Çfarë aksesorësh të përdorni për telefonin Note10

Telefoni Note10/Note10+ është mbresëlënës në vetvete, por mund ta bëni edhe më mbresëlënës me anë të aksesorëve. Këta ju japin mundësi të dëgjoni muzikë dhe ta mbroni telefonin, duke e bërë të duket modern në të njëjtën kohë. 

Mos harroni pjesën më të rëndësishme të telefonit tuaj të ri: stilon Samsung S Pen! Është ky instrument ai që e ngre më lart se telefonat e tjerë telefonin Note10/Note10+. Stilot ofrohen në këto ngjyra: Aura i Bardhë, Aura i Zi dhe Aura i Kaltër. Ngjyra e stilos S Pen varet nga ngjyra e telefonit Note10/Note10+. Dhe mos harroni se S Pen i ri ka lloj-lloj funksionesh dhe aftësish të reja. Klikoni S Pen për të parë detajet.

Mbrojtësja e ekranit është e domosdoshme për ta ruajtur telefonin nga njollat dhe gjurmët e gishtave. Mbrojtësja pengon edhe depërtimin e pluhurave brenda telefonit. Në fakt, Note10/Note10+ e kanë të vendosur që më parë mbrojtësen e ekranit.   

Shënim: Përdorni vetëm ato mbrojtëse ekrani që janë certifikuar nga Samsung. 

Gjithkush do ta donte një mbrojtëse telefoni që t’i përshtatet stilit të tij. Ama, a e dinit se disa mbrojtëse telefoni mund të shkëlqejnë, në kuptimin e plotë të fjalës? Samsung ka mbrojtëse telefoni LED, në të cilat dritëza LED vezullojnë kur ju vjen një telefonatë, një mesazh apo një njoftim. Ka dy lloje mbrojtësesh: mbrojtësja LED me kapak tip portofol dhe mbrojtësja LED për pjesën e pasme të telefonit. 


Siç e tregon edhe vetë emri, mbrojtësja LED me kapak tip portofol ka xhepa ku mund të mbani kartat e kreditit apo sende të tjera. Kur kapaku është i mbyllur, shfaqen dritëza dhe simbole LED sa herë që ju vjen një njoftim. Madje mund t’i konfiguroni këto dritëza, sipas personit që ju kontakton apo llojit të njoftimit që ju vjen.  


Ndërsa mbrojtësja LED për pjesën e pasme të telefonit nuk ka kapak. Ngjan me një mbrojtëse të zakonshme, por disa dritëza LED pulsojnë në pjesën e pasme të mbrojtëses sa herë që ju vijnë telefonata apo njoftime. Gjithashtu, kur e vendosni telefonin Note10+ me ekran poshtë, dritëzat LED të pjesës së pasme të mbrojtëses fiken dhe ndizen ngadalë si një spektakël dritash.

Ora e shfaqur në mbrojtësen LED të Note10

Shënim: NFC dhe Samsung Pay mund të mos funksionojnë nëse janë në funksionim dritëzat LED të mbrojtëses.

Note10/Note10+ përfshijnë kufje AKG të cilat lidhen me USB-C. Mjafton t’i lidhni me portën USB-C të telefonit, e njëjta që përdoret për ta lidhur telefonin me ushqyesin. Mund të përdorni edhe kufje me lidhje Bluetooth për të dëgjuar gjithçka, pa përdorur kabllo. 

Kufjet AKG të Note10

Shënim: Përdorni vetëm përshtatës dhe aksesorë Samsung me telefonin tuaj.  

Kujdes: Ka të ngjarë që kufjet të tejnxehen a të dëmtohen nëse telefoni është i lidhur njëkohësisht me ushqyesin dhe kufjet, nëpërmjet një përshtatësi dyfishues të portës. 

Të gjitha modelet Note10+ kanë kapacitet pa fund për aplikacione, lojëra, filma etj. Por nëse dëshironi edhe më shumë hapësirë, ka disa mundësi. Note10+ mund të përdorë një kartë microSD, për ta shtuar memorien me deri në 1TB. Mund ta zgjeroni kapacitetin e memories edhe duke përdorur shërbimet Cloud, për të mbështetur apo ruajtur materialet dhe për t’i arritur nga kudo.

Zgjerimi i memories në Note10

Faleminderit për komentin tuaj