Productivity / Life

Data Detox: Si të përforconi
sigurinë tuaj dixhitale

Ja disa pika që duhen pasur parasysh për të mbajtur një profil të ulët online me zakone të sigurta lundrimi në internet.

Grua në makinë duke lundruar në telefonin e saj
Klipi i një gruaje duke lundruar në telefonin e saj

Mega-shkeljet e të dhënave, shkeljet e privatësisë dhe rrjedhjet e fjalëkalimeve. Sugjerimi i regjimit të panikut. Siguria dixhitale është zakonisht një prej atyre gjërave që nuk e marrim parasysh derisa shohim titujt në gazeta (ose, kur provojmë vetë një kërcënim dixhital). Mos u shqetësoni, nuk është nevoja të jetoni jetën duke shmangur regjistrimet me email ose duke mbuluar kamerën, përveçse kur e keni vetë si natyrë. Ja disa pika që duhen pasur parasysh për të mbajtur një profil të ulët online me zakone të sigurta lundrimi në internet.

Mbuloni gjurmët

A keni parë ndonjë palë këpucë të mrekullueshme dhe keni vendosur t'i blini në një moment më të përshtatshëm (ndoshta kur të merrni rrogën) dhe keni parë të njëjtën palë këpucë që ju del përpara në burimin e lajmeve? Epo, me këtë shembull marketingu tinëzar, por gjenial, duhet ta kuptoni se kërkimet në internet nuk janë të fshehta. Përveç pastrimit të rregullt të historikut të shfletimit, kukive (copëzave të të dhënave që përdorin uebsajtet për qëllime monitorimi) dhe skedarëve mbeturinë, përpiquni të përdorni regjimin e shfletimit të fshehtë. Kjo veçori shfletimi privat rivendos kukit në fund të çdo sesioni, që do të thotë se të dhënat tuaja personale dhe kërkimet e mëparshme do të fshihen sapo ta mbyllni atë dritare. Kjo do t'ju hyjë në punë në disa raste, p.sh. nëse doni që të identifikoheni dhe të kontrolloni emailet në një kompjuter publik ose të shmangni që një palë këpucë t'ju shfaqen përsëri.

 Silueta e një gruaje duke përdorur shfletuesin e fshehtë të telefonit
KËSHILLË

Megjithëse shfletimi në regjimin e fshehtë është më i sigurt, ai nuk do t'ju mbrojë nga softuerët keqdashës. Sigurohuni që softuerin operativ ta keni të përditësuar dhe që aplikacioni i antivirusit të jetë aktiv.

KËSHILLË

Megjithëse shfletimi në regjimin e fshehtë është më i sigurt, ai nuk do t'ju mbrojë nga softuerët keqdashës. Sigurohuni që softuerin operativ ta keni të përditësuar dhe që aplikacioni i antivirusit të jetë aktiv.

Kërkoni për indicie

Në shumicën e rasteve, shërbimi i emailit tuaj do të jetë inteligjent dhe do të filtrojë emailet e dyshimta (ose mashtruese) nga kutia juaj hyrëse - por ka shumë emaile që arrijnë të kalojnë. Përpara se të klikoni një lidhje ose të hapni bashkëngjitjet, lexojeni të gjithë emailin me kujdes. Kërkoni për përpjekje mashtruese nga dërguesi që të vizitoni një sajt ose të jepni informacione personale/parà — "ose të tjera". Edhe nëse adresa e emailit të dërguesit duket legjitime dhe duket sikur është dërguar nga një platformë medie sociale, marka apo institucioni që përdorni rregullisht, është më mirë që ta vizitoni uebsajtin direkt ose t'i shkruani një email një adrese të konfirmuar për të pyetur rreth kësaj. Kjo përfshin edhe personat që janë në listën e adresave të besuara. Sepse, llogaria e shokut tuaj mund të jetë hakuar. Prandaj, informohuni rreth skemave të zakonshme të mashtrimeve dhe indicieve sinjalizuese përmes kërkimeve tuaja online dhe raportoni çdo email të dyshimtë tek autoritetet.

Përpara se të klikoni një lidhje ose të hapni bashkëngjitjet, lexojeni të gjithë emailin me kujdes.

Bëni punën e detektivit... te vetja juaj

Ndonjëherë duhet të vini veten në vendin e hakerëve. Duke kërkuar rregullisht në Google për veten tuaj do t'ju japë një tablo të gjurmës suaj dixhitale (praktikisht, çdo informacion publik që ndikon në reputacionin tuaj online). Pavarësisht sa i fortë është reputacioni juaj në jetën reale, mund të gjeni disa gjëra në rezultatet e kërkimit që mund t'ju tregojnë juve ndryshe ose mund t'ju ekspozojnë më shumë se sa doni që të ekspozoheni. Qoftë kur është adresa e shtëpisë suaj, pasuria juaj neto, ose një listë artikujsh të lexuar (mos!), kontaktoni me administratorin e sajtit që të heqë çdo informacion personal që doni të fshini. Mund të kërkoni gjithashtu kompani online që e ofrojnë këtë shërbim pastrimi për t'ju kursyer pak kohë dhe për qetësinë e mendjes suaj.

Fshini provat

Ashtu siç do të përdornit një grirëse letrash për të grirë letrat përpara se t'i hidhni, e njëjta gjë aplikohet edhe për skedarët tuaj dixhitalë. Fatkeqësisht, të gjithë skedarët "e fshirë" mund të restaurohen shumë shpejt. Aplikacionet e sigurisë celulare mund të sigurojnë që çdo skedar që keni menduar se e keni fshirë, të jetë e pamundur që të tjerët ta rikuperojnë. Dhe sa për emailet, mund të shtypni "hidhe në kosh" ose "fshije përgjithmonë" përmes shërbimit të emailit, prandaj zgjidhni në mënyrë të zgjuar.

Burrë që përdor Samsung Pass, identifikimi i gjurmëve të gishtave në ekranin e aplikacioneve të identitetit të sigurisë celulare
Pamja ballore e Samsung Galaxy S10
Galaxy S10

Identifikohuni ose kontrolloni me funksionet e sigurisë celulare si Ultrasonic Fingerprint Scanner.

MËSO MË SHUMË
Pamja ballore e Samsung Galaxy S10
Galaxy S10

Identifikohuni ose kontrolloni me funksionet e sigurisë celulare si Ultrasonic Fingerprint Scanner.

MËSO MË SHUMË

Për siguri si kasafortë

Ne të gjithë kemi sekretet tona. Ju mund të keni besim që sekretet tuaja janë të sigurta në pajisje të tilla si Galaxy S10 dhe S10+. Përmes Ultrasonic Fingerprint Scanner, bashkë me një platformë të mbrojtjes së të dhënave si Knox si mburojë shtesë, ju mund të trokisni për të shkyçur materialet delikate vetëm me gjurmën e gishtit, pa qenë nevoja për të mbajtur mend fjalëkalimin.

Galaxy Note10 | 10+

Galaxy Note10 | 10+

Pjesa e pasme e Galaxy S10+ i bardhë prism, me pjesën ballore të një telefoni Galaxy S10+ të zi, pak i mbivendosur sipër

Galaxy S10 | S10+

Lexoni këto histori më pas