo.
  • * Specifikimet e karikimit të baterisë bazohen në testet e karikimit me tel.
  • * Specifikimet e karikimit të Galaxy Buds+ bazohen në testet e karikimit të kufjeve me Galaxy Buds+ të shkarkuara.
  • * Koha e luajtjes së audios bazohet në testet ku Galaxy Buds+ janë çiftuar me një pajisje që luan muzikë të ruajtur në pajisje.
  • * Koha e përdorimit të baterisë është llogaritur duke përdorur teste të kryera me Galaxy Buds+ të çiftuara me një pajisje që luan një listë këngësh me skedarë Mp3 (192Kbps), duke matur shkarkimin e baterisë së Galaxy Buds+ kundrejt jetëgjatësisë totale të baterisë.
  • * Skedarët Mp3 të përdorur në teste janë skedarë standardë luajtjeje të krijuar nga Samsung.
  • * Testet janë kryer sipas standardeve të brendshme nga Samsung.

Kufje me valë,
karikim me valë

Rimbusheni baterinë tuaj në një karikues me valë të përputhshëm me teknologjinë Qi ose thjesht ndani në mënyrë praktike energjinë direkt nga telefoni juaj Galaxy.1

Kufjet e bardha Galaxy Buds plus në një kuti të hapur karikimi qëndrojnë mbi një platformë të zezë rrethore karikimi me valë me rrathë të animuar energjie që përhapen nga karikuesi.

Kuptoni se kur është koha
për rikarikim

Përdorni smartfonin tuaj për të kontrolluar se sa jetëgjatësi baterie ju ka mbetur në secilën prej kufjeve dhe kutinë e karikimit, që të dini se kur t'i karikoni.

Një telefon Galaxy me GUI-në e jetëgjatësisë së baterisë së kufjeve dhe kutinë e karikimit që shfaqet në mënyrë praktike në ekran.
DIZAJNI

Bëni që të tjerët të kthejnë
kokën nga ngjyra

Paketa elegante dhe kompakte e Galaxy Buds+ vjen në ngjyra të ndryshme me bishta dhe maja veshësh me përpunim të veçantë ergonomik që përshtaten në mënyrë komode në vesh për t'i mbajtur gjatë. Lëvizni pa u penguar duke dëgjuar muzikë me kufjet në vesh. 2

PRAKTICITET

Dëgjoni atë që
doni të dëgjoni

Zgjidhni se sa nga bota e jashtme doni që të lini të hyjë për të qëndruar i ndërgjegjshëm dhe i lidhur. Ngrini volumin e tingullit të Ambientit kur të keni nevojë të dëgjoni ambientin rrethues pa qenë nevoja të hiqni kufjet nga veshi.

Një pamje nga afër e tre shokëve duke u përqafuar. Një burrë në të majtë mban në vesh kufje të bardha dhe shikon nga e djathta ndërsa flet, një grua në mes që mban në vesh kufje të zeza mbyll sytë dhe buzëqesh. Një grua në të djathtë që mban kufje blu mbështet kokën në krahun e gruas në mes dhe buzëqesh me sytë mbyllur.

Thjesht trokitni për t'i kontrolluar

Lëvizni përmes listave të këngëve, përgjigjjuni telefonatave dhe rregulloni volumin me trokitje të thjeshta mbi kufjet tuaja. Personalizoni komandat tuaja të trokitjeve për më shumë kontroll dhe liri nga telefoni juaj.

Një palë kufjesh të zeza Galaxy Buds plus të zmadhuara me një pamje profili të një kufjeje blu pranë pamjes së sipërfaqes së jashtme të një kufjeje të bardhë. E treta majtas është me shtresë blu, e mesmja është me shtresë të zezë dhe e treta djathtas është transparente.
GALAXY ECOSYSTEM

Një hap për t'u lidhur

Çiftoni kufjet tuaja Galaxy Buds+ në një hap të pandërprerë me pajisjet e përputhshme në llogarinë tuaj të Samsung Cloud. Nuk është nevoja të shkëputeni, lidhja e Bluetooth zhvendoset lehtë nga telefoni te tableti juaj ose te pajisjet e tjera Samsung.

Katër pajisje Samsung shfaqen pranë njëra-tjetrës: një tablet Galaxy, kufje Galaxy Buds, një orë Galaxy dhe një telefon Galaxy. Kur sinjalet rrethore të Bluetooth në sfond bëhen blu, tableti shfaq Samsung Cloud GUI, ora Galaxy shfaq një GUI muzikore dhe telefoni Galaxy shfaq GUI-në e lidhjes Bluetooth të kufjeve Galaxy Buds plus.

  1. 1) Përputhshmëria e Galaxy Buds+ me funksionin me valë Powershare është në Samsung Galaxy S10, S10+, S10e, S10 5G, N10, N10+, N10 5G dhe N10+ 5G.
  2. 2) Disponueshmëria e ngjyrave mund të variojë sipas vendit.
  3. 3) Vendosja e keqe ose e lirshme e kufjeve mund të rezultojë në zhurma. Në këtë rast, ndërrojini majat e kufjeve me të tjera që përshtaten mirë në vesh ose ulni volumin e tingullit të Ambientit.

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.