Fotografia

Wildlife Watch

Kujdesuni për kafshët e rrezikuara, live.
Bëhuni një rojtar virtual për të ndihmuar në luftën ndaj gjuetisë pa leje.

Video e xhirafave të rrezikuara duke ecur përmes shkurreve të Afrikës së Jugut, regjistruar me teknologji afrikane për wildlife watch Video e xhirafave të rrezikuara duke ecur përmes shkurreve të Afrikës së Jugut, regjistruar me teknologji afrikane për wildlife watch

Ne të gjithë i duam kafshët, por fatkeqësisht bota ka parë një rritje dramatike në gjuetinë pa leje për shkak të ndalimit papritur të turizmit në rezervatet e gjahut. Kjo ka nënkuptuar se shumë më pak njerëz kanë qenë rreth e rrotur për t’u kujdesur për kafshët e egra të kërcënuara.

Wildlife Watch është një përvojë e re e personalizuar që i lejon kujtdo, kudo në botë që të veprojë si një rojtar virtual dhe të kujdeset për kafshët e egra, live.

Besojmë se veprimi i thjeshtë i vrojtimit të kafshëve ndihmon për t’i mbrojtur ata. Duke përdorur teknologjinë, do të ndihmojmë në luftën kundër gjuetisë pa leje në shkurret e Afrikës së Jugut.

Prandaj Samsung ka bashkuar forcat me nismëtarët e teknologjisë afrikane Africam. Duke ri-imagjinuar një prej telefonave tanë celularë më të fundit në një partneritet me teknologjinë për qëllime të mira, përdorëm telefonat Samsung Galaxy S20 FE dhe kamerat e pabesueshme të tij si një ‘sistem mbikqyrje’, për të rritur në maksimum sigurinë e kafshëve më të pambrojtura të Afrikës. Krijimi i një bote me sy që vrojtojnë jetën e egër të rrezikuar dhe grabitqarët më të kërkuar, gjuetarët pa leje.

Një rojtare pjesë e Njësisë Kundër Gjuetisë pa Leje Mamba e Zezë duke instaluar S20 FE si Kamera shtesë në shkurre Një rojtare pjesë e Njësisë Kundër Gjuetisë pa Leje Mamba e Zezë duke instaluar S20 FE si Kamera shtesë në shkurre

Përdorni Vrojtimin dhe luani rolin tuaj duke ndihmuar në mbrojtjen e kafshëve të rrezikuara nga gjuetia pa leje. Monitorojini ato në mjedisin e tyre natyror dhe shijoni nga shtëpia pamjet spektakolare live.

Duke u bërë një roje virtuale në këtë përvojë interaktive, ju mund të lajmëroni rojet në terren nëse shihni kafshë në rrezik apo nëse shihni shenja të gjuetisë pa leje. Shpërndani ato që shihni përmes fotografive në mediat sociale për të inkurajuar të tjerët të marrin pjesë dhe të dhurojnë tek Njësia Kundër Gjuetisë pa Leje Mamba e Zezë. Me pamje të ndryshme të kamerës, nuk është kurrë i njëjti vrojtim dy herë dhe mund të shikoni elefantët, luanët dhe madje edhe gjirafat në natyrën e egër nga divani juaj. Bëhu një rojtar virtual.

Përdorni Vrojtimin në
Wildlife-Watch.com

Dy rojtare pjesë e Njësisë Kundër Gjuetisë pa Leje Mamba e Zezë duke vrojtuar Rezervatin e Gjuetisë Balule në Afrikën e Jugut ku ato patrullojnë Dy rojtare pjesë e Njësisë Kundër Gjuetisë pa Leje Mamba e Zezë duke vrojtuar Rezervatin e Gjuetisë Balule në Afrikën e Jugut ku ato patrullojnë

Africam dhe Mambat e Zeza

Objektivi kryesor i Africam është të lidhë entuziastët e jetës së egër me pamje live në shkurret afrikane. Ata janë organizata e vetme që transmeton live në mënyrë të suksesshme kafshët në mjedisin e tyre natyror nga Afrika, në internet pa ndërprerje 24/7, ndërsa zhvillon vazhdimisht teknologji të reja çdo ditë për të punuar në mjediset e vështira të shkurreve dhe në vendndodhjet më të largëta.

