Si bllokohen prekjet aksidentale në smartfonin tuaj Galaxy

Mund të jetë shqetësuese nëse telefononi aksidentalisht dikë ose i dërgoni një mesazh ndërsa telefoni juaj ishte në xhep ose në çantë. Por nuk do te keni asnjë siklet pasi telefoni juaj tashmë ka një veçori për të parandaluar thirrjen nga xhepi. Kontrolloni më poshtë se çfarë duhet të bëni për ta mbajtur ekranin tuaj joaktiv dhe për ta mbajtur të sigurt nga prekjet aksidentale të ekranit.

Para se të provoni rekomandimet e mëposhtme për zgjidhjet tuaja, sigurohuni që të kontrolloni nëse programi i pajisjes suaj dhe aplikacionet e lidhura janë përditësuar me versionin e fundit. Ju lutemi kontrolloni se si të përditësoni programet e aparatit tuaj mobile në renditjen vijuese.

Hapi 1. Shkoni tek Settings > Software update.
Hapi 2. Klikoni Download and install.
Hapi 3.
 Ndiqni udhëzimet në ekran.

Si aktivizohet mbrojtja nga prekja aksidentale

Hapi 1. Shkoni Settings > klikoni Display.
Hapi 2. Klikoni pas Accidental touch protection për të aktivizuar tiparin.

Si aktivizohet mbrojtja nga prekja aksidentale

Si të çaktivizoni Fingerprint always on në Galaxy Z Flip

Në Galaxy Z Flip, ekziston një mënyrë për të shmangur prekjet aksidentale me gishta duke çaktivizuar konfigurimin "Fingerprint always on".

Hapi 1. Shkoni dhe hapni Settings.
Hapi 2. Kërkoni dhe zgjidhni Fingerprint always on.
Hapi 3. Nëse tashmë keni ruajtur një gjurmë gishti, çaktivizoheni këtë tipar duke klikuar pranë Fingerprint always on.

Pasi të aktivizoni Accidental touch protection, ju mund të vini re një dritë të vogël me madhësi pikseli që pulson në pjesën e sipërme të telefonit tuaj në errësirë. Kur prekni ekranin ndërsa është i aktivizuar funksioni i mbrojtjes aksidentale nga prekja dhe Always-on display është i paravendosur në 'Tap to show', do të shfaqet një dridhje e vogël e dritës.

Kjo sepse sensori i afërsisë aktivizohet për shkak të mbrojtjes nga prekja aksidentale dhe nuk është defekt i produktit. Tek disa modele që kanë sensorin e afërsisë pas panelit të ekranit, sensori ndizet për të përcaktuar nëse është në xhep kur ekrani ndizet në dritë të ulët (10 luks ose më pak). Kur funksionon sensori i afërsisë, fenomeni i dridhjes së dritës njihet nga efekti fotoelektrik. Me fjalë të tjera, ndezja e dritës është funksionimi i sensorit për të parandaluar keqfunksionimin. Sa më shumë të ngrini dritën e ekranit tuaj, aq më e ndritshme do të jetë drita që pluskon.

Modelet ku sensori i afërsisë ndodhet pas panelit të ekranit janë si më poshtë.

  • Galaxy A91, Galaxy A90 5G, Galaxy Note10 Series, Galaxy S20 Series, Galaxy Z Flip

Shënim: Pamjet dhe menuja e aparatit mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe versionit të softuerit.

Nëse po shihni sjellje të pazakontë në celularët, tabletat ose aksesorët e Samsungut, ju mund të na dërgoni një pyetje në aplikacionin Samsung Members.

Kjo na lejon të shohim nga afër atë që po ndodh. Të dhënat anonimizohen dhe mbahen vetëm gjatë kohëzgjatjes së hetimit. Mësoni më shumë rreth dërgimit të një raporti gabimi përmes 'Si përdoret aplikacioni Samsung Members'.

 

 

Faleminderit për komentin tuaj