Shëndeti / Kujdesi për vetveten

Si të eleminoni zakonet
e këqija të smartfonit

6 mënyra për të arritur një marrëdhënie të ekuilibruar me smartfonin tuaj.

Personi që kërkon të ndryshojë drejtime me përdorimin e telefonit të tij

“Telefoni, çelësat, portofoli.” Është lista jonë mendore sa herë që dalim nga shtëpia. Ne mbështetemi tek smartfonët tanë për pothuajse çdo gjë, por sa e shëndetshme është marrëdhënia jonë me ata? Ndërsa më shumë njerëz largohen nga telefonat për "pastrime dixhitale," të përkohëshme, ia vlen të shihet nëse ekziston një mënyrë më e mirë për të gjetur ekuilibrin me smartfonin tuaj kur t’a përdorni përsëri atë.

Një burrë duke përdorur Galaxy Note9 të tij ndërsa pret trenin
1

Gjurmoni përdorimin e telefonit tuaj

Ashtu si me çdo ndryshim të stilit të jetesës, është thelbësore të kaloni pak kohë për të reflektuar sesa kohë jeni duke shpenzuar në fakt me zakonin që po merrni në shqyrtim. Aplikacione si ‘Thrive’ mund t’ju ndihmojnë të kuptoni sesa kohë shpenzoni në telefonin tuaj dhe se si jeni duke e shpenzuar atë, në mënyrë që të mund të kuptoni kur dhe ku ta përdorni më pak. Mbani mend, qëllime të arritshme janë kryesore për ndryshime afat-gjata dhe nuk mund të përcaktoni qëllime pa e ditur fillimisht se në cilën pikë ndodheni.

Shihni sesi të mbroni sytë tuaj nga lodhja prej dritës blu
Njihni SAR-in tuaj

Të shqetësuar për telefonat celularë dhe rrezatimin? Galaxy Note8 thuhet të ketë SAR (Nivelin Specifik të Absorbimit) më të ulët, që do të thotë se emeton rrezatimin më të ulët në krahasim me telefona të tjerë.*

Shihni Galaxy Note8
2

Ritëm dhe një sy gjumë

"Drita blu" është termi për dritën e emetuar nga ekranet dixhitale dhe nuk shkon shumë mirë me ritmet tuaja të qarkullimit. Shumë prej saj mund të parandalojë trupin tuaj nga prodhimi i melatoninës, një pjesë vendimtare e një gjumi të mirë të natës, por filtrat e ngjyrës blu për kujdesin ndaj syrit si Regjimi i Natës mund të ndihmojnë që të pakësojnë lodhjen e syrit nga përdorimi i telefonit celular, duke ekuilibruar proceset tuaja të natyrshme fiziologjike dhe duke ju ndihmuar që të merrni një gjumë mjaft të ëmbël.

Njihni SAR-in tuaj

Të shqetësuar për telefonat celularë dhe rrezatimin? Galaxy Note8 thuhet të ketë SAR (Nivelin Specifik të Absorbimit) më të ulët, që do të thotë se emeton rrezatimin më të ulët në krahasim me telefona të tjerë.*

Shihni Galaxy Note8
Një grua duke shijuar kohën me vetveten
3

Hiqni dorë nga dixhitali dhe shkoni tek analogu herë pas here

Një mënyrë e thjeshtë për të pakësuar besueshmërinë tuaj tek telefoni celular është të kaloni tek gjërat e tjera që mund të bëjnë të njëjtën punë në mënyra të ndryshme. Ndryshojini gjërat me një orë alarmi, libër gatimi, radio ose revistë—gjithçka për të inkurajuar vetë-pëmbushjen larg nga interneti.

Shmangni gishtin e madh të smartfonit dhe bërrylin e telefonit celular duke bërë selfie të sigurta
Samsung Galaxy S Pen
Bëni fotografi me S Pen

Përdorni Galaxy S Pen për të kontrolluar shkrehësin në kamerën tuaj dhe për ta lodhur më pak krahun tuaj.

MËSONI MË SHUMË
4

Praktikoni selfi të sigurta

Ndërsa përpiqeni të bëni atë selfin e përsosur, sigurohuni të mbroni veten nga dëmtimet e shkaktuara nga teknologjia si bërryli i selfit (po—është një gjë e vërtetë). Kushëriri me teknologji të lartë i bërrylit të tenisit, bërrylii selfit është pezmatim nga bërryli tek kyçi juaj i shkaktuar nga krahët e përkulur shpesh. Sigurohuni të shlodhni krahun tuaj herë pas here nëse ndjeni ndonjë shqetësim ose provoni mënyra të tjera për të bërë selfi, si S Pen.

Samsung Galaxy S Pen
Bëni fotografi me S Pen

Përdorni Galaxy S Pen për të kontrolluar shkrehësin në kamerën tuaj dhe për ta lodhur më pak krahun tuaj.

MËSONI MË SHUMË
Përdorni telefonin tuaj për t’u lidhur me dikë në një mënyrë kuptimplote
5

Telefonojini një miku, litari më i mirë i shpëtimit tuaj

Ndërsa duket si një mënyrë antike për të mbajtur lidhjet, një telefonatë e thjeshtë është shpesh më e shpejtë dhe më e efektshme. Jo vetëm do të shmangni shtypjen e paragrafëve, por do të shmangni gjithashtu tekste të mëpasshme të paevitueshme sqaruese. Bërja e telefonatës gjithashtu ndihmon shmangien e një dëmtimi tjetër të shkaktuar nga teknologjia i quajtur gishti i madh i dërgimit të teksteve, një dhimbje e gishtit të madh nga dërgimi i teksteve që gjithashtu mund të ndodhë edhe tek kyçi.

Shijoni kafen tuaj pa shpërqëndrim nga telefoni juaj
6

Në mënyrë të përsosur i pakapshëm

Të gjithë jemi fajtorë të përpjekjes për të marë telefonin madje pa u menduar. Disa psikologë janë të shqetësuar se kjo dëshirë e fortë për të kontrolluar telefonat tanë nuk na lejon të kemi momente kuptimplote me njerëzit që na rrethojnë. Një zgjidhje e thjeshtë mund të jetë t’a mbani smartfonin tuaj larg nga perimetri i krahëve, si në anën tjetër të zyrës ose në një dhomë tjetër. Mund të duket e thjeshtë, por është e vërtetë se “larg syrit, larg mendjes.”

Hiqni nga dora telefonin herë pas here

...por kur jeni gati për t’a marrë përsëri, qëndroni të ekuilibruar me disa opsione të ndërgjegjshme celulare.

Samsung Galaxy Note10

Galaxy Note10

Samsung Galaxy S10

Galaxy S10

Lexoni këto histori më pas

Burimi: "Këta janë celularët që lëshojnë më shumë dhe më pak rrezatim" https://www.newsweek.com/these-are-cell-phones-emit-most-and-least-radiation-1095530