Ndërsa po ndihmojmë Africam në përpjekjet e saj, gjithashtu jemi duke ndihmuar partnerin e saj të bamirësisë Njësia Kundër Gjuetisë pa Leje Mamba e Zezë. Njësia e parë në botë vetëm me rojtare që veprojnë të pa-armatosura
në kërkim të gjuetarëve pa leje, kurtheve me tela dhe ata që hyjnë pa leje përgjatë vijës së gardhit, ndërsa patrullojnë çdo ditë deri në 500 km katrorë të Balule Game Reserve.

Duke thyer traditën e fortë patriarkale, këto gra plot kurajo përqëndrohen në eleminimin e tregtisë së paligjshme të kafshëve të egra, edukimin dhe mbrojtjen e kafshëve të egra. Ato janë një zë në komunitetet e tyre, pasi besojnë se lufta kundër gjuetisë pa leje nuk do të fitohet me armë dhe fishekë, por përmes arsimimit brenda komuniteteve vendore të tyre.

Përmes Wildlife Watch do të jeni më pranë punës që ato bëjnë, do të shikoni kafshët e egra të rrezikuara që ato mbrojnë dhe do të keni mundësinë për të bërë një dhurim për t’i ndihmuar ato.

4
Dy rojtare Kundër Gjuetisë pa Leje Mamba e Zezë duke instaluar Samsung S20 FE si kamera shtesë në shkurre, duke ndihmuar infrastrukturën e Africam në Rezervatin Natyror Balule Dy rojtare Kundër Gjuetisë pa Leje Mamba e Zezë duke instaluar Samsung S20 FE si kamera shtesë në shkurre, duke ndihmuar infrastrukturën e Africam në Rezervatin Natyror Balule

Përdorimi i teknologjisë sonë telefonike për të mbrojtur jetën e egër

Për të përmirësuar mbikqyrjen e jetës së egër, katër telefona Samsung Galaxy S20 FE janë instaluar si kamera shtesë në shkurre, duke rritur rrezen e veprimit të infrastrukturës ekzistuese të Africam në Rezervatin Natyror Balule, Afrika e Jugut.

Kamera e kategorisë profesionale, sensorët e mëdhenj të imazhit dhe Space Zoom i fuqishëm 30 herë në secilin celular janë duke u përdorur për të regjistruar kafshët për transmetimin live dhe për të ndihmuar rojtaret në detyrat e përditshme të tyre. Përveç kësaj, telefonat Samsung janë duke u ri-imagjinuar dhe duke u ri-vendosur nga rojtaret e parkut si kamera CCTV për gardhet e perimetrit, si dhe për të shtuar ndihmë vendimtare teknike për të përmirësuar patrullat e përditshme të tyre.

Një xhip i kamufluar i pajisur me një Samsung Galaxy S20 FE, është gjithashtu duke u përdorur nga rojtaret për patrulla të mbikqyrjes dhe veprimet e transmetuara live nga ky telefon do t’ju sjellin më pranë rojtareve dhe përvojave të përditshme të tyre.

Di-xhei ndërkombëtare, producentja dhe dizenjatorja e modës Pegi Gou, që i do shumë kafshët e egra – sidomos xhirafat – është pararoja e Wildlife Watch, për të përkrahur dhe inkurajuar njerëzit që të marrin pjesë dhe të bëjnë dhurime. Ajo përdor Samsung Galaxy S21 për të Përdorur Vrojtimin dhe për të qenë një rojtare virtuale.

Telefoni Samsung S21 duke u mbajtur po shfaq Wildlife Watch të transmetuar live nga Africam Telefoni Samsung S21 duke u mbajtur po shfaq Wildlife Watch të transmetuar live nga Africam

Qëllime botërore

Wildlife Watch ndihmon Axhendën për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030, një plan i miratuar nga 193 vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara, duke rritur vëmendjen për kafshët dhe duke shtuar mbikqyrjen për të luftuar gjuetinë pa leje. Bëhuni pjesë e një lëvizje botërore.

Samsung është i përkushtuar ndaj përdorimit të teknologjisë si një instrument për të mirën dhe programi i tij i riciklimit Galaxy synon të zgjidhë nevojat sociale, të zgjasë jetën e përdorimit të produktit dhe të pakësojë mbeturinat duke ri-imagjinuar telefonat në role të reja.

Mëso më shumë për përkushtimin e Samsung në arritjen e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe sesi mund t’i bashkoheni për të bërë një ndryshim.

Gati për të regjistruar natyrën e mrekullueshme?

Ja se çfarë ju nevojitet.

Lexoni më pas këto histori