Hidhuni një sy funksioneve të reja që i janë shtuar kamerës në Note10

Çdo version i ri i telefonave Galaxy është më i mirë se të mëparshmit. Prandaj, është më se e natyrshme që kamera e modelit Note10 të jetë e mrekullueshme! Ky model i ruan për ju të gjitha modalitetet e preferuara, si “Super Slow-mo”, por ka edhe disa të reja, si modaliteti video “Live focus” (Me fokus live) dhe modaliteti “Night” (natë), mes të tjerash.

Shënim: Modaliteti “Instagram” është aktiv vetëm në telefonat Note10 të cilët përdoruesi është identifikuar dhe ka hyrë në një llogari Instagram.

Me fokus liveKliko për ta Shpalosur

Po, po. Fokusi Live tani mund të përdoret edhe në video! Regjistroni video profesionale me efekte bokeh, për të nxjerrë më në pah persona apo objekte. Dhe më e bukura është se mund ta përdorni këtë efekt, si me kamerën e përparme, ashtu edhe me atë të pasme. 

 

Për të bërë Me fokus live, mjafton të hapni aplikacionin “Camera”, kaloni në funksionalitetin “Me fokus live”, dhe pastaj përzgjidhni efektin e dëshiruar. Mbani parasysh se filtrat mund të mos shfaqen nëse kamera nuk dallon fytyrë në fushëpamje. 

 

Këto janë zgjedhjet e ndryshme:

  • Shfokuso: E bën sfondin flu për t’i dhënë videos një pamje të veçantë.
  • Color point: E shndërron sfondin në ngjyrë gri, për të nxjerrë sa më në pah objektin e videos. Përdorni rregullatorin për të ndryshuar sasinë e ngjyrës gri.
  • Big circle: E shndërron sfondin në sfera të sfumuara drite. Objekti del në plan të parë, ndërsa imazhi merr një pamje delikate.
  • Glitch: E bën videon të duket sikur ka diçka që nuk shkon, si në ndonjë film horror.
Filmimi i një vajze duke përdorur funksionin “Basic blur” në videon me fokus live me Note10

Me super-stabilizimKliko për ta Shpalosur

Edhe shumë i fortë të jesh, gjithsesi duart mund të të dridhen disi kur ngre me to telefonin. Për të mos bërë video me pamje të dridhura, përdorni funksionin “Me super-stabilizim” (super-stabilizim) në aparatin Note10. Ky funksion ndihmon në stabilizimin e videos, duke dhënë si rezultat një video pa dridhje. 

 

Hapni aplikacionin “Camera” dhe aktivizoni kamerën e pasme. Përzgjidhni modalitetin “Video” ose “Hyperlapse” dhe prekni ikonën “Me super-stabilizim” në pjesën e sipërme të ekranit. Ngjan me një dorë të vogël, e cila merr ngjyrë të verdhë kur aktivizohet. Për një rezultat më të mirë, funksioni i Me super-stabilizim mund të përdoret me të dy objektivët: objektivin me këndë të marrjes ultra të gjerë dhe atë me kënd të marrjes të gjerë.

Filmimi me funksionin super-stabilizim të Note 10 në lëvizje

Shënim: Me super-stabilizim funksionon vetëm në kamerën e pasme dhe mund të përdoret me modalitetet “Video” dhe “Hyperlapse”.

Modaliteti i natësKliko për ta Shpalosur

Nuk ka gjë më të vështirë se të bësh fotografi dhe më vonë të kuptosh se ka dalë shumë e errët. Kjo nuk ka për të ndodhur nëse përdor Note10. Përdorni modalitetin “Night” mbrëmjeve ose në kushte me dritë të pakët, për ta nxjerrë më të ndriçuar fotografinë.

 

Hapni aplikacionin “Camera” dhe përzgjidhni “Night mode”. Pastaj, bëni fotografi siç do t’i bënit normalisht. Kamera e modelit Note10 bën dhe bashkon automatikisht disa imazhe për të nxjerrë një foto të vetme me më shumë dritë. As që keni për ta kuptuar se fotografia është bërë në kushte errësire. 

Bërja e një fotografie qyteti natën, duke përdorur funksionin modaliteti i natës në Note10

Mikrofon afruesKliko për ta Shpalosur

Keni frikë se telefoni nuk do të jetë në gjendje të regjistrojë tingujt në largësi? Pa merak. Kjo nuk ka për të ndodhur me Note10. Risia e mikrofonit afrues ia rrit volumin regjistrimit nëse afroni në plan të parë burimin e tingullit, duke minimizuar audion në sfond. 

 

Ky konfigurim është i aktivizuar automatikisht, por gjithsesi mirë është ta kontrolloni. Hapni aplikacionin “Camera” dhe përzgjidhni kamerën e pasme. Përzgjidhni “Video” dhe pastaj prekni ikonën “Settings”. Prekni “Advanced recording options” dhe pastaj prekni përzgjedhësin përbri “Zoom-in mic”.

Për ta përmirësuar edhe më shumë cilësinë e zërit, Note10 ka tre mikrofona dhe jo dy. 

Regjistrimi i muzikës së një kitare duke përdorur funksionin e mikrofonit afrues në Note10

Shënim: Opsioni i mikrofonit afrues mund të jetë çaktivizuar në varësi të modalitetit të përzgjedhur të kamerës. 

Faleminderit për komentin tuaj

Nuk po e gjeni atë që po kërkoni? Jemi këtu për t'ju ndihmuar.

Telefono

045 620 202

Nga e Hëna deri te Premten : Nga 09:00 deri 17:00

* Për çdo pyetje në lidhje me printerin vizitoni faqen e internetit të "HP" .

Mbështetja në person

Vendodhja e Serviseve

Kërkoni Servisin më të afërt Samsung pranë jush

Na Kontaktoni